Alice Taylor kundër Shqiptarja.com

Bordi i Etikës u mblodh në dt 20 mars 2019 për të diskutuar ankesën e Alice Taylor ndaj Shqiptarja.com.

Ankimuesja ankohet që informacionet e dhëna nuk janë korrekte, i bazuar mbi spekulime.
Bordi analizoi shkrimin e gazetës dhe ankesën dhe arriti në konkluzionin se në artikullin e reklamuar nga ankimuesja, janë shkelur një sërë nenesh të Kodit të Etikës:

1 – Saktësia dhe Ndershmëria e Informacionit

1/A Saktësia. Ky nen është shkelur sepse informacioni nuk është i verifikuar dhe është çorientues.

1/B Paanshmëria e informacionit. Informacioni është dukshëm i njëanshëm. Ka dhe fyerje personale, (“gazetare e dobët” “agresiv”).

2 – Dallimi i Faktit nga Opinioni

Akuzat ndaj gazetares Taylor janë ndërtuar mbi opinione të veshura si fakte.
Frazat “punon për shtypin rus nga Shqipëria”, “e punësuar pranë PD”, “Drejtuar nga Këshilltari politik i L. Bashës…” janë opinione, nuk janë fakte.

Fraza: “Krijon një sfond të dyshimtë për shërbimet e sigurisë” dhe fraza “leja nuk është e rinovuar… burime konfidenciale shprehen që nuk ia kanë rinovuar”, përbën opinion dhe jo fakt.

9 – Ndërhyrja në jetën private

Shkrimi ka dhe fyerje personale, (“gazetare e dobët”).

11 – Nxitja e Krimit dhe Dhunës

Duke e trajtuar si agjente ruse, shoqëruar me foton e saj, gazetarja rrezikon të bëhet target dhune.

REKOMANDIMI

Rekomandojmë që portalet që kanë publikuar këto lajme t’i heqin nga qarkullimi dhe t’i nxjerrin offline.

Anëtarët e Bordit të pranishëm në mbledhje: Agim Baçi,
Mark Marku (zv/Kryetar), Enio Haxhimihali.

Gazetarja Alice Taylor kundër portaleve, tema.al, lexo.com.al, javanews.al, tiranapost.al, gazetadiaspora.al, alpenews.al

Ankuesja: Alice Taylor

Mediat e përfshira:

tema.al, lexo.com.al, javanews.al, tiranapost.al, gazetadiaspora.al, alpenews.al

Titujt e artikujve:

  • (javanews.al) FOTO / Investigimi/ Gazetarja që flet për Shqipërinë në televizionin rus, gruaja e truprojës së Bashës!
  • (lexo.com.al) Faktet/ Gruaja e shoqëruesit të Bashës flet keq për Shqipërinë në mediat ruse dhe shkruan për portalin e këshilltarit të kryedemokratit
  • (lexo.com.al) FOTOT/ Mohoi se shkruante në tsarizm.com, ja provat se gazetarja pranë PD-së kontribuon për portalin e lidhur me rusët
  • (Diaspora.al) Theu rendin dhe sigurinë publike/ Procedohet penaIisht ‘ithtari’ i Bashës, i fejuari i gazetares që nxin Shqipërinë në mediat pranë PD dhe ato ruse
  • (tiranapost.al) Mohoi se shkruante në tsarizm.com, ja provat se gazetarja pranë PD-së kontribuon për portalin e lidhur me rusët
  • (Alpenews.al) ZBULOHEN LIDHJET/ Gazetarja që nxin Shqipërinë në televizionin rus është gruaja e shoqëruesit të Bashës dhe shkruan… (FOTO)
  • (Tema.al) Journalist who gave bad commentary on Albania in Russian TV; she writes for democrat’s advisor’s news portal on a regular basis

Datat e publikimit:

  • alpenews.al 24/02/2019
  • tema.al 25/02/2019 – 13:03
  • lexo.al 24.02.2019 – 11:30 dhe 25/02/2019 – 12:09
  • javanews.al 25/02/2019 – 13:45
  • Tiranapost.al 25/02/2019 – 11:40AM

