Respublica dhe KSHM rikthehen në Shkodër në një mision për etikën

Dy drejtuesit e RES Publica, Dorian Matlija dhe KSHM, Koloreto Cukali, ishin sot në Shkodër në një takim përmbyllës të projektit “Promovimi i etikës dhe vetërregullimit në mediat lokale. Sfidimi i dezinformimit,” mbështetur nga BE, përmes SEEMPM*

Pas takimit të parë të zhvilluar më 22 Prill në Shkodër, u identifikuan disa probleme kryesore që mund të pengojnë gazetartinë cilësore. Problemi i parë ishte ekonomik. Mediat lokale funksionojnë në një territor të paqartë ekonomik, çka nuk u mundëson atyre një platformë financiare afatgjatë që tu sigurojë pavarësi dhe funksionalitet. Shumica e gazetarëve lokalë janë të detyruar të punojnë disa punë, si korrespondentë të TV-ve të mëdha nga Tirana, ndërkohë edhe në portalet apo TV-të lokale.

Nga takimi por dhe monitorimi u vu re që Shkodra është më e mbrojtur nga dezinformimi i qëllimtë për disa arsye, epara dhe më kryesorja, prej standarteve etike të gazetarëve lokalë të qytetit. Megjithatë, mediat lokale nuk i kanë mundësitë të bëjnë investigime të thelluara dhe mjaftohen kryesisht vetëm tek raportimi i ngjarjeve.

Të pranishmit shprehën interes për anëtarësim në AME, si dhe për të ditur më shumë rreth JTI- Journalist Trust Initiative, që është standarti i ri ndërkombëtar i certifikimit të mediave të besueshme.

Dorian Matlija (Res Publica), gjatë takimit në Shkodër, më 26 maj 2025.

* South East European Network for Professional Media

Ethics in the Time of AI

A regional awareness campaign by the Press and Media Councils of the Western Balkans and Türkiye

In a time where deepfakes look real, AI-generated content goes viral, and trust in media is under fire, one question matters most: who keeps journalism ethical?

This regional campaign, supported by UNESCO and financed by EU*, brings together the Press and Media Councils of Albania, Bosnia and Herzegovina, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Serbia, and Türkiye to raise awareness on how generative AI challenges the truth — and how ethics can fight back.

Through two impactful animated videos we expose:

  • The ethical dangers of misused AI in journalism
  • The vital role of press councils in preserving integrity, transparency, and audience trust

AI can replicate a voice — but only humans can uphold values.
In the age of AI, ethical journalism is not a luxury — it’s a necessity.

Follow your local press council. Support ethical journalism. Choose truth.

*the views expressed are those of the Press Councils, not neccessarily representing the views of UNESCO and EU.

KSHM dhe RES PUBLICA në Vlorë me grupin e fokusit me të rinj e gazetarë lokalë

Si pjesë e projektit “Promovimi i etikës dhe vetërregullimit në mediat lokale. Sfidimi i dezinformimit.”, mbështetur nga BE, KSHM dhe RES Publica “zbarkuan” në Vlorë për të zhvilluar takimin e parë të grupit të fokusit në këtë qytet. Pesë e grupit ishin studentë, të gazetarisë ose degëve të tjera, dhe gazetarë lokalë të Vlorës.

Disktuimi i fokus grupit ishte intensiv, me studentët që ngritën problemin e shumë lajmeve “të kota”, pra pa interes publik, përmbytjes me këtë lloj informacioni dhe prezencën e dhunës në raportim.

Monopoli i informacionit në mediat lokale ishte një tjetër provblem, ndërsa në kohë fushate media lokale u konsiderua që në një masë të madhe është e përdorur nga politika.

Financimi i medias lokale, edhe në vlorë u konsiderua si “thembra e Akilit” e medias lokale.

Nga takimi në Vlorë

KSHM dhe RES PUBLICA nisin një projekt për fuqizimin etik të mediave lokale

Këshilli Shqiptar i Medias në bashkëpunim me Qendrën RES Publica bëri sot një takim në qytetin e Shkodrës, me një grup fokusi të përbërë nga gazetarë të njohur, të medias së shkruar e televizive, si dhe me studentë të gazetarisë për të diskutuar situatën e etikës e të mediave lokale, në kuadër të projektit “Promovimi i etikës dhe vetërregullimit në mediat lokale. Sfidimi i dezinformimit.”, mbështetur nga BE.

