SafeJournalists reagon me shqetësim për presionin e vazhdueshëm kundër medias në Shqipëri
Në javët e fundit, disa raste kanë qenë kërcënim i lirisë së punës së gazetarëve në Shqipëri përmes rritjes së numrit të padive kundër tyre, veçanërisht gazetarëve investigativ. SLAPP (Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike) po bëhen gjithnjë më të shpeshta në panoramën e medias shqiptare si një mekanizëm i censurës, intimidimi ose heshtja e medias së pavarur, gazetarëve investigativ dhe kritikëve duke i ngarkuar me kostot e mbrojtjes ligjore deri në momentin që heqin dorë nga opozitarizmi ose kritika e tyre. Vetëm në muajin dhjetor 2020 në Shqipëri janë bërë tri çështje të SLAPP që çojnë në përkeqësojnë lirinë e medias.
Rastet SLAPP e dhjetorit lidhen me qeverinë shqiptare, bashkëpunimin publik-privat në lidhje me inceneratorët në Elbasan. Në javën e parë të dhjetorit, BIRN Albania u padit për artikujt e tij rreth marrëveshjes së inceneratorëve që pati publikuar. Rasti i dytë i SLAPP është padia kundër Artan Ramës, gazetar investigativ i cili ka publikuar një shkrim më 6 nëntor 2020 linku i artikullit. Më herët, shefi i kabinetit në ministrinë e Mbrojtjes ka paditur gazetarin Juli Ristani, i cili publikoi në gazetën Shqip një investigim për marrjen e bursave të studimeve mjekësore ushtatake në Greqi të ofruara nga NATO.
BIRN Albania qëndron në mbështetjen e gazetarit dhe tha se janë të gatshëm të luftojnë në gjykatë për çështjen. Procesi gjyqësor erdhi pasi BIRN Albania publikoi një artikull rreth inceneratorëve. “Procedimi gjyqësor është i pabazë dhe synon të frikësojë gazetarët nëpërmjet procesevee të gjata gjyqësore dhe të kushtueshme që i bëjnë ata të ngurrojnë për të raportuar,” u shpreh për Citizens Channel drejtoresha ekzekutive e BIRN Albania, Kristina Voko. I pyetur nga BIRN Albania, Artan Rama u shpreh se i qëndron deri në funs shkrimit të publikuar dhe do ta mbrojë në gjykatë. “Unë mendoj se ka dy qëllime. Së pari, një përpjekje nga kompania për të paraqitur një imazh pozitiv për publikun, si duke kaluar çështjen në një gjykatë me shpresë se ajo mund të përcjellë publikisht, a priori, idenë që ka një padrejtësi i është bërë asaj dhe së dyti, një kërcënim për çdo gazetar të përfshirë në raportimin e kontratave të koncesionit të partneritetit publik-privat, duke përfshirë këto kompani,” tha Rama për Citizens Channel.
Ekspertët e medias, organizatat e shoqërisë civile dhe organizata të tjera të pavarura të mediave kanë reaguar, duke theksuar se këto procese gjyqësore kanë pak bazë ligjore por po përdoren si një mekanizëm për të frikësuar dhe censuruar hetimin e korrupsionit.
Blerjana Bino, kërkuese e Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt vë në dukje se “Në Shqipëri ne po dëshmojmë përpjekje të vazhdueshme për të goditur median e lirë siç janë rastet e SLAPP kundër gazetarëve investigativ dhe rritje të penaliteteve kriminale kundër shpifjes. Së fundmi, një dokument i Ministrisë dë Drejtësisë i cili rrodhi në media tregon përpjekjet e Qeverisë për të ngushtuar më tepër penalitetet për shpifjen, e cila tashmë është vepër penale në Shqipëri në kundërshtim me praktikat më të mira ndërkombëtare.
Kështu, pak media të pavarura në vend përballen me presione, kërcënime dhe kërcënime në mënyra të ndryshme dhe që kanë nevojë për mbështetje për të kundërshtuar pushtetin abuziv.”
Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, qëndron në solidatitet me kolegët shqiptar dhe shpreh shqetësimin rreth praktikave gjyqësote të pafavorizuezhme ndaj medias. Gjithashtu Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt dënon përpjekjet e Qeverisë për rregullime paraprake shtrënguese duke rritur dënimet për shpifje dhe duke dënuar në punën e pavarur të medias.
Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik të qttetarëve, demokracisë dhe të drejtave.
Shkup – Beograd – Podgorica – Prishtina – Sarajevë – Zagreb, 11.12.2020.
Shoqata e Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata e Gazetarëve të BH
Shoqata e Gazetarëve Kroatë
Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë
Sindikata e Mediave të Malit të Zi