Lançimi publik i Bordit të Etikës dhe sajtit të kshm.al

Në datën 7 Qershor, Këshilli Shqiptar i medias,  gjatë një tryeze diskutimi me gazetarë, media, organizata të shoqërisë civile, partner ndërkombëtarë dhe grupe të interesit lancoi në Hotel Tirana International Bordin e Etikes të ngritur pranë këtij këshilli dhe portalin e ankesave për publikun.  Hapjen e përshëndetën zv/Kryetarja e Parlamentit znj. Vasilika Hysi, Kryetarja e Komisionit të Mediave znj. Albana Vokshi, Ambasadorja e BE-së znj. Romana Vllahutin dhe shefi I zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë z.Claus Neukrich.

Në takimi e mbështetur nga KiE u shpalos gjithasht edhe strategjia e këshillit për nxitjen e vetë-rregullimit në media. Edhe një herë, vetërregulimi u theksua si rruga e vetme për të vendosur rregull në  kaosin që ekziston në media dhe për të vënë në fre shkeljet e pakontrolluara të Kodit të Etikës.

Nenkryetarja e parflamentit Znj. Vasilika Hysi dhe kryetarja e komisionit per mjete te informimit znj. Albana Vokshi pershendeten inisiativen duke shprehur nevojën për mekanizmat rregulles si edhe mbeshtjetjen per inisiativa ligjore që mbështesin punën e këshillit

Ambasadorja e Delegacionit të Eu, Znj. Romana Vllahutin the se “Gazetaria e mirë ka të bëjë me përgjegjësinë për ta përdorur lirinë e shprehjes për të thënë vetëm të vërtetën. Duke iu drejtuar gazetareve te pranishem ajo the se “Ndryshimi drejt gazetarisë etike dhe të bazuar në fakte duhet të vijë nga ju, në praktikën e përditshme të punës suaj”.

Kreu i Zyrës se Kie e mirëpriti këtë hap të rëndësishëm të profesionistëve të medias drejt një gazetarie më etike duke zgjedhur vetë-rregullimin si një mënyrë për median që të përmbushë përgjegjësitë e saj dhe të mbajë besimin e publikut.

GJatë takimit u prezantua bordi i etikës i ngirtur pranë këshillit që përbëhet nga figura publike, profesionistë dhe njërëz të mediave të cilët nëpërmjet një mekanimi të pavarur do të mundësojnë zgjidhjen e ankesave që përfshijnë gazetat, revistat, faqet e internetit dhe media të tjera digjitale, duke i dhënë prioritet lirisë së shprehjes dhe interesit publik.

Këshilli i Medias është një organizatë që promovon standardet më të larta profesionale si mënyra e vetme për të siguruar lirinë e shprehjes.