Njoftim për Media: Mbi sulmin me armë ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lala
Këshilli Shqiptar i Medias dënon me forcë sulmin me armë ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lala.
Këshilli iu kërkon instancave të shtetit, Kryeministrit, Presidentit, Prokurorisë e Gjykatave, që mbështetjen e dhënë me fjalë ta tregojnë qartë me vepra, duke zbardhur të gjitha detajet që shtynë në këtë sulm të paprecedent.
Komuniteti i gazetarëve nuk do të mund të ndjehet kurrë i sigurt nëse nuk vendosen para përgjegjësisë fajtorët.
Këshilli i Medias iu bën thirrje gjithashtu të gjithë aktorëve publike që t’i japin fund gjuhës inflamatore që nxit dhunën ndaj njerëzve të medias. Është kjo gjuhë që vazhdon prej kohësh që ka krijuar një mjedis mediatik vulnerabël ndaj kërcënimeve e shantazheve.
Liria e shprehjes dhe e shtypit është e garantuar me Kushtetutë dhe ne nuk duhet të reshtim së kërkuari këto garanci për median dhe shoqërinë.
Lexo artikullin në Politiko.al