Lidhje reference:

http://www.javanews.al/foto-investigimi-gazetarja-qe-flet-per-shqiperine-ne-televizionin-rus-gruaja-e-truprojes-se-bashes/

http://lexo.com.al/shqiperia-ne-flake-media-ruse-promovon-trazirat-ne-vend-nepermjet-lulzim-bashes-ja-cfare-shkruan/

http://lexo.com.al/faktet-gruaja-e-shoqeruesit-te-bashes-flet-keq-per-shqiperine-ne-mediat-ruse-dhe-shkruan-per-portalin-e-keshilltarit-te-kryedemokratit/

http://www.javanews.al/fotot-mohoi-se-shkruante-ne-tsarizm-com-ja-provat-se-gazetarja-prane-pd-se-kontribuon-per-portalin-e-lidhur-me-ruset/

http://www.gazetatema.net/en/journalist-who-gave-bad-commentary-on-albania-in-russian-tv-she-writes-for-the-democrats-advisors-news-portal-on-a-regular-basis/

http://lexo.com.al/fotot-mohoi-se-shkruante-ne-tsarizm-com-ja-provat-se-gazetarja-prane-pd-se-kontribuon-per-portalin-e-lidhur-me-ruset/

https://alpenews.al/zbulohen-lidhjet-gazetarja-qe-nxin-shqiperine-ne-televizionin-rus-eshte-gruaja-e-shoqeruesit-te-bashes-dhe-shkruan-foto/

http://www.tiranapost.al/mohoi-se-shkruante-ne-tsarizm-com-ja-provat-se-gazetarja-prane-pd-se-kontribuon-per-portalin-e-lidhur-ruset/

http://www.tiranapost.al/mohoi-se-shkruante-ne-tsarizm-com-ja-provat-se-gazetarja-prane-pd-se-kontribuon-per-portalin-e-lidhur-ruset/

http://www.javanews.al/fotot-mohoi-se-shkruante-ne-tsarizm-com-ja-provat-se-gazetarja-prane-pd-se-kontribuon-per-portalin-e-lidhur-me-ruset/

Shkelja e prezumuar: përhapje lajmesh të pavërteta e të rreme, cënim i privatësisë me rrezikim jetën.

VENDIMI I BORDIT

Bordi gjeti që në artikujt e reklamuar nga ankimuesja janë shkelur një sërë nenesh të Kodit të Etikës.

Duke qenë se shkrimet bazohen në të njëjtat argumente, konkluzioni dhe rekomandimi i Bordit vlen për të tëra shkrimet e sipërcituara.

Nenet e Kodit të shkelura:

1 – Saktësia dhe Ndershmëria e Informacionit

Ky nen është shkelur sepse informacioni nuk është i verifikuar dhe është çorientues.

Disa nga konkluzionet e shkrimeve nuk janë të bazuara si psh:

“portalin rus tsarizm.com”

“zinxhirit të lidhjeve ruse të Bashës i shtohet edhe gruaja e truprojës së tij”

etj.

2 – Dallimi i Faktit nga Opinioni

Akuzat ndaj gazetares Taylor janë ndërtuar mbi opinione të veshura si fakte, si psh:

“shkrime negative për Shqipërinë”

“gazetarja pranë PD-së”

“për të bërë propagandën e kreut demokrat”

“Gazetarja që nxin Shqipërinë në televizionin rus”, etj.

“Tsarizm has published plenty of articles which are aimed at discrediting the Albanian identity. The same thing was also done by Alice Taylor”

etj.

Përveç akuzave direkte ndaj Taylor, në tërësi informacioni i shkrimeve të sipërcituara është i veshur me opinione e supozime në mungesë të fakteve.

9 – Ndërhyrja në jetën private

Për hir të shkrimeve të veta, është ndërhyrë në jetën private të gazetares dhe është përfshirë në këtë konflikt anëtari i familjes së saj.

