Komsioni i Venecias: “Paketa shqiptare e anti-shpifjes cënon lirinë e shprehjes”.

Postuar në Zëriamerikës.com

Komisioni Europian për Demokraci përmes Ligjit vlerësoi në Draft – Opinionin e vet paketën ligjore të Shqipërisë, e ashtuquajtura paketa anti-shpifje.

Komisioni Europian, i njohur si Komisioni i Venecias, shqyrtoi ndryshimet ligjore, që iu bënë dhjetorin e kaluar ligjit për shërbimet mediatike audio-vizuale.

Në përfundimet e Draft-Opinionit, Komisioni thekson se projekt-amendamentet e ligjit nuk janë gati për t’u zbatuar në formën e tyre aktuale.

“Ligji vuan nga paqartësitë dhe rrezikon të shtypë në mënyrë të ngurtë diskutimin e lirë dhe shprehjen politike përmes internetit në Shqipëri” – theksoi Komisioni i Venecias.

Ai tha se një prej të metave kryesore është synimi i hartuesve për të zgjeruar komptencat e AMA-s dhe Këshillit të Ankesave për të ushtruar kontroll editorial ndaj përmbajtjes së botimeve në mediat online.

“Kjo nuk është e përcaktuar qartë në ligj dhe ekziston rreziku që blogerët individualë, përdoruesit e platformave sociale do të goditen nga ky ligj, ndaj është thelbësore që projekt-ligji të përjashtojë nga fusha e veprimit çdo prodhim joprofesional në mediat online – thuhet në Draft – Opinion.

Si një tjetër mangësi kryesore renditet edhe kërkesa e ligjit për të zbuluar burimet e mediave shqiptare online.

“Kjo mund të shkojë në kundërshtim me standartin ndërkombëtar, sipas të cilit, duhet respektuar gjithmonë dëshira e përdoruesve të internetit për të mos zbuluar identitetin e tyre” – thekson Draft-Opinioni i Komisionit të Venecias.

Në të thuhet se AMA-s dhe Këshillit të Ankesave u janë dhënë fuqi të mëdha administrative ndaj mediave online, gjë që është problematike në lidhje me lirinë e shprehjes së mediave online, duke nisur që nga kufizimet, pasi ka dyshime mbi pavarësinë e këtyre institucioneve.

“Këto fuqi të reja nuk duhet t’u besohen institucioneve të tilla pa u siguruar më parë nëse janë të pavarura nga partitë politike, bizneset e mëdha të mediave, ose interesat e korporatave të lidhura me politikën” – thotë Komisioni i Venecias.

Ai thekson në Draft-Opinion se AMA dhe Këshilli i Ankesave mund të ndërhyjnë në ushtrimin e lirisë së shprehjes, ndërsa pavarësia e saj është në dyshim, ndaj procedura e ankesave nuk ofron masa mbrojtëse të mjaftueshme, pasi vendimet mund të merren në mënyrë shumë të shpejtë për gjoba të rënda për t’u zbatuar menjëherë dhe për heqjen e menjëhershme të shkrimeve nga interneti.

“Kapaciteti ekonomik i këtyre mediave nuk është një faktor që merret parasysh në përmasat e gjobës, e cila mund të sjellë paralizimin e mediave të vogla (edhe të blogerëve individualë) me gjoba joproporcionale në raport me fuqitë e tyre” – thuhet në Draft-Opinion.

Sipas Komisionit të Venecias, kjo do të zmadhojë rreptësinë e këtyre masave dhe do të nxitë auto-censurën, duke dëmtuar debatin politik, që është thelbësor për demokracinë.

Për këto arsye, Komisioni i Venecias rekomandoi të rishqyrtohet miratimi i projekt-ndryshimeve në ligj përkatës, të votuara nga parlamenti shqiptar në dhjetor 2019.

“Problemet e ngritura nga autoritetet mund të jenë serioze, por mjetet ligjore të përfshira në këto projekt-ndryshime mund t’i bëjnë më shumë dëme se sa të mira lirisë së shprehjes në Shqipëri, për të cilat mediat online janë të shqetësuara” – theksohet në Draft-Opinion.

Komisioni i Venecias nxiti autoritetet shqiptare të mbështesin ngritjen e një njësie vetë-rregulluese, me funksionim të efektshëm, ku të përfshihen gjithë aktorët përkatës në fushën e medias, të aftë për të siguruar një sistem të respektueshëm për media të përgjegjshme në fushën e gazetarisë online.

“Do të ishte e dobishme të rishikohet metoda e zgjedhjes së anëtarëve të AMA-s dhe Këshillit të Ankesave, për t’u siguruar që këto institucione kanë një përbërje pluraliste, me individë të kualifikuar, përfaqësues të bashkësisë së medias, dhe që gëzojnë një autonomi të besueshme prej qeverisë dhe kontrollit të korporatave” – thuhet në Draft-Opinion.

Madje, sipas tij, është e nevojshme po ashtu të sigurohet efektiviteti i mjeteve ligjore ekzistuese që godasin shpifjen dhe fjalimet e urrejtjes në publikimet online.