Përmes këtij grupi të fokusit, rezultoi që problemi kryesor i mediave lokale është financimi, çka jo vetëm kufizon resurset dhe mundësinë për një gazetari cilësore, por dhe i bën dhe editorialisht të varura mediat lokale nga burimi financiar.

Pagesat e ulëta të gazetarëve krijojnë një klimë ku gazetari nuk ndjehet i sigurt, çka ul cilësinë e puunës dhe ngre mosdëshirën për të marrë përsipër raportime të guximshme, që mund të vinin në rrezik sigurinë financiare ose dhe të jetës.

Humbja graduale e standartit të shumë burimeve të lajmit ishte një tjetër vëzhgim i cili u pranua dhe nga pjesëmarrësit në grupin e fokusit.

Një nga kërkesat kryesore ishte dhe aksesi në fondet e donatorëve për gazetarët.

Megjithatë, pavarësisht situatës jo të favorshme, duket sikur ka akoma një energji mes gazetarëve për të vazhduar punën me kurajë dhe studentët e gazetarisë për të mos hequr dorë nga ëndrra për t’u bërë gazetar, dhe gazetar i mirë.

Nga takimi me grupin e fokusit në Shkodër, nën kujdesin e gazetarit Ardi Hoti

Konferencë e përbashkët për shtyp mes Reporterëve pa Kufij (RSF) dhe KSHM

RSF dhe Këshilli Shqiptar i Medias publikuan sot një plan politikash për të garantuar të drejtën për informim

Rekomandimet e Politikave — të përpunuara nga Reporterët pa Kufij (RSF), Këshilli Shqiptar i Medias dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit të gazetarëve në Shqipëri — përqendrohen në forcimin e sigurisë së gazetarëve, mbrojtjen e pavarësisë së medias dhe mbështetjen afatgjatë të gazetarisë në Shqipëri, si vend kandidat për Bashkimin Europian (BE).

Në një konferencë për shtyp, më 19 nëntor, RSF dhe partneri i saj lokal, KSHM, prezantuan një plan të gjerë për të mbrojtur lirinë e shtypit dhe të drejtën për informim në Shqipëri, e cila renditet e 99-ta nga 180 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit 2024 të RSF-së — vendi me renditjen më të ulët në zonën e Ballkanit-BE.

Një plan për të garantuar të drejtën për informim në Shqipëri

Zgjidhjet e hartuara me partnerët tanë lokalë janë rezultat i një konsultimi të plotë me komunitetin e medias së pavarur shqiptare që nisi gjashtë muaj më parë. Rekomandimet synojnë të kontribuojnë në ‘Dialogun e Strukturuar për Lirinë e Medias’, një procedurë që do të ndihmojë Shqipërinë të plotësojë kushtet për anëtarësim në BE. Përpjekjet tona, të motivuara nga interesi publik dhe të bazuara në besim dhe transparencë, tregojnë se, edhe në një vend ku liria e shtypit sfidohet në të gjitha nivelet, veprimi i përbashkët dhe i vendosur është i mundur.”
Pavol Szalai
Kreu i Zyrës së RSF-së për BE-Ballkan

“Shqetësimet për gjendjen dhe besimin te media shqiptare po rriten, sidomos mes autoritarizmit dhe propagandës në rritje. Nuk ka një zgjidhje të thjeshtë, por pavarësia financiare për median është një pikënisje kyçe. Vetëm atëherë media mund t’i shërbejë vërtet interesit publik — jo interesave të korporatave, institucioneve, individëve të pasur apo edhe kriminelëve. Ky problem nuk është thjesht ‘problemi i tyre’; është problemi i të gjithëve.”
Koloreto Cukali
Kryetar i Këshillit Shqiptar të Medias

Rekomandimet janë të organizuara rreth tre objektivave kryesore:

  1. Forcimi i sigurisë së gazetarëve: Krijimi i një kuadri të fuqishëm ligjor për të kundërshtuar padi abuzive (SLAPP), për të rritur mbrojtjen e burimeve gazetareske dhe për të hartuar një Plan Kombëtar të Veprimit për Sigurinë e Gazetarëve (NAPSJ). Këto masa do të sigurojnë mbrojtje dhe zgjidhje ligjore për gazetarët që përballen me kërcënime, abuzime ose survejim të panevojshëm.
  2. Mbrojtja e pavarësisë dhe pluralizmit të medias: Plani propozon detyrime ligjore për mediat për të mbështetur pavarësinë editoriale dhe transparencën e pronësisë. Masat specifike përfshijnë mbrojtje më të fortë për median publike shqiptare (RTSH) dhe detyrimin e kompanive mediatike për të zbuluar detaje mbi pronësinë për të shmangur konfliktet e interesit.
  3. Mbështetja e qëndrueshmërisë dhe besimit publik te media: RSF rekomandon stimuj ekonomikë për mediat që ndjekin standardet e gazetarisë së besueshme, si Nisma për Besimin në Gazetari (JTI). Masat shtesë përfshijnë promovimin e praktikave etike të reklamimit dhe inkurajimin e modeleve të abonimit dixhital për të forcuar pavarësinë e mediave nga presionet politike dhe korporative.

RSF dhe partneri i saj presin që këto rekomandime të integrohen në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE përmes “Dialogut të Strukturuar për Lirinë e Medias” të udhëhequr nga Dekani i Fakultetit të His-Fil, në Universitetin e Tiranës, z. Mark Marku.

SHËNIM: Ky tekst u përkthye me ndihmën e ChatGPT

BIRN prezantoi sot studimin mbi Shpërndarjen e Narrativave të Dezinformimit Kundër NATO-s dhe BE-së Nga Aktorë Kundërshtarë

BIRN prezantoi sot në Librarinë Tirana Times studimin mbi “Shpërndarjen e Narrativave të Dezinformimit Kundër NATO-s dhe BE-së Nga Aktorë Kundërshtarë”.

Studimi u bazua në monitorimin e 36 mediave shqiptare për periudhën 15 maj 2023-15 maj 2024, dhe kaloi në “sitë” 196,597 artikuj në lidhje me BE /NATO, nga të cilët u përzgjodhën 15,177 artikuj.

Në konkluzionet kryesore rezulton që propaganda kundër NATO-s dhe BE-së, si institucione ekspansionistë dhe kundër lirisë së medias, është e pranishme në median shqiptare, kryesisht në artikuj pa emër autori, me tituj bombastikë, shpesh të pasaktë e me pretendime të paverfikuara.

Si përfundim i studimit, propaganda e aktorëve kundërshtarë ndaj NATO/BE është e pranishme, por për momentin nuk është shqetësuese, gjithsesi, duhet mbajtur në monitorim.

Studimi mund të gjendet, këtu, në faqen e www.Reporter.al

Këshilli Shqiptar i Medias pjesë e fushatës për lajmet e rreme

Në maj të ketij viti nisi fushata në bashkëpunim me këshillat e rajonit për luftën kundër  lajmeve të rreme. 

Këshilli Shqiptar i Medias ishte pjesë e kësaj fushate së bashku me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bosnje dhe Herzegovinë.

Në rrjetet sociale të KSHM-së, janë të publikuara 6 postime rreth fushatës, duke treguar rendësinë që ka e vërteta dhe se lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes ndikojnë në jetën e secilit prej nesh. 

Fushata u mbështet nga  UNESCO-s në kuadër të projektit  “Building Trust in Media in South East Europe: Support to Journalism as a Public Good”.

Këshilli Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin me gazetarë për etikënnë media dhe vetërregullimin

Në datat 24 Nëntor deri në 14 Dhjetor, Këshilli Shqiptar I Medias organizoi pesë sesione trajnimi me gazetarë.

Trajnimi pati si qëllim forcimin e kapaciteteve të gazetarëve shqiptarë, për të punuar sipas standardeve ndërkombëtare të etikës së gazetarisë dhe njohjes së procesit të vetërregullimit në media. 

Pjesë e trajnimit ishin 10 gazetarë të cilët nën drejtimin  e trajnerëve z. Mark Marku dhe z. Dorian Matlija  dhe në mentorimin e znj. Rashela Shehu u njohën më nga afër me procesin e vetërregullimit si dhe me mënyrën se si zbatohet etika në raportime të ndryshme.

