Tag Archive for: osfa
Në redaksinë e NEWS24: pikëpyetje etike mbi identitetin e fëmijëve
/in LajmeKSHM zhvilloi sot një vizitë në redaksinë e News24, një prej televizioneve informative më të vjetër në vend, si pjesë e turit të redaksive të mediave shqiptare. Kjo vizitë ishte e para në një redaksi televizive, dhe për më tepër, një redaksi e cila “ushqen” me lajme shumë portale e gazeta.
Biseda përfshiu ngjarjet e fundit që lidhen me etikën në vend, gjendjen e gazetarëve, përgjegjësinë për gazetarinë joetike të pronarëve.
Në bisedë u trajtua çështja etike nëse duhet mbrojtur identiteti i fëmijës në lajme, nëse jeta e tij varet nga ky lajm. Në redaksinë e News 24 kishte raste kur prindërit e fëmijës kërkojnë ndihmën e publikut për të mundësuar shërimin e fëmijëve të sëmurë, por, për të krijuar besueshmëri mbi këto raste dhe për të ngacmuar empatinë dhe angazhimin e qytetarëve, gazetarët e redaksisë janë të detyruar ta zbulojnë imazhin e fëmijës. Pedagogu Mark Marku, ekspert i etikës, u shpreh që jeta e fëmijës është më e rëndësishmja, dhe shkeljet etike (si moszbulimi i identitetit të fëmijës) mund të anashkalohen me qëllim mbrojtjen e jetës.
Gazetarja Klodiana Lala vuri në dukje cilësinë në rënie të redaksive, ku punësohen gazetarë të papregatitur e të palexuar.
Në raport me “kasetat e gatëshme” që prodhohen nga Bashkia, Qeveria e partitë politike, dhe që transmetohen nga televizionet pa u verifikuar si lajme, gazetarët u shprehën se ky është problem i shkaktuar nga pronarët dhe që gazetarët kërcënohen me “heqjen e bukës”. Pavarësisht, KShM u shpreh se profesioni i gazetarit është të bëjë rezistencë në rast se pronarët e kryeredaktorët tentojnë t’u shtrembërojnë raportimin, t’i detyrojnë të prodhojnë raportime joetike ose t’u bëjnë presion që u heq pavarësinë.
Gazetarët e NEWS 24 ishin shumë të interesuar të bashkohen në luftën kundër ligjit për median, një ligj që ka si synim kontrollin e mediave nga Qeveria përmes AMA’s, duke përdorur gjoba e sanksione për çështje etike.
Vizitat në redaksitë, mbështetur nga projekti për mediat nga OSFA, do të vijojë në javët e ardhëshme në redaksi të tjera mediatike shqiptare.
Mundesuar Nga
ALBANIAN MEDIA COUNCIL
Rruga e Kavajes, Nr. 5, Sh. 1, Ap. 4
Tirana, Albania
Telephone: 00355 69 20 93 216