Presidenca reagoi e para për këtë qëndrim të Komisionit të Venecias. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, deklaroi se Draft – Opinioni i Komisionit të Venecias për paketën antishpifje konfirmoi qëndrimin e drejtë të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

“Paketa antishpifje është antikushtetuese, ndaj pa liri të shprehjes nuk ka demokraci dhe për rrjedhojë as çelje të negociatave” – tha zoti Blushi.

Sipas tij, presidenti Meta vërtetoi përmes dekreteve, se paketa antishpifje bie ndesh me parimet themelore kushtetuese, me dispozitat kushtetuese, që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit, nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut as me jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Qeveria socialiste tha se propozoi të ashtuquajturën paketën anti – shpifje për të frenuar shpifjet dhe fyerjet në mediat online, dhe e miratoi atë më 18 dhjetor në parlament, megjithë protestat e vazhdueshme nga bashkësia e gazetarëve shqiptarë.

Deputetët socialistë u tërhoqën nga paketa ligjore, duke thënë se do të pritnin Opinionin e Komisionit të Venecias.

Deklarata e KSHM-së në lidhje me rastin e fundit të abuzimit seksual të minorenes 15 vjeçare

Këshilli Shqiptar i Medias shpreh shqetësimin e  tij në lidhje me rastin e fundit të abuzimit seksual të së miturës 15- vjeçare dhe me mënyrën e raportimit të tij.

Në raste të tilla tepër delikate, ne i bëjmë thirrje medias të tregohet e kujdesshme në raportimin e ngjarjes, sidomos ku viktima është një minoren/e. Media luan një rol vendimtar negativ në të ardhmen e fëmijës, nëse tregohet e pakujdesshme dhe nuk mbron privatësinë e tij.

Duke parë shkeljet etike në raportim, KSHM ka vendosur të botojë një udhëzues etik për t’u patur në vëmendje nga gazetarët në raste të tjera.

  • Media NUK duhet të publikojë në asnjë rast, emrin e shkollës të cilën fëmija frekuenton, emrin e lagjes/zonës apo fshatit ku fëmija banon. Në rast publikimi të tyre, fëmija është më lehtësisht i identifikueshëm dhe kjo bie në kundërshtim të plotë me mbrojtjen e privatësisë së tij. Përveç kësaj, publikimi i emrit të shkollës rrit presionin negativ edhe mbi minorenët e tjerë që frekuentojnë të njëjtën shkollë.

 

  • Media nuk duhet të identifikojë në asnjë rast prindërit e fëmijës së abuzuar. Publikimi i emrit dhe pamjeve të prindërve/familjarëve shkel gjithashtu anonimatin e fëmijës dhe të drejtën e tij të privatësisë. Edhe në rastet kur prindërit apo familjarët pranojnë me vullnetin e tyre të dalin në një deklaratë apo intervistë për median (shpeshherë jo të ndërgjegjshëm për pasojat që do të ketë ky ekspozim për minorenin/en në të ardhmen), media duhet të mbrojë interesin me të lartë të fëmijës së abuzuar dhe këto intervista/deklarata t’i përcjellë duke mbuluar pamjet ose fshehur identitetin e familjarëve.

 

  • Në raste të tilla vëmendja e gazetarëve dhe interesi i publikut duhet drejtuar drejt fenomenit, dhe jo ndaj detajeve perverse të ngjarjes.

 

Këshilli Shqiptar i Medias shpreson që këto udhëzime do të jenë të vlefshme për mediat dhe për një raportim sa më profesional, në raste ku minorenët janë pre e abuzimit.

DEKLARATË PËR MEDIAT

Të enjten, më 21.05.2020, Kuvendi miratoi projekt-rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, me note maksimale.

Shprehim shqetësimin tonë, se ky vlerësim kaloi pa debat efektiv në Komisionin e Çështjeve Ligjore (si autor i projekt rezolutës), pa u ftuar media, gazetarë, aktivistë dhe organizatat e shoqërisë civile, aktorët më të interesuar dhe më të prekur nga mungesa e transparencës së institucioneve publike.

E drejta për informim është një e drejtë Kushtetuese, nga ku nis mbrojtja e të gjitha të drejtave të tjera Kushtetuese. Pa informacion nuk ka transparencë dhe pa transparencë nuk ka llogaridhënie.

Zyra e Komisionerit ka rol kyç për të trajtuar ankesat kundër institucioneve shtetërore, të cilët nuk japin informacion publik dhe nuk bëjnë transparente punën e tyre. Ne, aktorët më aktivë në kërkim të transparencës, shprehim shqetësimin tonë për sjelljen e Kuvendit që e trajton rregullisht këtë çështje si të jetë rutinë dhe e dorës së fundit.

Shprehim keqardhje që Komisioni për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut, edhe këtë vit nuk mori masa siç vepron për çështje me rëndësi, për të siguruar pjesëmarrje të shoqërisë civile dhe gazetarëve, që disponojnë fakte dhe analiza studimore lidhur me zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit.  Shoqëria civile dhe gazetarët janë një zë serioz oponence që ndihmon deputetët të reflektojnë mbi gjendjen reale dhe për të adresuar shqetësimin e vërtetë të subjekteve.

