SHQETËSIM MBI SULMIN E KRYEMINISTRIT RAMA NDAJ BIRN
KSHM reagon me shqetësim ndaj sulmit të Kryeministrit, z. Edi Rama ndaj BIRN, në lidhje me titullin e shkrimit “Edi Rama: SPAK ka dalë nga shinat, Veliaj nuk do të shkarkohet”
Reagimi i z. Kryeministër, ku ndër të tjera e konsideron median BIRN si “frëngji”, përbën, në frymën e tij një tjetër formë denigrimi ndaj mediave, këtë radhë duke tentuar të diktojë titujt e artikujve.
Titujt e artikujve janë të shkurtër, dhe në asnjë media botërore nuk citohet në titull një fjali e gjatë dhe e përbërë, por reduktohet në thelbin e saj, siç dhe BIRN ka bërë.
Sa për shembull krahasues, fjalinë e Presidentit Trump, “They (Ukraine) may make a deal, they may not make a deal. They may be Russian someday, or they may not be Russian someday,” të gjitha mediat botërore e përcollën me titullin: trump thotë se “Ukraine will become russian someday”.
Gjithsesi, në rast pakënaqësie nga mbulimi mediatik, z. Kryeministër ështël i ftuar t’i reklamojë ankesat pranë Bordit të Ankesave të Aleancës për Media Etike dhe Këshillit të Medias për të gjetur drejtësinë e munguar.