Znj. M.Gj. – ndaj portalit JOQ.al, 1 mars 2019

media: joq.al

Titulli i artikullit: Foto me diçiturë
Data e publikimit të fotos: 18 janar 2019
Lidhje reference: nuk ka

Ankuesi: znj. M.Gj.

Përshkrimi i ankesës:

Jam fotografuar në ambientet e punës dhe fotoja ka përfunduar në faqet e JOQ.al me diçiturën: “[…] te Spitali i Traumës. Një doktoreshë që po viziton pacienten dhe ndërkohë mendjen te telefoni… duke folur e duke bërë gjilpërë…”.

E vërteta është tjetër, deklaroj se jam telefonuar nga mjeku i shërbimit në lidhje me shërbimin e pacientit.

Shkelja e prezumuar: Ndryshim konteksti në të cilin është përcjellë imazhi im në publik si abuzim me detyrën kur në fakt është realizuar për qëllime komunikimi profesional.

VENDIMI I BORDIT

Nenet e Kodit të shkelura:

Neni 7. Përgjegjësia Para Publikimit.

Përpara publikimit të një komenti, apo një letre për redaktorin, që përmban akuza të rënda kundër një pale të tretë, redaksia apo redaktori duhet të investigojë nëse ka baza për këto akuza. Po ashtu, palës së akuzuar i duhet dhënë mundësia për t’u përgjigjur.”

REKOMANDOJMË që zonjës t’i jepet mundësia që të shprehet. Foto të ribotohet bashkë me reagimin e të prekurës. Ajo duhet të ketë të drejtën e përgënjeshtrimit në të njëjtën fashë orare me të njëjtën hapësirë.

Anëtarët e Bordit të pranishëm në mbledhje: av. Dorian Matlija, av. Enio Haxhimihali, Dr. Mark Marku, Agim Baçi.