Shprehim zemërim, kur shohim se si deputetët e Kuvendit injorojnë debatin si me publikun e interesuar edhe mes tyre, të cilët e kanë kufizuar misionin e deputetit në funksionin e një Noteri Publik, që certifikon çdo akt që i paraqitet mbi tavolinë.

Shprehim indinjatën tonë që i vetmi deputet, i cili kërkoi të ngrinte pyetje thelbësore për këtë çështje me rëndësi kushtetuese, kërkohet të procedohet me masë disiplinore për faktin se i ndërpreu fjalën Komisionerit. Po i njëjti Kuvend, i painteresuar për vlerën e procedurave parlamentare të konsultimit publik, i painteresuar për debat real, shfaq papritur interes të lartë për shkelje të procedurave parlamentare nga i vetmi deputet, Z. Ralf Gjoni, i cili,  në rrethana të injorimit të shoqërisë civile dhe debatit të shëndoshë demokratik, ngriti zërin lidhur me:

  1. Raportet e organizatave të shoqërisë civile që dëshmojnë për regres të transparencës së organeve publike, duke nxjerrë në pah probleme serioze edhe në punën e Komisionerit, ndryshe nga sa raporton kjo zyrë;
  2. Një numër të lartë të padive në gjykatën administrative, të ngritur nga gazetarët dhe aktivistët, përfshirë edhe ata për mbrojtjen e teatrit, kundër institucioneve jotransparente dhe vetë Komisionerit;
  3. Një protestë (e para e këtij lloji) para zyrës së Komisionerit, nga aktivistët për mbrojtjen e teatrit.

Me këtë Deklaratë i bëjmë thirrje Kuvendit dhe faktorit ndërkombëtar, të kthejnë kokën nga zëri alternativ i shoqërisë civile për të vlerësuar çështje të rëndësishme dhe të mos marrin për bazë vetëm burimet vetëvlerësuese të zyrave të shtetit si Komisioneri për të Drejtën e Informimit apo Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura në Kuvend, që janë potencialisht të kompromentuara dhe rrjedhin nga procese jo transparente dhe në shkelje të procedurave e parimeve të një shteti demokratik.

 

RES PUBLICA

CIVIL RIGHT DEFENDERS

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT

NISMA THURJE

KËSHILLI SHQIPTAR I MEDIAS

BIRN

QENDRA FAKTOJE

ECOALBANIA

CITIZENS CHANEL

SHOQATA E ORNITOLOGËVE SHQIPTARË “AOS”

ECO PARTNERS

GRUPI ATA

LINDITA CELA, gazetare OCCRP

OLA MITRE, gazetare

ARTAN RAMA, gazetar

 

 

 

 

 

Deklaratë e përbashkët: Dënojmë shembjen e Teatrit, dhunën policore ndaj aktivistëve, qytetarëve dhe gazetarëve.

Dënojmë shembjen e Teatrit, dhunën policore ndaj aktivistëve, qytetarëve dhe gazetarëve.


Teatri është të gjithë ne, ne jemi teatri!


Me pamje të trishta si ato të prishjes së Teatrit Kombëtar, simbol jo vetëm i identitetit të përbashkët kulturor dhe historisë së vendit, por edhe i rezistencës demokratike në vend dhe aktivizmit qytetar, shprehim keqardhjen dhe shqetësimin tonë për situatën në të cilën ndodhet sot vendi.

Ne, organizatat e poshtë shënuara, e gjejmë veten në një pozicion të vështirë dhe të kërcënuar nga dhuna dhe represioni i vazhdueshëm shtetëror. Ky represion ditët e fundit është manifestuar me gjobitjen dhe arrestimin e gazetarëve, kërcënimet ndaj medias së lirë, shtypjen e çdo forme të rezistencës qytetare, pa marrë asnjëherë në konsideratë dialogun. Masa anti-demokratike vazhdojnë të ndërmerren nga qeveria dhe institucionet publike, në një vend pa opozitë reale dhe pa sistem gjyqësor funksional dhe pa Gjykatë Kushtetuese.

Prej vitesh tashmë kemi sinjalizuar raste flagrante dhe të paprecedenta të shkeljes së të drejtave të njeriut si dhe iniciativa e paketa ligjore anti-demokratike, për të cilat asnjëherë shoqëria e vërtetë civile dhe qytetarët nuk janë ftuar në tryeza konsultimi.

Demokracia dhe parimet themelore të të drejtave të njeriut kurrë nuk kanë qenë më në rrezik se sot, e bashkë me to roli ynë si shoqëri civile dhe ekzistenca jonë në vitet në vijim.