11 – Nxitja e Krimit dhe Dhunës

Duke e trajtuar si “tradhëtare” apo “njeri që diskretiton identitin e shqiptarëve” dhe duke e shoqëruar shkrimin me fotot e saj (të paautorizuara), gazetarja mund të bëhet target dhune.

13 – Raportimi i Procedurave Gjyqësore dhe Prezumimi i Pafajësisë

Shkelet prezumimi i pafajësisë së të fejuarit të ankimueses për akuzat e ngritura në media si “nxitës dhune”. Gazetari nuk mund të akuzojë e etiketojë askënd pa u provuar më parë nga gjykata.

REKOMANDIMI

Rekomandojmë që portalet që kanë publikuar këto lajme t’i heqin nga qarkullimi dhe t’i nxjerrin offline.

Anëtarët e Bordit të pranishëm në mbledhje: av. Enio Haxhimihali, Dr. Mark Marku, Agim Baçi, Dr. Denata Toçe.

 

Znj. M.Gj. – ndaj portalit JOQ.al, 1 mars 2019

media: joq.al

Titulli i artikullit: Foto me diçiturë
Data e publikimit të fotos: 18 janar 2019
Lidhje reference: nuk ka

Ankuesi: znj. M.Gj.

Përshkrimi i ankesës:

Jam fotografuar në ambientet e punës dhe fotoja ka përfunduar në faqet e JOQ.al me diçiturën: “[…] te Spitali i Traumës. Një doktoreshë që po viziton pacienten dhe ndërkohë mendjen te telefoni… duke folur e duke bërë gjilpërë…”.

E vërteta është tjetër, deklaroj se jam telefonuar nga mjeku i shërbimit në lidhje me shërbimin e pacientit.

Shkelja e prezumuar: Ndryshim konteksti në të cilin është përcjellë imazhi im në publik si abuzim me detyrën kur në fakt është realizuar për qëllime komunikimi profesional.

VENDIMI I BORDIT

Nenet e Kodit të shkelura:

Neni 7. Përgjegjësia Para Publikimit.

Përpara publikimit të një komenti, apo një letre për redaktorin, që përmban akuza të rënda kundër një pale të tretë, redaksia apo redaktori duhet të investigojë nëse ka baza për këto akuza. Po ashtu, palës së akuzuar i duhet dhënë mundësia për t’u përgjigjur.”

REKOMANDOJMË që zonjës t’i jepet mundësia që të shprehet. Foto të ribotohet bashkë me reagimin e të prekurës. Ajo duhet të ketë të drejtën e përgënjeshtrimit në të njëjtën fashë orare me të njëjtën hapësirë.

Anëtarët e Bordit të pranishëm në mbledhje: av. Dorian Matlija, av. Enio Haxhimihali, Dr. Mark Marku, Agim Baçi.

 

Ankesë: kronikë në “Fiks Fare”

Titulli i artikullit: Kronikë Tv në emisionin Fiks Fare
Data e publikimit të vidoes: 18 shtator 2018
Lidhje reference:

http://top-channel.tv/video/fiks-fare-17-shtator-2018-pjesa-1/

Ankuesi:

Përshkrimi i ankesës

Në videon ilustruese që shoqëron çështjen, vajzës së vogël nuk i ruhet identiteti.

VENDIMI

 

Duke parë videon, ne mendojmë që ka shkelje të nenit 14 të Kodit të Etikës së Gazetarit, që ka të bëjë përkatësisht me “Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Personave me Aftësi të Kufizuara”.

Ne gjykojmë se në videon më sipër nuk është respektuar anonimati i fëmijës, dhe pavarësisht se ka një tentativë për t’i mbuluar sytë, fëmija është tërësisht i identifikueshëm.

 

Ne rekomandojmë që video të hiqet nga youtube, nga faqja e Fiks Fare dhe nga çdo ritransmetim ose të realizohet mbulimi i plotë i identitetit të fëmijës.

