Deklaratë e organizatave për mos-miratimin e ligjit nga shumica parlamentare
/in UncategorizedGrupi i organizatave të renditura në fund të kësaj deklarate, në përfundim të votimit parlamentar të të ashtuquajturës paketë anti-shpifje, lëshon këtë deklaratë publike:
- Ne mikpresim hapin pas të shumicën parlamentare socialiste për paketën antishpifje deri në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias.
- Ne gjykojmë se shumica parlamentare socialiste ka ndërmarrë hapin e duhur, por jo të mjaftueshëm drejt rikthimit në themelet kushtetuese të vendit sa i përket lirisë së shprehjes.
- Ne falënderojmë Këshillin e Europës dhe Komisionin Europian për ndihmën e dhënë deri tani dhe mikpresim opinionin e Komisionit të Venecias.
- Organizatat do të vijojnë të angazhohen në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.
Lista e organizatave firmëtare:
BIRN Albania
Civil Rights Defenders
Citizens Channel
Faktoje
Grupi Shqiptar per te drejtat e njeriut
Instituti Shqiptar i Medias
Instituti Shqiptar i Shkencave
Këshilli Shqiptar i Medias
Komiteti shqiptar i Helsinkit
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
Neë Media Netëork
Qendra Res Publica
Qendra Shqiptare MediaLook
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
Shoqata e Gazetarëve Europianë të Shqipërisë
Unioni i Gazetarëve ShqiptarëFaktoje
Instituti Shqiptar i Medias
Civil Rights Defenders
Instituti Shqiptar i Shkencave
Komiteti shqiptar i Helsinkit
Qendra Res Publica
Grupi shqiptar në mbrojtje të të drejtave të njeriut
Organizatat e mediave kundër miratimit të ligjit sot në Kuvend
/in UncategorizedGrupi i organizatave të renditura në fund të kësaj deklarate, në përfundim të votimit parlamentar të të ashtuquajturës paketë anti-shpifje, lëshon këtë deklaratë publike:
- Ne dënojmë vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për të lënë në fuqi këtë paketë ligjore në kundërshti të hapur me kritikat më të arsyeshme të ekspertëve vendës dhe ndërkombëtarë, përfshirë Këshillin e Europës dhe Komisionin Europian.
- Ne gjykojmë se shumica parlamentare socialiste humbi një mundësi të mirë për të reflektuar dhe për të demonstruar veten si një forcë demokratike, e përgjegjshme përballë shoqërisë shqiptare dhe aspiratave të vendit për integrim në Bashkimin Europian.
- Ne gjykojmë se një legjislacion i tillë bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, konkretisht nenet 15,17 dhe 22 si dhe të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, konkretisht nenit 6 (e drejta për gjykim të ndershëm), dhe nenit 10, (liria e shprehjes).
- Ne nxisim të gjithë mediat dhe gazetarët ta injorojnë në tërësi këtë paketë ligjore si antikushtetuese dhe antidemokratike dhe ta konsiderojnë atë sikur nuk ka ekzistuar kurrë.
- Organizatat do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të rrëzuar këto ligje regresive në tërësi dhe për t’i bërë ato të pavlefshme.
- Organizatat angazhohen të ndihmojnë çdo gazetar apo media që mund të preket nga këto ligje të padrejta.
Lista e organizatave firmëtare:
BIRN Albania
Civil Rights Defenders
Citizens Channel
Faktoje
Grupi Shqiptar per te drejtat e njeriut
Instituti Shqiptar i Medias
Instituti Shqiptar i Shkencave
Këshilli Shqiptar i Medias
Komiteti shqiptar i Helsinkit
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
New Media Network
Qendra Res Publica
Qendra Shqiptare MediaLook
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
Shoqata e Gazetarëve Europianë të Shqipërisë
Unioni i Gazetarëve ShqiptarëFaktoje
Instituti Shqiptar i Medias
Civil Rights Defenders
Instituti Shqiptar i Shkencave
Komiteti shqiptar i Helsinkit
Qendra Res Publica
Grupi shqiptar në mbrojtje të të drejtave të njeriut
KSHM nis krijimin e nje baze te dhenash per shkeljet e kodit
/in UncategorizedKëshilli i Mediave Shqiptare nisi procesin e krijimit të një baze të dhënash mbi shkeljet e kodit të etikës për ta vëne atë online në dispozicion te publikut. Kjo është hera e pare qe krijohet nje databaze i tille.
Baza e të dhënave do të përmbajë gjetjet nga një proces monitorimi që po kryeht prej nje viti ne KSHM. Qellimi i krijimit te ketsaj databaze është që të rritet ndërgjegjësimi i publikut mbi nivelet e larta të shkeljes së kodit të etikës në Media Media dhe mbi faktin se vetë-rregullimi funksionon vetëm nëse publiku është i përfshirë në mënyrë aktive në këtë proces. Publiku mund të ketë akses në bazën e të dhënave përmes një sistemi kërkimi që do të kategorizohet sipas artikujve të Kodit të Etikës.
Krijimi i kësaj baze të të dhënave është bërë e mundur në kuadër të projektit “Drejt përmirësimit të marrëdhënieve të punës dhe profesionalizmit në një prej gazetarëve” (IJF).
Paketa Anti-shpifje e lidhur ngushtë me shkeljen e të Drejtës për Informim
/in UncategorizedQendra Respublica prezantoi sot hulumtimin mbi të drejtën e informimit dhe zbatimin e saj.
Dr. Ekz. i Qendrës Respublica, Dorian Matlija, konkludoi që Komisionieri për të Drejtën e Informimit nuk po e bën punën e vet, sepse në shumicën e rasteve ai nuk kthen përgjigje ankesave të gazetarëve të cilëve u refuzohet informacioni nga institucionet.
Znj. Klodiana Kapo, Drsh. Ekz. E Qendrës “Faktoje” rrëfeu që gjatë vitit të kaluar kanë bërë 250 kërkesa nga të cilat 60 nuk kanë kthyer përgjigje. “Faktoje” ka kërkuar faturat e shpenzimeve të ministrive, por vetëm 2 ua kanë dhënë të plota. 6 ministri të tjera nuk u kanë kthyer përgjigje.
Përmes Respublica-s “Faktoje” do të dërgojë në gjykatë 12 nga këto çështje.
Gazetari Artan Rama, tha që ka një lidhje mes paketës anti-shpifje dhe të drejtës për informim. Sipas Ramës, sjellja e Komisionierit, mospërgjigja e tij dhe mosfunksionimi i ligjit, ka efekt negativ. “Nëse media nuk e merr informacionin në kohën kur e kërkon mund të bëjë që gazetari të gabojë.Nëqoftëse marrja e dokumentit vonon do të thotë që gazetari të akuzohet për shpifje e mos të ketë mundësi të paraqesë në kohë dokumentin mbi të cilin ka ndërtuar artikullin. Pra, qendrimi i Komisionierit ushqen paketën anti-shpifje.”
Ky hulumtim do të publikohet shumë shpejt në Publeaks.al.
KSHM i ftuar në redaksinë e gazetës Panorama
/in UncategorizedKëshilli Shqiptar i Medias vizitoi të premten redaksinë e gazetës Panorama. Panorama, një nga gazetat më të vjetra që vazhdon të dalë akoma në print, ka edhe një publikim të vazhdueshëm online. Një nga temat që u diskutua në takim ishte ngritja e Aleancës për Gazetarinë Etike (AGE).
Gazetarët e gazetës kërkuan të dinin kush janë mediat që do përfshihen në këtë inisiativë dhe a do munden ato media të mbajnë standartet etike.
Një pjesë tjetër e bisedës u fokusua te debati mbi etikën në redaksi. Z. Mark Marku, një nga ekspertët e etikës që shoqëron takimet nëpër redaksi solli përvojën e vet nga ngritja e debateve etike në gazetë, dhe sesi ai debat kishte përmirësuar rrënjësisht punën e gazetarëve. Gazetarët e Panoramës zhvillojnë debate të përditshme me kreyredaktorin për çështje etike të përditshme, dhe një nga këto është në raport me kronikën. A duhet publikuar gjithçka apo duhet filutrar informacioni jo etik, i cili mund të sjellë klikime por dobëson cilësinë e raportimit.