Duke ju frikësuar skenarëve të paralajmëruar shpesh-herë dhe përshkallëzimit të mëtejshëm të tendencave autoritare në Shqipëri, u bëjmë thirrje institucioneve vendase dhe ndërkombëtare, organizatave partnere, përfaqësive diplomatike të huaja në Shqipëri dhe organizimeve civile e qytetare, të rikthejnë vëmendjen te vlerat e humbura demokratike të Shqipërisë, e të ndërgjegjësohen duke reaguar për shkeljet flagrante të tyre.

Sot Teatri nuk ekziston më si godinë, por ekziston ende si frymë, e këtë frymë duhet ta mbajmë gjallë me çdo kusht përtej çdo kaste autoritare qeverisëse.

Shkatërrimi nuk është rreziku më i madh në këto momente, por shtypja e mendimit të lirë dhe rezistencës civile, që po vendos një precedent të rrezikshëm në vendin tonë.

Teatri është të gjithë ne, ne jemi teatri!

Organizatat firmëtare (rend alfabetik):

Albanian Disability Rights Foundation
Aleanca LGBT
Citizens Channel
Civil Rights Defenders
Eko Albania
Exit News
Grupi ATA
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim
Këshilli Shqiptar i Medias
Lëvizja Rinore Egjyptiane dhe Rome
Open Mind Spectrum Albania (OMSA)
Pro-LGBT
Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare
Qendra Treja
ResPublica
Tirana Legal Aid Society - TLAS

NOTË PROTESTE ndaj dhunës policore ndaj gazetarit Alfred Lela

(e përditësuar më 18 maj)

Këshilli Shqiptar i Medias proteston me forcë për ndalimin e paligjshëm dhe dhunën shproporcionale ndaj gazetarit Alfred Lela nga forcat policore në Bulevardin Dëshmorët e Kombit  në datën 17 maj.

I gjendur në vendngjarje si gazetar, ndërsa ndiqte zhvillimet e prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. në orën 8:00 AM z. Alfred Lela u tërhoq me dhunë, u prangos si terrorist, u godit dhe u fye nga një grup policësh, një prej të cilëve civil ndërsa disa prej të cilëve ishin pa numra identifikues. Ngjarja ndodhi kur në mënyrë paqësore z. Lela u përpoq të ndërmjetësonte për mos-dhunimin e një zonje nga një grup prej 3 policesh.

Siç u pa nga pamjet filmike, z. Lela në asnjë moment nuk ka treguar asnjë shenjë agresiviteti, dhune apo agresioni të çfarëdo forme ndja formcave të policisë.

Në fjalët e vetë z. Lela:

Nga biçikleta e braktisur deri në Komisariat kam ngrënë një batare shkelmash dhe goditjesh në kokë, shoqëruar me të shara. (…) Prangat nuk kishin harruar të m’i shtrëngonin mirë. Fillova të ankohesha madje, ashtu i shtrirë siç isha, me fytyrë në asfalt, me një gju në qafë dhe një dorë që më godiste kokën. (…) Për disa minuta më mbajtën aty (te zona e shembjes së Teatrit) sepse nuk po gjenin makinë për të më shoqëruar. Më goditën edhe njëherë kur disa punëtorë jelekëverdhë të Bashkisë më shanë mbarë e mbrapsht. (…) Radio e njërit prej tyre mori shenjë se ‘makina ime e burgut’ ishte gati. (…) Para se të niseshin, dy policë të tjerë, të udhëzuar në radio, për të luajtur deri në fund rolin e padijenisë se po prangosnin një gazetar, u afruan duke më pyetur për emrin. (…) Polici kokërruar kërkoi të më lironte prangat duke parë bymimin e kyçeve. U mundua, por çelësi nuk i hapte. Kur iu afruam Komisariatit erdhi një urdhër në radio. ‘Mos e lejo të përdorë celularin!’”

Ndalimi, goditja, fyerjet, prangosja dhe shoqërimi i përdhunshëm i z. Lela, gazetar, Drejtor i Politiko.al, anëtar i bordit të Këshillit Shqiptar të Medias dhe njëkohësisht një figurë e njohur televizive, është një tjetër shembull i qasjes agresive dhe dhunës shproporcionale të Policisë së Shtetit ndaj  gazetarëve, pjesë e frymës që vetë Qeveria ka adoptuar ndaj gazetarëve e lirisë së shprehjes.

Policia Shtetit do duhet të kërkojë ndjesë publike për këtë rast dhe në të ardhmen të edukojë trupat e veta që media ka të drejtën kushtetuese të jetë në vend ngjarje për të informuar publikun dhe arrestimi, ndalimi e shoqërimi i gazetarëve që po bëjnë punën e tyre është antikushtetues dhe dhunë e drejtpërdrejtë mbi lirinë e shprehjes.

Deklaratë: Qeveria të tërhiqet nga mbyllja e RTV ORA!

Këshilli Shqiptar i Medias reagon me shqetësim të madh ndaj aktit të paprecendent ku një inspektorat shtetëror shëndeti ndërmerr aktin e mbylljes së një medieje, konkrektisht veprimi nga ana e Institutit të Shëndetit Publik për të mbyllur Radio-Televizionin Ora me anë të një mase administrative.

