Këshilli Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin me gazetarë për etikënnë media dhe vetërregullimin
Në datat 24 Nëntor deri në 14 Dhjetor, Këshilli Shqiptar I Medias organizoi pesë sesione trajnimi me gazetarë.


Trajnimi pati si qëllim forcimin e kapaciteteve të gazetarëve shqiptarë, për të punuar sipas standardeve ndërkombëtare të etikës së gazetarisë dhe njohjes së procesit të vetërregullimit në media.
Pjesë e trajnimit ishin 10 gazetarë të cilët nën drejtimin e trajnerëve z. Mark Marku dhe z. Dorian Matlija dhe në mentorimin e znj. Rashela Shehu u njohën më nga afër me procesin e vetërregullimit si dhe me mënyrën se si zbatohet etika në raportime të ndryshme.
Gazetarët në fund të trajnimit prezantuan dhe diskutuan artikujt e tyre.
Trajnimi u organizua me mbështetjen e UNESCO-s në kuadër të projektit “Building Trust in Media in South East Europe: Support to Journalism as a Public Good”.