KSHM prezanton studimin Shkeljet e etikës në median online

Ditën e sotme, Këshilli  Shqiptar i Medias prezantoi studimin e tij  për monitorimet kryera gjatë periudhës dhjetor 2019 – mars 2020 në lidhje me shkeljet e etikës në median online, realizuar me mbështetjen e Bashkimit Europian.

Eventi u mbajt në platformën online Zoom ku morën pjesë profesorë të gazetarisë, ekspertë të etikës dhe gazetarë.

Në fjalimin hapës Kryetari i KSHM-së, Koloreto Cukali shpjegoi punën e bërë nga monitorimi për t’i lënë fjalën gazetarit me eksperiencë të gjatë në gazetari, Alfred Lela për të prezantuar studimin.

Në pjesën e dytë të evenit dy profesorër e gazetarisë, Artan Fuga dhe Mark Marku shprehën analizën etyre për t’i dhënë një shpjegim të dhënave të studimit.

Ato tregojnë se operatorët do ta paguajnë cilësinë e dobët me largimin e audiencave! Çka do i vendosi edhe më shumë nën varësinë e privilegjeve të marra nga qeveria, pra do i degradojë edhe më tepër se sot! Se publiku e ka të përqendruar vëmendjen në disa media kurse të tjerat kanë klikime, por jo edhe aq publik real. Se ka një çarje mes asaj që mësohet në shkollë dhe etikës të profesionit në punë. Dhe se shkaku i shkeljeve etike rezulton që kryesisht të vijë nga komandimi i informacionit prej politikës – u shpreh Fuga.

Më poshtë gjenden studime të kryera nga Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit, të cilat i ndau profesor Fuga, për të pasur një panoramë më të gjerë sesi ndikojnë në shkeljet etike të hasura në gazetari.

 

Për të lexuar studimin e plotë kliko  Shkeljet e etikës në median online