 

ZGJIDHJA

Pas kontaktit me AMA-n, ajo vendosi që të urdhërojë porgramin të heqë videon nga të tëra mjetet e komunikimit masiv.

 

Ankesë: Sula kundër Balkanweb

Titulli i artikullit: Pas Elbasanit, tjetër rast në Tiranë, një 35-vjeçar kafshohet nga tre qen te “Myslym Shyri”
Data e publikimit: 2018-05-02
Lidhje reference:

http://www.balkanweb.com/site/fotot-pas-elbasanit-tjeter-rast-ne-tirane-nje-35-vjecar-e-kafshon-qeni-te-myslym-shyri/

Përshkrimi i ankesës

Ky është një lajm i rremë dhe i sajuar nga propaganda e Bashkisë. Nuk ka qen të tërbuar dhe as të rrezikshëm në Myslym Shyri. ju lutem publikojeni dhe denonconi Balkan Web dhe gjithë mediat e tjera që janë vegël e propagandës. Faleminderit.

VENDIMI
Në mbledhjen e dt 19 qershor 2018, Bordi arriti në përfundimin që:

  • Lajmi është i pasaktë dhe i paverifikuar. Burimet janë të paplota dhe të paqarta. Nuk qartësohet se cili Komisariat e ka dhënë burimin e informacionit.
  • Lidhja mes ngjarjes dhe projektit të Bashkisë është PR i fshehtë që nuk ka lidhje me lajmin.
  • Ka shkelje të nenit 1 të Kodit të Etikës, “Saktësia dhe Shkelja e Informacionit”:

    “Gazetari duhet të verifikojë informacionin përpara botimit me qëllim që të sigurohet që është i saktë, i bazuar në faktedhe i besueshëm. Të gjitha të dhënat dhe informacionet i duhen nënshtruar shqyrtimit të kujdesshëm: qoftë kur ështëpërftuar nga burime njerëzore, qoftë nga dokumentet.”

    dhe

    “Media nuk duhet të çorientojë publikun. Media duhet të bëjë të qarta rastet kur janë përdorur tekste, dokumente, imazhedhe tinguj të manipuluar.”

Gjykimi i rastit të Anxhelos

Vendimi:

Për rastin në fjalë krimi është i tillë që publiku duhet të informohet.

Por, së pari është shkelur prezumimi i pafajësisë. Çdo individ duhet të konsiderohet i pafajshëm derisa të dënohet me vendim të prerë nga Gjykata.

Së dyti, nga mënyra si është publikuar lajmi konstatohet që janë shkelur të drejtat e fëmijës dhe parimet e sanksionuara në Konventën e OKB “Për të Drejtat e Fëmijës” dhe Ligjin Nr. 10347, “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve”, për ruajtje të kofidencialitetit dhe të privacisë së fëmijës.

Bordi gjykon që publikimi në këtë formë i lajmit është shkelje e Kodit të Etikës dhe rekomandon mediat përgjegjëse ta tërheqin nga botimi sa më parë.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve kundër gazetave Shekulli, Panorama dhe portalit Balkanweb

Shkarko vendimin ne format .pdf

Ankesa:

(Në lidhje me vajzën 13 vjeçare të përdhunuar në Sarandë) Ne kemi indentifikuar keto gazeta ” Shekulli”, “Panorama”, “Ballkan Web”, “Lajmi.Net te cilat kane raportuar lajmin ne shkelje te te drejtave te femijes me argumentat si me poshte:

Edhe pse identeti i vajzës nuk është publikuar, identifikimi i saj bëhet i mundur në mënyrë të tërthortë pasi:

  1. gjatë raportimit të lajmit është publikuar emri dhe mbiemri i nënës, se femijes viktime e
  2. abuzimit seksual
  3. është intevistuar nëna dhe babai i vajzës me zë dhe figurë
  4. është publikuar njësia administrative dhe emri i fshatit, ku ka ndodhur ngjarja
  5. janë publikuar pamje të lagjes ku banon vajza e abuzuar

Mënyra e raportimit me detaje, që e bëjnë fëmijën të identifikueshme lehtësisht në komunitetin e saj, përben barrierë në vazhdimësinë sa më normale të jetës së vajzës.

