Bordi i Etikës VENDIM Nr.27
Ankuesi: Historia ime dhe Aleanca LGBT
Kundër: Newsbomb.al
Linku i artikullit objekt ankimi: https://newsbomb.al/te-hiqet-fjala-nene-debat-ne-studio-moderatorja-tafani-i-kthehet-xheni-karajt-une-jam-grua-dhe-nene-ti-e-degjeneron-shoqerine/
Bordi i Etikës së Aleancës për Media Etike pasi shqyrtoi ankesën me anëtarët e Bordit të pranishëm në mbledhje, Prof. Assoc. Dr. Mark Marku, av. Dorian Matlija, Alice Taylor, Klodiana Kapo, Lorin Kadiu
KONSTATOI
- Artikulli ka pasaktësi në citimin e burimit, që paraqet shkelje etike. Referimi sikur “Organizatat dhe komunitetet LGBTI kërkojnë që fjala “nënë” të hiqet dhe të zëvendësohet me “prindi që lind””, është i pasaktë, i pavërtetë dhe keqinformues.
- Nxjerrja e artikullit jashtë kontekstit dhe gjuha tendencioze e përdorur sjell nxitje të krimit dhe të dhunës ndaj komunitetit LGBT.
- Pavarësisht se artikulli mund t’i referohet një artikulli, strishe televizive, apo postimi nga një medie tejtër, media që e ri-publikon apo e citon atë duhet të mbajë përgjegjësi nëse citon burime të gabuara e të paverifikuara.
Për këto arsye, Bordi
VENDOSI:
- Përsa i përket artikullit objekt ankimimi, media duhet të ndryshojë titullin dhe atë pjesë të përmbajtjes ku gabimisht raporton që Organizatat dhe komunitetet LGBTI kërkojnë që fjala “nënë” të hiqet dhe të zëvendësohet me “prindi që lind”, sipas citimit të saktë që gjendet në videon e emisionit.
- Të rishikohet emërtimi “Psikologe” për të ftuarën Lekli, që sipas deklarimit dhe nga Urdhri i psikologut nuk bën pjesë në këtë komunitet.
- T’i rekomandohet medias online Newsbomb.al të tregohet më e kujdesshme në raportim mbi ngjarje të komunitetit LGBTQ+, për moskrijimin e konflikteve të panevojshme mbi çështje sensitive të këtij komuniteti.
Anëtarët prezentë:
Mark MARKU
Dorian MATLIJA
Alice TAYLOR
Klodiana KAPO
Lorin KADIU
Votuan pro: Mark Marku, Dorian Matlija, Alice Taylor, Klodiana Kapo, Lorin Kadiu
Votoi kundër: Asnjë