Gazetarët në fund të trajnimit prezantuan dhe diskutuan  artikujt e tyre.

 Trajnimi u organizua me mbështetjen e UNESCO-s në kuadër të projektit  “Building Trust in Media in South East Europe: Support to Journalism as a Public Good”.

Aleanca për Media Etike zhvillon takimin e saj vjetor

Ditën e hënë, më datë 13 nëntor 2023 në ambientet e Hotel Rogner, në Tiranë u zhvillua mbledhja e vjetore e Aleancës për Media Etike,, me pjesëmarrjen e mediave anëtare.

Gjatë këtij takimi, Kryetari i Këshillit Shqiptar të Medias, z. Koloreto Cukali, informoi anëtarët e pranishëm në lidhje me punën vjetore të AME-s.
Pjesë e agjendës ishte edhe diskutimi i punës së Bordit të Etikës, ku i zgjodh edhe anëtari i ri i bordit me vendim unanim, gazetari Enton Abilekaj.
Bordi, i cili ka një mandat 2-vjeçar nga viti i kaluar, është i përbërë nga 5 anëtarë, me kryetar z. Mark Marku nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, anëtar Av. Dorian Matlija, anëtar Lorin Kadiu nga Citizens Channel, anëtare Klodiana Kapo nga Faktoje si dhe anëtarin e ri z. Enton Abilekaj nga Dosja.al.


Bordi i Etikës së Aleancës do të vazhdojë të shqyrtojë ankesa të cilat vijnë nga çdo palë e interesuar e cila pretendon se i është shkelur e drejta nga shkeljet e Kodit të Etikës.

Sulmohet qendra Media Look. Dyshimet janë që sulmi ka prapavijë censure politike.

Qendra MediaLook dhe portali www.medialook.al ka tre muaj që përballet me një seri sulmesh online, derisa me datë 30 qershor 2024 u mbyll edhe profili personal në Facebook i Drejtorit të Qendrës, Elvin Luku, nga ku menaxhoheshin postimet në llogarinë e MediaLook dhe Qendrës Shqiptare MediaLook në FB. Për fat, llogaritë e mediave u arrit të rikuperohen për shkak të administrimit të dyfishtë. Sipas z. Luku, “nëse nuk do të ishte ky dublikim edhe ato do të ishin mbyllur”. 
Në lidhje me situatën, Media Look publikoi një artikull shpjegues.

Arsyet e këtij sulmi është vështirë të faktohen, por dyshimet janë që permbajtja qe Media Look po postonte në këto rrjete dhe hulumtimi i radhës i mund të jenë arsyeja e vërtetë. Prej dt. 8 Qershor, në bashkëpunim dhe me Unionin e Gazetarëve, MediaLook po zhvillon nje seri tryezash mbi Propagandën, dezinformimin dhe peizazhin mediatik në vend.  

E njëjta përmbajtje është rishpërndarë edhe në faqen e administratorit, e cila datonte prej vitit 2008, të mbyllur nga facebook (të paktën deri në përditësimin e fundit të datës 30 qershor), me argumentin se “jane dhunuar standardet e komunitetit”. Media look konfirmon që nuk është përdorur asnjë imazh apo video që ka pronësi intelektuale.

Ndër të tjera, në diskutimet e zhvilluara në Shkodër, Elbasan, Vlorë e Tiranë nga ana e MediaLook, fokusi ishte dhe hulumtimi mbi mënyrën sesi Bashkia Tiranë dikton kontentin e mediave: 

Screenshot i lajmit të publikuar në faqen web të Media Look.

Gjithashtu, sipas njoftimit të Media Look, prej tre muajve është përballur me sulme dhe web-i i MediaLook. Këto sulme tentojnë që audiencën ta bëjnë ri-direct në faqe të tjera.

KSHM, shpreh shqetësim të madh për këtë situatë, që ka dyshime të forta se është e organizuar për të goditur një media me sfond censurimin e lajmit nga politika. Ky sulm i fundit, ri-vërteton edhe një herë akuzat e shumta të ngritura ndër vite që Facebook po përdoret përmes mjetesh e formash okulte, për të censuruar lirinë e fjalës në shqip.