Shkeljet e Etikës në Rastin e të Miturës nga Kavaja
/in Lajme, VëzhgimeKëshilli Shqiptar i Medias reagon me shqetësim nga mënyra sesi po paraqitet në media rasti i të miturës nga Kavaja.
Në rastin në fjalë një pjesë e madhe e medias ka shkelur disa nene të kodit të Etikës gjatë pasqyrimit të ngjarjes.
SË PARI,
media nuk duhet të kishte raportuar emrin dhe foton e shkollës dhe detaje të tjera që mund të identifikojnë të miturën. Kjo është shkelje jo vetëm e Kodit të Etikës, por dhe eligjit shqiptar*.
SË DYTI,
disa media po publikojnë lajme të pakonfirmuara duke iu referuar (siç shkruhet) deklaratave të Policisë së Shtetit sikur “ngjarja nuk është përdhunim”. Në asnjë rast nuk është cituar se kush nga Policia e Shtetit e ka dhënë këtë “deklaratë”. Publikimi i burimeve pa emër, është abuzim, sidomos në çështje sensitive si kjo, dhe shkelje flagrante e Kodit të Etikës që kërkon që informacioni të jetë i verifikuar e i saktë.
SË TRETI,
disa media po publikojnë detaje të jetës intime të së miturës. Përderisa në të është e përfshirë një e mitur, jeta e saj intime nuk duhet në asnjë mënyrë të publikohet. Aq më tepër kur prejardhja e këtij informacioni është e paditur. Asnjë media nuk ka publikuar se cili është burimi zyrtar i këtij informacioni. Kjo përbën shkleje flagrante të etikës së gazetarit.
SË KATËRTI,
Në shumë artikuj faktet po përzihen me opinione. Përveçse gazetari duhet të ndajë qartë faktin nga opinioni, në rastin konkret, duke qenë se kjo është një çështje penale që përfshin të mitur media nuk mund të publikojë opinione apo gjykime mbi të miturit e përfshirë.
Gjithashtu, duhen shmangur titujt abuzivë që nuk reflektojnë brendinë e ngjarjes. Përveç medias online, edhe në programet televizive duhet shmangur komentet dhe opinionet mbi detajet intime të kësaj ngjarjeje, përderisa ato kanë të bëjnë me jetën e një ose disa të miturve aq më tepër kur informacioni që qarkullon është abuziv dhe i pasaktë.
SË PESTI,
Mediat duhen të moderojnë në mënyrë rigoroze komentet e lexuesve në faqet online, sidomos ato me natyrë denigruese ndaj të miturës.
Këshilli Shqiptar i Mediave i kërkon mediave partnere por dhe mediave të tjera që të heqin nga publikimi urgjentisht materialet që përmbajnë shkeljet më sipër.
Këshilli Shqiptar i Mediave i kërkon Policisë së Shtetit e Prokurorisë të ndalojnë dhënien e detajeve jo relevante mbi ngjarjen (si psh detajet intime) dhe të marrë masa ndaj punonjësve të vet që nxjerrin fshehurazi informacione të tilla.
Shkeljet e Kodit të Etikës, Maj 2018
/in Vëzhgime[table id=8 /]
Shkeljet e Kodit të Etikës, Prill 2018
/in Vëzhgime[table id=7 /]
Shkeljet e Kodit të Etikës, Mars 2018
/in Vëzhgime[table id=4 /]
Shkeljet e Kodit të Etikës, Shkurt 2018
/in Vëzhgime[table id=3 /]
Shkeljet e Kodit të Etikës, Janar 2018
/in Vëzhgime[table id=1 /]
Shkeljet e Kodit të Etikës, Nëntor 2017
/in Vëzhgime[table id=5 /]
Shkeljet e Kodit të Etikës, Tetor 2017
/in Vëzhgime[table id=6 /]
Mundesuar Nga
ALBANIAN MEDIA COUNCIL
Rruga e Kavajes, Nr. 5, Sh. 1, Ap. 4
Tirana, Albania
Telephone: 00355 69 20 93 216