E drejta e informimit dhe e shprehjes është e garantuar në Kushtetutë dhe nuk mund të bllokohet me vendime administrative, aq më tepër të Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetit.

Natyra joproprocionale jo vetëm e masës për mbyllje aktiviteti, por dhe e masave të mëparshme ndaj këtij Televizioni me gjoba shumë të mëdha (1 milionë lekë) në një kohë vështirësie ekonomike për gazetarinë dëshmon se ky veprim është sulm direkt i Qeverisë ndaj lirisë së medias dhe të fjalës së lirë.

Këshilli Shqiptar i Medias i bën thirrje Qeverisë Shqiptare të tërheqë masat dhe të kërkojë falje publike për këtë akt të pastër dhune ndaj një medieje të tërë.

Këshilli Shqiptar i Medias u bën thirrje Ambasadave të vendeve të BE dhe të ShBA, përfaqësive të OSBE-së, Këshillit të Europës dhe UN-it që të reagojnë në ndihmë të një prej vlerave më thelbësore të familjes Europiane ku Shqipëria kërkon të bëjë pjesë, siç është liria e medias dhe e fjalës së lirë.

Këshilli Shqiptar i Medias i bën thirrje gazetarëve e medieve shqiptare të solidarizohen me kolegët e tyre të Televizionit Ora. Sulmi kundër një medieje nuk ëshët sulm thjesht ndaj një grupi gazetarësh që punojnë aty, por është sulm kundër gazetarisë.

Këshilli Shqiptar i Medias

Profesori Kris Frost: Raportimi etik i pandemisë

Nga profesor Kris Frost

Gazetaria e mirë mund të argëtojë, por nuk duhet të jetë thjesht argëtim. Roli kryesor i gazetarisë së mirë është të informojë, të edukojë dhe nuk ka asgjë më të mirë për të nënvizuar këtë të vërtetë sesa një urgjencë kombëtare.

Kjo është një epokë e lajmeve të rreme ku qeveritë kanë marrë përsipër të paraqesin mendimet e tyre si fakte dhe ku shumë media kanë shkuar me këto keqpërfaqësime ose falsifikime apo madje i kanë inkurajuar ato. Ajo e ka marrë këtë pandemi të tmerrshme i ka shtyrë gazetarët sërish drejt realitetit se ata janë njerëzit e ngarkuar për paraqitjen e së vërtetës, ata që duhet ta bëjnë qeverinë për të dhënë llogari në emër të publikut.

Jo vetëm që Covid-19 na ka kujtuar brutalisht nevojën për raportime të vërteta, për gërmimin e historive për heronjtë e vërtetë dhe ekspozimin e groteskuts të atyre që kërkojnë të përfitojnë nga vetja në kurriz të të tjerëve, por ajo ka ngritur edhe disa dilema etike interesante dhe shpesh unike që janë specifike për raportimin e urgjencës kombëtare dhe pandemisë.

E vërteta mbetet shqetësimi etik numër një për çdo gazetar, por edhe shqetësimi për kodet etike që paralajmërojnë prishjen e privatësisë së njerëzve, kujdesin për të mos sulmuar burimet në mënyrë të panevojshme dhe për të justifikuar përdorimin e pajisjeve klandestine të regjistrimit, janë katër çështje kryesore që do të bëhen veçanërisht të rëndësishme gjatë krizës:

BURIMET: burimet kanë një rëndësi thelbësore për mbulimin e krizës, por identifikimi i kujt do të bisedojë dhe çfarë t’i pyes ata është më e rëndësishme se kurrë. Brexit dhe pasojat e saj kanë mësuar një numër zakonesh të këqija. Nuk është më mirë që të mjaftohesh vetëm për të marrë mendimet e cilindo politikani që është në dispozicion ose të marrës vox-pop në vende publike. Njerëzit kanë nevojë për informacione të vërteta dhe të sakta në lidhje me pandeminë, nëse ata duhet të mbajnë veten të sigurt dhe të dashurit e tyre. Gazetarët duhet të flasin me ekspertë dhe ata që formojnë politikën e qeverisë qoftë në qeveri, qoftë jashtë saj. Mediat sociale po përhapin lajme të rreme në lidhje me pandeminë dhe se si gjoja të merren me të si zjarri, dhe shumë po vdesin ose të paktën po rrezikojnë vdekjen duke besuar informacione që u përcillen atyre me qëllimin e mirë nga një mik apo i afërm. Detyra e gazetarit është të gjurmojë mendimin e ekspertit qoftë nga një shkencëtar në këtë fushë, nga një profesionist i shëndetit publik apo nga një politikë vendosëse e politikanëve. Sajesa nuk ka qenë kurrë etike, kurrë nuk ka qenë e mirë, por tani mund të jetë vdekjeprurëse. Sfidoni ata që japin informacion. Kërkoni burimet e tyre. Kërkoni vlerësimin e tyre për probabilitetin e tij duke dëshmuar se është i saktë. Gazetarët duhet të ekspozojnë aty ku informacioni nuk mbështetet nga provat dhe kundër lajmeve të rreme që i vë njerëzit në rrezik.

