Sulmohet qendra Media Look. Dyshimet janë që sulmi ka prapavijë censure politike.

Qendra MediaLook dhe portali www.medialook.al ka tre muaj që përballet me një seri sulmesh online, derisa me datë 30 qershor 2024 u mbyll edhe profili personal në Facebook i Drejtorit të Qendrës, Elvin Luku, nga ku menaxhoheshin postimet në llogarinë e MediaLook dhe Qendrës Shqiptare MediaLook në FB. Për fat, llogaritë e mediave u arrit të rikuperohen për shkak të administrimit të dyfishtë. Sipas z. Luku, “nëse nuk do të ishte ky dublikim edhe ato do të ishin mbyllur”. 
Në lidhje me situatën, Media Look publikoi një artikull shpjegues.

Arsyet e këtij sulmi është vështirë të faktohen, por dyshimet janë që permbajtja qe Media Look po postonte në këto rrjete dhe hulumtimi i radhës i mund të jenë arsyeja e vërtetë. Prej dt. 8 Qershor, në bashkëpunim dhe me Unionin e Gazetarëve, MediaLook po zhvillon nje seri tryezash mbi Propagandën, dezinformimin dhe peizazhin mediatik në vend.  

E njëjta përmbajtje është rishpërndarë edhe në faqen e administratorit, e cila datonte prej vitit 2008, të mbyllur nga facebook (të paktën deri në përditësimin e fundit të datës 30 qershor), me argumentin se “jane dhunuar standardet e komunitetit”. Media look konfirmon që nuk është përdorur asnjë imazh apo video që ka pronësi intelektuale.

Ndër të tjera, në diskutimet e zhvilluara në Shkodër, Elbasan, Vlorë e Tiranë nga ana e MediaLook, fokusi ishte dhe hulumtimi mbi mënyrën sesi Bashkia Tiranë dikton kontentin e mediave: 

Screenshot i lajmit të publikuar në faqen web të Media Look.

Gjithashtu, sipas njoftimit të Media Look, prej tre muajve është përballur me sulme dhe web-i i MediaLook. Këto sulme tentojnë që audiencën ta bëjnë ri-direct në faqe të tjera.

KSHM, shpreh shqetësim të madh për këtë situatë, që ka dyshime të forta se është e organizuar për të goditur një media me sfond censurimin e lajmit nga politika. Ky sulm i fundit, ri-vërteton edhe një herë akuzat e shumta të ngritura ndër vite që Facebook po përdoret përmes mjetesh e formash okulte, për të censuruar lirinë e fjalës në shqip.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *