Nis cikli i dytë i trajnimeve të gazetarëve të rinj
Këtë të mërkurë Këshilli i Medias nisi ciklin e dytë të trajnimeve të gazetarëve të rinj që punojnë në median online. Tre gazetarë të rinj monitorohen çdo ditë në lidhje me lajmet që publikojnë në përditshmëri gjatë punës së tyre në mënyrë që të përmirësohen standardet etike në mediat ku punojnë, për një periudhë 4 javore.
Takimet realizohen një herë në javë në platformën Zoom, ku gazetari me një përvojë të gjatë në media, Alfred Lela dhe eksperti i etikës, Mark Marku japin vlerësimet e tyre se cilat konsiderohen shkelje etike dhe çfarë përmirësimesh mund të bëhen.
Qëllimi i trajnimit në bashkëpunim me ambasadën holandeze është nxitja e debatit mbi etkën në media me grupin e punës së gazetarëve.