Një nga temat që u diskutua ishte edhe rasti i “Zogut të Tiranës”, dhe nëse raportimi i detajeve të jetës së tij seksuale ishte etik apo jo. Konsensusi i përgjithshëm ishte që pjesa e raportimit që i takonte prostitucionit kishte rëndësi për publikun, por mediat që nisën të publikonin emra, foto dhe detaje të jetës së tij private
dukshëm kanë shkeluar etikën. Po aq e paligjshme ka qenë edhe rrjedhja e këtij informacioni nga organet hetuese.
Vizitat në redaksitë e mediave, mbështetur nga OSFA – Open Society Foundation Albania, ka qenë një mënyrë unike për të njohur problematikat e redaksive të mediave të reja por jo vetëm dhe për të krijuar një debat konstruktiv mbi etikën.
KSHM mysafir në redaksinë e gazetës Panorama
/in UncategorizedKëshilli Shqiptar i Medias vizitoi të premten redaksinë e gazetës Panorama. Panorama, një nga gazetat më të vjetra që vazhdon të dalë akoma në print, ka edhe një publikim të vazhdueshëm online. Një nga temat që u diskutua në takim ishte ngritja e Aleancës për Gazetarinë Etike (AGE).
Gazetarët e gazetës kërkuan të dinin kush janë mediat që do përfshihen në këtë inisiativë dhe a do munden ato media të mbajnë standartet etike.
Një pjesë tjetër e bisedës u fokusua te debati mbi etikën në redaksi. Z. Mark Marku, një nga ekspertët e etikës që shoqëron takimet nëpër redaksi solli përvojën e vet nga ngritja e debateve etike në gazetë, dhe sesi ai debat kishte përmirësuar rrënjësisht punën e gazetarëve. Gazetarët e Panoramës zhvillojnë debate të përditshme me kreyredaktorin për çështje etike të përditshme, dhe një nga këto është në raport me kronikën. A duhet publikuar gjithçka apo duhet filutrar informacioni jo etik, i cili mund të sjellë klikime por dobëson cilësinë e raportimit.
Një nga temat që u diskutua ishte edhe rasti i “Zogut të Tiranës”, dhe nëse raportimi i detajeve të jetës së tij seksuale ishte etik apo jo. Konsensusi i përgjithshëm ishte që pjesa e raportimit që i takonte prostitucionit kishte rëndësi për publikun, por mediat që nisën të publikonin emra, foto dhe detaje të jetës së tij private dukshëm kanë shkeluar etikën. Po aq e paligjshme ka qenë edhe rrjedhja e këtij informacioni nga organet hetuese.
Vendimi i Presidentit për të kthyer ligjin e AMA-s, gjëja e drejtë për t’u bërë!
/in UncategorizedKëshilli Shqiptar i Medias gjykon se kthimi nga Presidenti i Republikës i ligjit të AMA-s, i cili gabimisht ose qëllimisht për të keqinformuar quhet referohet si “Anti-shpifje”, është një vendim në mbrojtje të Kushtetutës dhe vlerave Europiane.
Praktikisht, me përjashtim të Partisë Socialiste dhe institucioneve që ajo zotëron, drejton apo ka shumicën absolute, si Qeveria Shqiptare, Kreu i OSBE-së dhe Kuvendi i Shqipërisë, të gjitha institucionet dhe organizatat kombëtare e ndërkombëtare janë kundër këtij ligji i cili censurën edhe atë pak liri që ka mbetur në mediat shqiptare.
Qendrimi i Presidentit të Republikës në këtë rast, përputhet me qendrimin e Këshillit të Medias, komunitetit të gazetarëve shqiptarë, shoqatave ndërkombëtare e lokale të gazetarëve, shoqatave kombëtare e ndërkombëtare të shoqërisë civile; ai madje përputhet edhe me qendrimin e vetë AMA-s dhe është në një vijë me qendrimin e Këshillit të Europës dhe të BE-së, me atë të Komisionierit të Kombeve të Bashkuara madje edhe qendrimin e zyrës së OSBE-së në Vjenë, e cila përmes z. Desir, (pas miratimit të ligjit) doli me deklaratën që nuk janë të lumtur me këtë produkt.
KSHM dhe organizatat e tjera të medias, në përfaqësim të interesave të medias së re, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojnë ta luftojnë këtë ligj censure me dy mënyra.
Së pari ne do të prezantojmë së shpejti një platformë vetërregullimi e cila do të synojë përmirësimin e etikës në mediat online. Së dyti, nëse Partia Socialiste dëshiron të vazhdojë me këtë projekt për mbylljen e gojës së mediave online, ne do të konsumojmë të tëra hapat juridikë në vend e jashtë tij.
Ky ligj është një tentativë për të kontrolluar median online kritike me qeverinë, dhe faktet kanë treguar që në Europën e sotme këto ligje nuk mund të jenë jetëgjata. Ne jemi shumë afër Europës dhe shanset për të imponuar sistemin kinez apo rus të kontrollit të medias nuk mund, nuk duhet e nuk do të tolerohen.
ECPMF dënon ligjin anti-shpifje
/in UncategorizedNë një postim zyrtar në twitter, ECMPF – European Centre for Press and Media Freedom dënon aprovimin e ligjit anti-shpifje:
#Shqipëri: Ne i dënojmë ndryshimet e ligjeve për media të cilat sapo u aprovuan nga Kuvendi i Shqipërisë. Ndryshimet kozmetike të bëra në minutat e fundit nuk i adresojnë të gjitha shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe Znj. Dunja Mijatovic.
Ne i kërkojmë presidentit që të mos i dekretojë ndryshimet ligjore sepse ato do të cënojnë lirinë e medias në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë të mbështesim gazetarët dhe aktivistët në Shqipëri.
Deklaratë 17 dhjetor 2019
/in UncategorizedOrganizatat e shoqërisë civile shqiptare të të drejtave të njeriut dhe organizatat përfaqësuese të gazetarëve të renditura më poshtë falënderojnë Komisionin Europian dhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë si dhe Komisioneren e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic për kontributin që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve të tensionuara në mbrojtje të lirisë së shprehjes në Republikën e Shqipërisë.
Organizatat vërejnë se kërkesat tona në lidhje me të ashtuquajturën “paketë anti-shpifje” janë tërësisht të përputhura me qëndrimet e Komisionit Europian dhe Komisioneres Mijatovic si më poshtë:
- Nuk mund të ketë regjim rregullimi administrativ për median online, por regjime të tilla janë të pranueshme por jo të detyrueshme vetëm për median audiovizuale;
- Një institucion administrativ si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatat në shqyrtimin e ankesave ndaj përmbajtjes së një publikimi;
Për sa më sipër, organizatat përsërisin kërkesën ndaj qeverisë shqiptare të tërheqë projektligjet nga procedura parlamentare.
Ne i kërkojmë qeverisë të pranojë vërejtjet e Komisionit Europian si dhe kërkesën e Komisioneres Mijatovic që specifikisht thotë:
“interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online.”
Organizatat theksojnë se në rast se shumica parlamentare do të votojë në kundërshtim të kërkesave të Komisionit Europian këto projektligje, beteja do të vijojë deri në rrëzimin e plotë të çdo tendence anti-demokratike dhe anti-europiane.
Lista e organizatave firmëtare:
- BIRN Albania
- Civil Rights Defenders
- Citizens Channel
- Faktoje
- Instituti Shqiptar i Medias
- Instituti Shqiptar i Shkencave
- Këshilli Shqiptar i Medias
- Komiteti shqiptar i Helsinkit
- Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
- Qendra Res Publica
- Qendra Shqiptare MediaLook
- Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
- Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
Mundesuar Nga
ALBANIAN MEDIA COUNCIL
Rruga e Kavajes, Nr. 5, Sh. 1, Ap. 4
Tirana, Albania
Telephone: 00355 69 20 93 216