KSHM pjesëmarrëse në workshopin i fundit të Gazarisë Konstruktive

Këshilli Shqiptar i Medias u ftua ditën e djeshme në aktivitetin  e organizuar nga Qendra për Studime të Avancuara dhe Zhvillim të Qëndrueshëm me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Hollandës në lidhje me Workshpin finalpër Gazetarinë Konstruktive.

Qëllimi kryesor i nismës mbi gazetarinë  konstruktive në Shqipëri është trajnimi nga një grup ekspertësh kombëtar dhe ndërkombëtar për gazetarët sesi të përdoret sa më shumë mbulimi i temave të rëndësishme sociale.

Workshopi u nda në dy sesione ku  pjesa e parë u moderua nga drejtorja ekzekutive e  QSAZHQ-së Ani Plaku. Pas fjalës përshëndetëse së ambasadores Guusje Korthals Altes, gazetarja  Valbona Sulçe prezantoi një përmbledhje të projektit për t’i lënë fjalën gazetares dhe lektores Veronik Mistien e cila shpjegoi Gazetarinë Konstruktive në botë.

Veronikë Mistien është lektore me eksperiencë të gjatë në gazetari, fituese e çmimit të gazetarisë dhe nominuese për çmimin Pultizer. E diplomuar në Komunikim dhe Kriminologji në Universitetin e Louvanit, Belgjikë  dhe master në Gazetari nga Universiteti i Kalifornisë,  ajo është drejtuese e  Gazetarisë Konstruktive në Mbretërinë e Bashkuar.

Gazetaria Konstruktive mund të ndihmojë në rilidhjen me audiencën, përfshirjen e tyre me probleme jetësore si ndryshimet klimaterike dhe krizat e refugjatëve si dhe t’i shërbejë shoqërisë dhe demokracisë më mirë, tha  Mistien.

Ndërsa në sesionin e dytë nën moderimin e gazeatres Valbona Sulçe u la hapësira e prezantimit të fundit nga reporterja e huaj për NRC Media, Maral Noshad Sharifi e cila tregoi rreth eksperiencave të saj gjatë mbulimit të krizës së refugjatëve. Çfarë duhet pasur parasysh gjatë raportimit të çështjeve të refugjatëve në një terren të panjohur, si të gjendet informacioni, vërtetësia e informacionit dhe pyetjet që duhen drejtuar. Nuk munguan pyetjet nga të pranishmit si dhe diskutimi rreth situatës së refugjatëve në Shqipëri.