Mbyllet trajnimi i grupit të gjashtë të gazetarëve të rinj
Përfundoi trajnimin grupi i 6-të i gazetarëve të rinj, të cilët u trajnuan gjatë punës për probleme të etikës. Ky projekt parashikon që brenda 2 vitesh të trajnohen 72 gazetarë të rinj të cilët punojnë aktualisht në media online, të trajnohen për punën e tyre të përditshme në mënyrë që të përmirësohen standardet etike në mediat ku punojnë. Tre gazetarët e grupit të gjashtë punojnë në Gazeta-shqip.com, Liberale.al dhe Fjala.al.

Trajnimi me grupin e gjashtë të gazetarëve
Gjatë diskutimit rëndësi ju dha lajmeve të raportuara mbi përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. Gazetarët në këtë rast hasin vështirësi në sigurimin e informacioneve të saktë mbi numrin e të prekurve.

Gazetari me përvojë të gjatë në gazetari, Alfred Lela dhe eksperti i etikës, Mark Marku
Pothuajse me të gjitha grupet fillimi i trajnimit nis me një numër shkeljesh rreth 15-20 shkelje për javë ndërsa në fund të trajnimit numri i shkeljeve shkon duke u reduktuar në pothuajse zero. Trajnimi zgjati 4 javë dhe puna e gazetarëve u vlerësua nga gazetari me përvojë të gjatë në media, Alfred Lela dhe eksperti i etikës Mark Marku duke dhënë këndvështrimet e tyre. Qëllimi i trajnimit në bashkëpunim me ambasadën holandeze është nxitja e debatit mbi etkën në media me grupin e punës së gazetarëve.