Ballafaqimi me njerëzit e thjeshtë për të kërkuar histori mbi jetën nën një pandemi është gjithashtu më e vështirë. Dukshëm këshillat përfshijnë telefonimin, postën elektronike ose burime videokonferencë në vend që t’iu drejtohen atyre personalisht. Nëse duhet, atëherë mbani të paktën dy metra distancë. Për transmetuesit dhe fotografët, kjo mund të thotë të rimendoni praktikat e punës. Përdorimi i mikrofoneve në statikët ose bumet për shembull sesa përshtatja e mikrofonave të xhaketës. Moti më i mirë e bën më të lehtë punën në shtëpitë dhe zyrat e njerëzve në dritën me diell ku ka më shumë hapësirë ​​dhe më pak rrezik nga ndotja. Tregime të mira të interesit njerëzor në një kohë të frikës dhe panikut ndërkombëtar të gjithë ndihmojnë për të qetësuar emocionet më të pasura. “Vizatimet e ylberit përhapin shpresën gjatë pandemisë”, “Nëna gatuan 80 vakte në ditë për njerëzit në nevojë”, “Njeriu që kaloi gjashtë ditë në kujdesin intensiv me Covid-19 thotë:” ju mund të mbijetoni “” janë vetëm disa histori në të cilat kemi parë në ditët e kaluara. Këto lloj tregimesh shtojnë elementin njerëzor në faktet e sëmundjes dhe fushatën për ta mposhtur atë. Sidoqoftë, praktika etike si mos hyrja në spitale dhe shtëpi pa përkujdesje bëhen më të rëndësishme. Më në fund, burimet konfidenciale mund të bëhen një çështje e rëndësishme. Tregime në lidhje me personelin mjekësor që u thuhet të mos rrjedhin histori tmerri në lidhje me mungesën e pajisjeve të mbrojtjes personale mbi dhimbjen e largimit nga puna, për shembull. Sidoqoftë, histori të këtij lloji janë thelbësore për të lejuar publikun të masë përgjigjen e qeverisë dhe shërbimeve shëndetësore. Nga disa burime mund të kërkohet konfidencialitet për të dhënë informacionin që një gazetari duhet të paraqesë një histori të praktikës së keqe ose pajisjeve të dobëta. Vetëm jepni premtime për t’i mbajtur burimet konfidenciale nëse keni një ide të mirë se çfarë do të mbroni. Një premtim duhet të jepet vetëm nëse tregimi është i rëndësishëm dhe nevoja për të mbrojtur burimin është e qartë.

VDEKJA: Kërcënimi vdekjeprurës për veten tonë dhe të dashurit tanë është arsyeja pse kjo histori është kaq e rëndësishme dhe pse vendet kanë marrë masa ekstreme për të mposhtur virusin. Unë përmenda spitalet tashmë, por vlen edhe për njerëzit në shtëpi që gazetarët nuk duhet të kërkojnë të bëjnë foto të njerëzve që po vdesin. Zakonisht nuk ka interes publik për foto të tilla. Në mënyrë të ngjashme, të merresh me ata që janë varrosur kohët e fundit, kërkon gjithë kujdesin dhe ndjeshmërinë e zakonshme. Sidoqoftë, në vend që të vizitojë të ndjerit, siç do të ishte praktika e mirë, gazetari duhet të merret me ta përmes telefonit, i cili pothuajse sigurisht do të kërkojë ndjeshmëri shtesë.

KURBANI: Ekziston një tundim në disa pjesë të mediave për të gjetur kurbanin për të fajësuar për virusin, efektet e tij ose reagimin e qeverisë ndaj tij. Gazetarët nuk duhet të përfshihen në përkrahjen e urrejtjes dhe as në sigurimin e këtij objekti për të tjerët.

POZICIONIMI: Në një kohë të gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare, gazetarët shpesh e shohin veten të konfliktuar. Mund të mos duket më e përshtatshme për të sulmuar qeverinë ose opozitën mbi pikëpamjet e tyre, por përkundrazi të marrim qëndrimin se të gjithë duhet të tërhiqemi duke injoruar gabimet ose pozicionimin ideologjik të grupeve të ndryshme. Mund të duket gjithashtu e drejtë të mbështesni policinë, e cila, me një sërë fuqish të reja dhe shpesh drakoniane, i zbaton ato në një mënyrë që disa muaj më parë do ta acaronte. Të gjithë gazetarët do të duhet të marrin linjën e tyre, por duke folur etikisht përderisa rrethanat kanë ndryshuar, parimet jo. Është ende e rëndësishme të sfidoni qeverinë për vendimet e saj politike. Është akoma e rëndësishme të sfidoni oficerët e policisë që kapërcejnë shenjën. Për shembull, diskutimet fillestare të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me imunitetin e tufave dhe lejimin e virusit të kandidojë u kundërshtuan shpejt dhe me të drejtë, duke detyruar një ndryshim të drejtimit që çon në bllokimin. Të gjithë gazetarët duhet të zbulojnë të vërtetën dhe ta raportojnë atë, duke informuar dhe edukuar njerëzit për botën e re të Covid-19, duke u dhënë atyre mundësinë për të marrë vendime të arsyeshme dhe të përshtatshme për atë që është më e mira për ta dhe ata me të cilët vijnë në kontakt. Vetëm në atë mënyrë ne mund të tërhiqemi vërtet për të kapërcyer Covid-19. Gazetarët kanë një rol jetësor për të luajtur në pandeminë informuese dhe edukuese dhe është e drejtë që ata të identifikohen si punëtorë kritikë për ta bërë këtë.

