KSHM nis krijimin e nje baze te dhenash per shkeljet e kodit
Këshilli i Mediave Shqiptare nisi procesin e krijimit të një baze të dhënash mbi shkeljet e kodit të etikës për ta vëne atë online në dispozicion te publikut. Kjo është hera e pare qe krijohet nje databaze i tille.
Baza e të dhënave do të përmbajë gjetjet nga një proces monitorimi që po kryeht prej nje viti ne KSHM. Qellimi i krijimit te ketsaj databaze është që të rritet ndërgjegjësimi i publikut mbi nivelet e larta të shkeljes së kodit të etikës në Media Media dhe mbi faktin se vetë-rregullimi funksionon vetëm nëse publiku është i përfshirë në mënyrë aktive në këtë proces. Publiku mund të ketë akses në bazën e të dhënave përmes një sistemi kërkimi që do të kategorizohet sipas artikujve të Kodit të Etikës.
Krijimi i kësaj baze të të dhënave është bërë e mundur në kuadër të projektit “Drejt përmirësimit të marrëdhënieve të punës dhe profesionalizmit në një prej gazetarëve” (IJF).