Policia bullgare ka përdorur dhunë ndaj qytetarëve dhe punonjësve të medias që po mbulojnë protestat e vazhdueshme anti-qeveritare

Qytetarët e Sofjes dolën më 2  shtator në rrugë për të protestuar kundër korrupsionit dhe abuzimit të pushtetit. Të pakënaqur nga qeverisja nën udhëheqjen e Bojko Borisovit dhe Kryeprokurorit Ivan Geshevit, ata kërkuan dorëheqjen e saj. Sipas raporteve nga dëshmitarë okularë, policia përdori dhunë të tepruar kundër protestuesve, gazetarëve dhe punonjësve të medias, diçka që po shihet gjithnjë e më shumë në Evropë.

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias tha se policia përdori gazi lotsjellës pa dallim kundër gazetarëve nga media të ndryshme që mbulojnë protestat. Si rezultat, shumë punonjës të medias kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Gazetarët dhe punonjësit e medias luajnë një funksion jetësor kur mbulojnë protestat publike, duke siguruar që kontrolli i pavarur t’u sigurohet të gjitha lëvizjeve dhe duke përforcuar rëndësinë e së drejtës themelore për të protestuar dhe mbledhjen e lirë. ECPMF u bën thirrje autoriteteve Bullgare që të hetojnë tërësisht dhe në mënyrë transparente të gjitha rastet e raportuara të përdorimit të tepruar të forcës kundër gazetarëve dhe t’i sjellë ata para akteve të dhunës para drejtësisë.”

Gazetari i pavarur Dimitar Kenarov u tërhoq zvarrë nëpër trotuar, u shkelmua në fytyrë dhe kokë, iu dëmtua kamera. Pavarësisht se ai e identifikoi veten vazhdimisht si gazetar dhe kishte një shenjë të qartë të dukshme “SHTYP” në maskën e tij, por kjo u injorua nga autoritetet. Ai u prangos në tokë për orë të tëra para se të dërdohej në një stacion policie ku mori një paralajmërim dhe më pas u la i lirë.

Të njëjtin skenar hasi dhe Shqipëria në fillim të këtij viti, policia përdori forcë kundër gazetarëve që raportonin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe protestat e shumta që u organizuan më para në mbrojtjen e tij. Disa gazetarë u sulmuan dhe u ndaluan ndërsa pasqyronin ngjarjen. Gjithashtu, gjatë protestave anti-qeveritare të vitit 2019 u përdor gazi lotsjellës kundrejt qytetarëve si dhe gazetarëve që raportonin nga terreni duke  shkaktuar incidente. Dyshohet se policia kishte sulmuar punonjësit e medias.