Kris Frost është një profesor i njohur i gazetarisë dhe kryetar i Unionit Kombëtar të Këshillit të Etikës së Gazetarëve dhe autor i Journalism Ethics and Regulation and Privacy and the News Media

Deklaratë mbi sulmin e fundit të Kryeministrit ndaj medias

DEKLARATË

Ne, një grup mediash, organizatash të mediash dhe organizatash për ët drejtat e njeriut ngremë sot shqetësimin për mjetet e komunikimit që po zgjedh Qeveria Shqiptare në raport me situatën.

Në radhë të parë, Qeveria ka monopolizuar informacionin duke e bërë thuajse të pamundur marrjen e informacioneve indipendente, duke mos lejuar personelin mjekësor të flasë me gazetarët dhe duke e kufizuar totalisht verifikimin e deklaratave të shtypit. Praktikisht, e vetmja “e vërtetë” me shifra apo të dhëna mbi virusin, i bie të jetë ajo që lexojnë zëdhënësit e Qeverisë. Ky kufizim i informacionit, përveçse anti-kushtetues është dhe i dëmshëm. Nëse jemi në një situatë të panjohur e të paqartë, kjo është VETËM faji i Qeverisë që nuk ka arritur të komunikojë qartësisht situatën ditë pas dite. Nëse sot ka shqiptarë që ende besojnë që “ne nuk na zë virusi” kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e strategjisë së komunikimit mediatik të qeverisë në këto javët e fundit.

Në rradhë të dytë, Kryeministri i Shqipërisë, z. Rama, u ka dërguar një komunikim zanor një pjesë të qytetarëve të Shqipërisë që përdorin celular. Përveçse mesazhi zanor që të del ndersa ti dëshiron të kryesh një telefonatë personale është cënim i hapësirës private, Kryeministri u komunikon qytetarëve: “Ruajuni nga mediat”. Ky sulm kundër mediave nuk ka vend në këtë situatë. Paaftësia e Qeverisë për të menaxhuar situatën në javët para se shpërhapja të kthehej në pandemi nuk mund të mbulohet duke kërkuar “fajtorin” apo “armikun” tek mediat. Ne gjykojmë që personalizimi i komunikimit nga Kryeministri është shumë i rrezikshëm. Përveçse kjo e kthen komunikimin në një fushatë politike, marrja nga Kryeministri e pozicionit të atij që “këshillon” publikun është jo-etike dhe e gabuar. Informacioni shëndetësor duhet shpërndarë përmes institucioneve e jo individëve, përmes profesionistëve e jo-politikanëve.

Ne si media angazhohemi të publikojmë dhe shpërndajmë informacion të përditësuar nga burime të përgjegjshme për t’i shërbyer publikut në maksimum në këto ditë të vështira.

Por, njëkohësisht u kërkojmë institucioneve përgjegjëse: Të bëjnë transparencë dhe të mos mbajnë informacione të fshehura; Të informojnë qartë se cila është situata aktuale e përhapjes së virusit dhe të dhënat paraprake që kanë  çuar në izolimin e qytetarëve dhe pezullimin e  biznesit; Të angazhohen në krijimin dhe përditësimin e shpeshtë dhe shpërndarjen efektive të  databazave me informacion zyrtar; Të bëjë transparent planin e masave, kohëzgjatjen e kufizimeve dhe bazën ligjore ku ato mbështeten.

 

Lista e Mediave (në përditësim):

27.al

Boldnews.al

DITA

Dosja.al

Droni.al

Exit.al

Gazeta-Shqip.com

Koha jonë

Lapsi.al

Mapo.al

NOA.al

Opinion.al

Politiko.al

TPZ.al

Syri.net dhe Syri TV

 

Organizatat:

ACQJ – Albanian Center for Quality Journalism

CRD – Citizen Rights Defenders

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

Këshilli Shqiptar i Medias

JOQ Albania

Qendra Citizens Channel

Qendra Respublica

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

Një Data-Bazë e hapur për Publikun

KShM ka 2 vjet që monitoron shkeljet e Kodit të Etikës në një numër mediash online, media të

Collective68.tech, një nga startup-et më të suksesëshme teknologjike në Shqipëri, ka marrë prësipër ri-ndërtimin e databazës së monitorimeve të shkeljeve të Etikës.

