ECPMF dënon ligjin anti-shpifje
Në një postim zyrtar në twitter, ECMPF – European Centre for Press and Media Freedom dënon aprovimin e ligjit anti-shpifje:
#Shqipëri: Ne i dënojmë ndryshimet e ligjeve për media të cilat sapo u aprovuan nga Kuvendi i Shqipërisë. Ndryshimet kozmetike të bëra në minutat e fundit nuk i adresojnë të gjitha shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe Znj. Dunja Mijatovic.
Ne i kërkojmë presidentit që të mos i dekretojë ndryshimet ligjore sepse ato do të cënojnë lirinë e medias në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë të mbështesim gazetarët dhe aktivistët në Shqipëri.