CRD publikon studimin mbi lirinë e internetit në Ballkanin Perëndimor
Civil Right Defenders (CRD) ka publikuar raportin e studimit të thelluar mbi gjendjen e lirisë së internetit për vendet a Ballkanit Perëndimor: Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe Shqipëri. Ai siguron një përmbledhje krahasuese e treguesve specifike sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe zhvillon një seri rekomandimesh për qeveritë e këtyre vendeve për të përmirësuar gjendjen e lirive të qytetarëve në internet.
“Një studim i tillë është i nevojshëm për të identifikuar zonat më problematike në secilin vend dhe në të njëjtën kohë për të analizuar rreziqet që janë të zakonshme për qytetarët në të gjithë rajonin. Kjo qasje gjithëpërfshirëse është thelbësore për të siguruar që rekomandimet janë praktikisht të zbatueshme dhe me rëndësi kritike për të ardhmen e lirive të internetit në Ballkanin Perëndimor.” thuhet në raportin e CRD-së.
(Për të lexuar raportin e plotë kliko këtu.)
Sipas përmbledhjes, nëShqipëri ndryshimet në kornizën ligjore në lidhje me median në kanë parashikuar regjistrimin e mediave online dhe policimin e përmbajtjeve të lajmeve, me gjoba potencialisht shumë të mëdha dhe gjithashtu me mbylljen e mundshme të faqeve të internetit.
Rasti Shqiptar:
MJEDIS MUNDËSUES PËR LIRINË E INTERNETIT
Ndryshimet në kornizën ligjore në lidhje me median në Shqipëri parashikuan regjistrimin e mediave online dhe policimin e përmbajtjeve të lajmeve, me gjoba potencialisht shumë të mëdha dhe gjithashtu me mbylljen e mundshme të faqeve të internetit.
E DREJTA E LIRISË SË SHPREHJES
Interneti në Shqipëri është mjaft i shtrenjtë dhe nuk ka masa për të siguruar një shpejtësi interneti të pranueshme me çmime të pranueshme. Shpejtësia e Internetit në Shqipëri është e ulët (nga 1 Mbps deri në 8 Mbps në lidhjet në shtëpi) dhe çmimi varion nga 10 euro në muaj deri në 100 euro në muaj për shpejtësi më të larta.
LIRIA E MEDIAS Disa media online në Shqipëri pretendojnë se përmbajtja e tyre në internet po censurohet dhe hiqet edhe nga faqet e tyre në Facebook.
SIGURIA E GAZETARËVE Gazetarët dhe punonjësit e mediave në Shqipëri kanë parë presione të shumta që vijnë nga instancat më të larta të qeverisë. Shpesh ata përballen me kërcënime dhe janë viktima të sulmeve.
E DREJTA PËR JETË PRIVATE DHE FAMILJARE
Ndryshimet e fundit të ligjit shqiptar për përgjimin dhe Kodit të Procedurës Penale krijojnë më shumë hapësirë për përgjimin e komunikimit.