Collective68.tech, një nga startup-et më të suksesëshme teknologjike në Shqipëri, ka marrë përsipër ri-ndërtimin e databazës së monitorimeve të shkeljeve të Etikës.

reja, por dhe degën digjitale të gazetave e televizioneve. Kjo bazë të dhënash është një burim shumë i mirë informacioni për të kuptuar se çfarë ndodh me shkeljet etike në media. Tashmë, falë një projekti të mundësuar me mbështetjen e BE-së, kjo databazë do të risistemohet për të krijuar qasje të hapur dhe për publikun.

Administratori i sistemit të C68, Boris Budini duke u shpjeguar stafit të monitorimit procedurën që duhet të ndjekin në vijimësi mbi këtë praktikë të re.

Administratori i sistemit të C68, Boris Budini duke u shpjeguar stafit të monitorimit procedurën që duhet të ndjekin në vijimësi mbi këtë praktikë të re.

Në kuadër të kësaj nisme, Stafi i monitorimit të Këshillit Shqiptar të Medias u trajnua këtë të martë, për të 4-n javë rresht, nga suportuesit teknikë të Collective68.tech. Ky trajnim kishte në fokus përmirësimin e mëtejshëm të databazës duke e bërë atë më efikase.

Databaza e ndryshuar do të paraqesë në fund të projektit të dhënat e monitoruara deri më tani në website-n e KSHM, ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësi qasjeje.

Aktualisht stafi i monitorimit monitoron 30 websitet me rank-un më të lartë të lajmeve, sipas ALEXA-s. Numri i shkeljeve për këto 30 portale vetë, për muajin janar 2020 është mesatarisht 15 shkelje në ditë!!

Krijohet “Aleanca për Media Etike”

19 media shqiptare u angazhuan sot për të ndërtuar një mekanizëm vetërregullues, përmes një bashkëpunimi të quajtur “Aleanca për Media Etike”.

Aleanca për Media Etike është fillimi i një procesi për të ngritur dhe respektuar standartet e etikës në media, ajo është e hapur dhe dhe pritet që në të të anëtarësohen dhe media të tjera.

 Të pranishëm në themelimin e Aleancës për Media Etike ishin dhe Ambasadori i BE-së, z. Luigi Soreca, Ambasadorja e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Znj. Guusje Korthals Altes, Adeline Hulin nga UNESCO, Olsi Dekovi nga Zyra e Këshillit të Europës të cilën në fjalën e tyre, shprehën mbështetje të hapur për këtë inisiativë.

Sipas Ambasadorit Soreca, “…inisiativa e sotme vjen në kohën e duhur, ndërsa Parlamenti po pret opinionin e Komisionit të Venecias përpara votimit të të ashtuquajturit ‘paketa antishpifje’. […] ne kemi shprehur shqetësimet tona për inisiativën aktuale të Qeverisë për amendimin e ligjit për shërbimet mediatike. BE-ja ka kërkuar që kjo inisiativë të adresojë rekomandimet e Këshillit të Europës dhe, në përgjithësi, të jetë plotësisht në përputhje me standartet europiane dhe ndërkombëtare në fushën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias. Kjo, ka akoma nevojë për t’u realizuar.”

Në Aleancën për Media Etike, ABC News, Citizens-Channel.com, Gazetadita.al, Droni.al, Dosja.al, Exit.al, Faktoje.com, Javanews.al, Gazeta-Shqip.com, Lapsi.al, Liberale.al, Mapo.al, Opinion.al, Ora News, ORA TV, Politiko.al, Shqiptarja.com, Syri.net dhe Report TV, kanë rënë dakort së bashku që të respektojnë Kodin e Etikës së Gazetarit dhe të drejtën e autorit.

Brenda muajit shkurt Aleanca do të zgjedhë një Bord të Etikës, me integritet e profesional, ku qytetarët mund të ankohen nëse kanë probleme me etikën. Në faqet e mediave të Aleancës do të mund të vendoset një “buton” me logon e Aleancës i cili verifikon që këto media janë profesionalisht të përkushtuara për etikën dhe përmes të cilit qytetarët mund të ankohen për shkeljet e etikës dhe të kërkojnë zgjidhje.

19 mediat e Aleancës janë të hapura për ankesat dhe janë përkushtuar për të respektuar vendimet e këtij bordi.

Përfaqësuesit që ishin mbedhur në sallë ngritën shqetësimin e ligjit të AMA’s, dhe mundësinë që nëse ai kalon të dublojë punën e Bordit të Etikës. Ky ligj u konsiderua si një pengesë konkrete për realizimin e vetërregullimit të medias sipas standarteve europiane, madje u shpreh dhe shqetësimi që qeveria shqiptare mund të injorojë dh erekomandimet e Komisionit të Venecias.logot e mediave anëtare të Aleancës për Media Etike

Gazetarët kërkuan që Aleanca të mos mjaftohet vetëm me ruajtjen e standarteve etike, por dhe të krijojë një bashkësi mediash që të dalin së bashku në mbrojtje të fjalës së lirë dhe të të drejtave të gazetarëve.

Në mbledhjen e parë të Aleancës u përcaktua 1 Marsi si data kur sistemi i ankesave të bëhet operativ dhe të publikohet në faqet e anëtarëve të Aleancës.