Një falenderim për “Venecian”

Këshilli Shqiptar i Medias, dëshiron të falenderojë Komisionin e Venecias për ndihmën e jashtëzakonshme që i ka dhënë shoqërisë shqiptare, komunitetit të mediave e të gazetarëve si dhe kauzës së lirisë së fjalës, me raportin e vet mbi të ashtuquajturën Paketa Antishpifje.

KSHM vëren me kënaqësi se në raportin e tij, Komisioni, përveç konfirmon në mënyrë të patjetërsueshme problemet e ngritura nga KSHM dhe komuniteti i shoqatave, gazetarëve e mediave, kishte arritur të detektonte edhe probleme të tjera madhore në këtë ligj kundërthënës për lirinë e fjalës e të informacionit.

KSHM, uron që Qeveria shqiptare të analizojë e të lexojë siç duhet dokumentin, për të kuptuar që problemet me këtë ligj nxjerrin në pah dhe probleme të tjera të lidhura, si psh pavarësia dhe pa-anshmëria e AMA-s, çka kërkojnë vullnet politik të qeverisjes për ta rehabilituar.

KSHM, pret që pas Qeveria shqiptare të braktisë përfundimisht planet për të arnuar këtë projekt dhe të arrijë të lexojë drejt konkluzionet e Komisionit, që problemet dhe dëmet e ligjit janë shumë më të rënda sesa përfitimet e perceptuara prej tij.

Së fundi, Kshm dëshiron të përgëzojë e falenderojë mediat anëtare të Aleancës për Media Etike, kolegët gazetarë, shoqatat e organizatat shqiptare e të huaja, partnerët ndërkombëtarë që luftuan apo mbështetën në mënyrë sistematike rezistencën ndaj këtij ligji regresiv për lirinë e fjalës e të medias.

Eleminimi i këtij ligji është një shtysë më e fortë për të finalizuar procesin e vetërregullimit të nisur në fillimi të vitit me mbështetjen e BE-së, por ët ndërprerë nga pandemia. Mekanizmat vetërregullues të Aleancës për Media Etike do të jenë operative brenda shtatorit duke sjellë një ndryshim cilësor në raportimin etik dhe mundësitë e ankimimit nga qytetarët.