Idnetifikimi në media i fëmijëve viktima të abuzimit seksual duhet evituar sa më shumë të jetë e mundur, pasi nuk ështe në interesin më të lartë të fëmijes, dhe nuk ka asnjë interes publik që justifikon intervistimin dhe publikimin e detajeve të jetes së fëmijës dhe të abuzimit.

Mënyra e raportimit të lajmit duke publikuar detaje tw abuzimit është në shkelje të drejtpërdrejtë të dinjitetit dhe të të drejtave të fëmijës.

Raportimi fokusohet në detajet e ngjarjes, duke anashkaluar problematikën e abuzimit të fëmijës. Nuk ka asnjë informacion lidhur me të drejtat e fëmijës që shkelen dhe me mbrojtjen e veçantë që gëzojnë fëmijet, duke përfshirë edhe mbrojtjen nga abuzimi seksual.

 

Mënyra e raportimit me detaje, që e bëjnë fëmijën të identifikueshme lehtësisht në komunitetin e saj, përben barrierë në vazhdimësinë sa më normale të jetës së vajzës. Intervistimi i fëmijëve viktima të abuzimit seksual duhet evituar sa më shumë të jetë e mundur, pasi nuk ështe në interesin më të lartë të fëmijes, dhe nuk ka asnjë interes publik që justifikon intervistimin dhe publikimin e detajeve të jetes së fëmijës dhe të abuzimit.

 

Linket:

(Shekulli Online) Përdhunimi në Sarandë/ Detaje të reja, prindërit: E kishte droguar vajzën me kanabis dhe ajo s’mbante mend asgjë (Video)

(Balkanweb) Nëna e 13-vjeçares që u abuzua në Sarandë: Ia besova vajzën, më tha që s’do ta prekte me dorë (VIDEO)

(Panorama online) Përdhunimi i të miturës në Sarandë, flet nëna: Më tha që s’do ta prekte me dorë, unë…

 

Vendimi i Bordit të Etikës

 

Bordi i mbledhur në datën 08-Nëntor-2017, shqyrtoi rasti në fjalë, në lidhje me ngjarjen e vajzës 13 vjeçare nga Saranda.

Pas shqyrtimit te rastit, mbeshtetur ne Kodin e Etikes (2006) bordi arriti në përfundimin se:

 

  1. Nuk mund të konkludojmë që ka shkelje për rastin e publikimit me video e zë të nënës dhe babait sepse ata janë madhorë, dhe nga materiali i paraqitur nuk vërtetohet dot që xhirimi është bërë pa dashjen e tyre. E njëjta vlen dhe për transmetimin e emrit e të mbiemrit.
  2. Nuk mund të konkludojmë që ka shkelje në rastin e identifikimit te vendit ku ka ndodhur ngjarja (përfshirë dhe të dhënat e njësisë administrative) pasi është pjesë e punës së gazetarisë, përndryshe nuk përbën lajm.
  3. Ka shkelje të etikës në rastin kur vajzës i përmendet mbiemri (T.Qafa.)
  4. Ka shkelje të etikës kur identifikohet si fajtor autori i prezumuar, duke u shkelur prezumimi i pafajësisë derisa të ketë vendim të prerë nga gjykata.

 

Bordi, rekomandon:

 

  1. Duke qenë se burimi kryesor i lajmit duket se vjen nga TV-të (NEWS 24 dhe REPORT TV) t’i bëhet rekomandim AMA-s të marrë masa në lidhje me 2 shkeljet e vërejtura.

 

Dt .09/11/2017

Bordi I Etikes

 

Agim Baci

Denada Toce

Enio Haxhimihali

Dorian Mantlija

Mark Marku