Takim për etikën në redaksinë e gazetës Dita

Këshilli Shqiptar i Medias zhvilloi këtë të mërkurë takimin e radhës në redaksinë e gazetës Dita. Pjesë e diskutimit ishin gazetarët e medias online dhe ata të gazetës print ku u bisedua për etikën në media si dhe për krijimin e Aleancës për Median Etike.

Ekspertët e etikës së KSHM, në një takim me gazetarët në redaksinë e gazetës DITA. Në të majtë, Entela Resuli, një nga “veteranet” e gazetarisë së terrenit.

Gazetarja Entela Resuli ngriti problemin e të drejtës së autorit si një nga shqetësimet më të mëdha të gazetarisë. Sipas Resulit, mediat jo vetëm kopjojnë, por nuk vendosin as emrin e autorit apo të portalit të cilit e kanë marrë. Kopjim pas kopjimi, nëse media e parë e vendos emrin, media e dytë që e merr kopjimin nuk e vendos në artikull.

Duhet theksuar se Entela Resuli është nga të paktat gazetare të cilat dalin në terren për të raportuar për media online.

Ndërsa gazetari Xhevdet Shehu ndërhyri për të vënë në dukje një problem tjetër si moderimi i komenteve. Sipas tij nëse do të kishte një ligj të medias specifik për monitorimin e komenteve, jo vetëm për përmbajtjen pasi pjesa më e madhe e komenteve

Chief Editor of Dita, Adrian Thano deabting about the self-regulation intiative AEM

Kryeredaktori i Gazetës Dita, Adrian Thano, duke diskutuar për inisiativën e vetërregullimit, AME

janë shumë negative. Reagimi i publikut është agresiv, ofendues dhe intimidues ndaj gazetarëve.Ky problem është shqetësues për gazetarët e rinj të cilët të indimiduar prej komenteve denigruese që marrin detyrohen që të vetëcensurohen nga frika e linçimit që u bëhet online. Pra, mediat duhet të bihen dakord mes tyre për moderimin e komenteve.

Kryeredaktori i gazetës Dita, Adrian Thano gjykoi vetërregullimi  se është në lëvizje dhe në mbrojtje të gazetave, prandaj gazeta Dita është nga të parat që e ka përqafuar vetërregullimin. Ai beson se në këtë mënyrë duke u vetërregulluar për standardet etike do të ndihmojë secilën nga gazetat që të përparojë më shumë. Vizitat në redaksi kanë qenë pjesë e mbështetjes për medias nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur, i cili që prej fillimit ka qenë një ndër mbështetësit më të fortë të vetërregullimit në media.