Pyetjet më të shpeshta (FAQ) shërbejnë si një udhëzues i përgjithshëm në lidhje me procesin e ankesave dhe për mwnyrwn se si mediat i përgjigjen një ankese. Për informacione të veçanta ju lutem na kontaktoni.
Procesi i Ankesave
1. Cilat jane llojet e ankesave qe merr në konsideratë Këshilli Shqiptar i Medias?
Në përputhje me kodin e etikës, KSHM gjykon rastet e ankesave të publikut që lidhen me pasaktësi, mungesë balance në paraqitjen e fakteve dhe shkelje të etikës në raportimin e lajmeve në median e shkruar dhe atë dixhitale.
2. Kush mund të adresojë një ankesë ndaj një organizate mediatike?
Pranë KSHM mund të paraqesë ankesë cdo palë e interesuar, individ apo organizatë që pretendon se i është shkelur e drejta nga shkeljet e kodit ose keqpërdorimi i informacionit në një artikull të lajmeve, editorial, foto etj.
3. A duhet të informoj fillimisht median të cilës i drejtohet ankesa?
4. A trajton KSHM të gjitha ankesat?
Edhe pse KSHM shqyrton të gjitha ankesat e paraqitura, që Bordi i Etikës të marri një vendim duhet që ankesa e paraqitur të përqëndrohet në një shkelje specifike të standardeve gazetareske ose etike. Ankesat që përfshijnë veprime ligjore ose shkeljet të natyrës ligjore nuk janë në kopetencën e keshillit. KSHM pas shqyrtimit vendos në lidhje me trajtimin ose jo të një ankese.
5. Ku mund të marr informacion në lidhje me kodin e etikës në Shqipëri?
6. A mundet KSHM, të detyrojë një media, që refuzon, të botojë një letër drejtuar redaksisë?
Jo. Mediat nuk janë të detyruara të publikojnë çdo letër që i drejtohet redaksisë dhe KSHM nuk i imponon që ta bëjnë një gjë të tillë.
7. Po në rastet kur media publikon një version të shkurtuar të letrës sime për redaksinë?
KSHM mund të shqyrtojë ankesat vetëm në rast se redaktimi ka ndryshuar kuptimin e gjerë të letrës ose komentit.
8. Si trajtohet me tej ankesa ime?
KSHM merr informacion mbi ankesën dhe menyren se si i është përgjigjur media kësaj ankese. Stafi i KSHM merr përsipër ndërmjetësimin. Nëse pas ndërmjetësimit nuk është zgjidhur ankesa, rekomandimi i hartuar nga Këshilli i Mediave do t’i referohet Bordit të Etikës për shqyrtim. Pas shqyrtimit të kujdesshëm, Bordi i Etikës do të vendosë se si të procedohet. Bordi i Etikës gjithashtu mund të bëjë një rekomandim bazuar në masat korrigjuese të marra nga media, që do të thotë se ankesa ka qenë e arsyeshme por, media ka marrë masa korrektuese pas përfshirjes së KSHM. Ankesa mund të zgjidhet edhe përmes seancës dëgjimore.
9. A kam nevojë për një avokat?
Jo. KSHM nuk është një gjykatë dhe nuk pranon ankesa per shkelje te natyres ligjore. KSHM konsideron shkeljet e kodit dhe standarteve të gazetarisë, bazuar në Kodin e Etikës (2006).
10. A ka ndonjë tarifë për shqyrtimin e ankesës?
Jo, nuk ka asnjë pagesë për të paraqitur një ankesë, për ndërmjetësim apo për një seancë degjimore.
11. Çfarë i kërkohet të bëjë medias nëse ankesa ime mbështetet?
Media do të publikojnë raportin e dëgjimit nëse Bordi i Etikës vendos në favor të ankimuesit.
Për organizatën e medias: Si i përgjigjem një ankese?
12. Ç'duhet të bëjë një media partnere në rast se ndaj saj ngrihet një ankesë?
Së pari media duhet të komunikojë me ankimuesin për të parë nëse problemi mund të zgjidhet. Pas dërgimit të ankesës, mediat duhet t’i përgjigjen ankuesit brenda 15 ditëve. Një kopje duhet t’i dërgohet KSHM-së. Nëse pas kësaj periudhe nuk ka pasur një zgjidhje, procesi i ankesës do të vijojë për shqyrtim nga Bordi i Etikës.
13. Çfarë ndodh kur Këshilli merr një vendim?
Nëse pas shqyrtimit, një ankesë mbështetet, një raport i drejtë, që përfshin tekstin e vendimit duhet të publikohet nga media. Mediat mund të publikojnë një raport edhe kur një ankesë është hedhur poshtë. Media mund të publikojë një lidhje me faqen e KSHM, ku paraqitet vendimi. Mediat anëtare inkurajohen të raportojnë për të gjitha vendimet e ndërmarra nga seancat dëgjimore të KSHM.
Dëgjesat e Këshillit
14. Çfarë ndodh gjatë seancës dëgjimore?
Në rast se zhvillohet një seancë dëgjimore, ankuesi dhe organizata e lajmeve ftohen të paraqesin pikëpamjet e tyre në një prezantim të shkurtër para këshillit të etikës. Anëtarët e Bordit të Etikës do të kenë mundësinë të marrin në pyetje të dyja palët dhe të dyja palët do të lejohen të bëjnë deklarata përfundimtare. Të gjitha komentet do të adresohen.
15. Cilët janë anëtarët e panelit dëgjimor?
16. A do të ofrojë KSHM mundësinë për të takuar gazetarin apo kolumnistin për të cilin po dorëzoj një ankesë?
17. Kur do të jetë gati rezultati i seancës dëgjimore?