KShM u ftua në prezantimin online të studimit mbi pedofilinë nga MediaLook

Këtë të hënë satfi i KShM-së u ftua që të merrte pjesë mes gazetarësh dhe studentësh  në prezantimin online të studimit cilësor  “Krimet seksuale me të mitur: Një qasje e re për pedofilinë!” organizuar nga nga MediaLook

Pjesë e panelit ishin drejtori i Qendrës Shqiptare MediaLook, Dr. Elvin Luku, akademiku Artan Fuga, gjyqtarja pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Atalanta Zeqiraj, pedagogia e Fakultetit të Mjekësisë, Dr. Anita Pilik si dhe studuiuesi i medias, Dr Hasan Saliu.

Në qasjen e tij Luku u shpreh se sisitemi shqiptar  i drejtësisë nuk është i përgatitur për të trajtuar rastet e pedofilisë dhe se qytetet më të rrezikuara janë Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Korça.

“Sistemi i drejtësisë është i papërgatitur për të trajtuar problematikën e pedofilisë. Vetëm në 1 nga 151 vendime për krime seksuale me të mitur nën 14-vjec në 10-vitet e fundit përmendet termi “pedofili” dhe është kryer ekspertim për të diagnostikuar atë, por nuk është dhënë asnjë dënim plotësues për trajtim mjekësor të tyre (neni 60/11), pavarësisht se 25% e tyre janë konfirmuar nga organet e hetimit si recidivistë.

Nga 98 abuzuesit seksual që kanë rifituar lirinë asnjë prej tyre nuk është identifikuar nga drejtësia si pedofilë e nuk i është nënshtruar mjekimit të detyruar duke u kthyer në kërcënim për fëmijët. Qytetet më të rrezikuara janë Tirana, Durrësi, Elbasani e Korça ku banojnë 61 pedofilë. Nga këta, 41 kanë kryer veprën e marrëdhënieve seksuale me të mitur, 8 prej të cilëve me dhunë. Në Tiranë ka 2 policë për gjurmimin e 48 pedofilëve të lirë.” tha drejtori i Qendres Shqiptare MediaLook, Dr. Luku.

Një pikë tjetër që ju kushtua rëndësi  gjatë diskutimit ishte dhe ruajtja e një e etike nga media në lidhje me zbulimin e identitetit të abuzuesit. Sipas gjyqtares Zeqiraj duhet ruajtur një balancë mes interesit publik dhe të drejtës së ruajtjes së privatësisë.

“Rekomandohet krijimi i një regjistri elektronik për autorët e krimeve seksuale duke i profilizuar ato me kategori sipas rrezikshmërisë. Mbikëqyrja nga ana e Policisë Vendore përmes dosjeve të gjurmimit duhet të plotësohet nga një program riintegrimi të tyre në shoqëri duke përfshirë në këtë proces dhe Shërbimin e Provës, sikurse ndodh në vendet e zhvilluara. Ky informacion do të ndihmonte që vendimet penale të mos kenë vetëm karakter ndëshkues por dhe rehabilitues.” u shpreh Atalanta Zeqiraj

Pjesë e fundit e diskutimit ishin rastet e abuzimeve seksuale me të mitur në rajonin e KosovëS të prezantuar nga gazetari dhe studiuesi i medias, Dr. Hasan Saliu

“Fëmijët në Kosovë janë në kontakt të vazhdueshëm me përmbajtjet seksuale në internet dhe rrjetet sociale. Rreth 29% për qind e të miturve dhe fëmijëve të moshës 11-16 vjeç kanë parë të paktën dy herë në javë imazhe me përmbajtje seksuale në Kosovë në 12 muajt e fundit.” tha Dr. Saliu.

 

Të dhënat e plota të studimit mund t’i gjeni këtu.