Njoftim për media: Mbi dhunën e raportuar ndaj gazetarëve të Top Channel në Bajram Curri
Tiranë, 14 Korrik 2018, – Këshilli Shqiptar i Medias dënon dhunën e raportuar sot kundër gazetarëve të Top Channel, të cilët janë sulmuar në Bajram Curr, ndërsa kryenin xhirime dhe investigonin ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Valbonë.
E ngritur si nje organizate në mbrojtje të lirisë dhe etikës së Medias, Këshilli e sheh me shqetësim kur liria e raportimit dhe investigimit të gazetarëve cënohet dhe etika e një komunikimi civil e korrekt shkelet.
I bëjmë thirrje Policise së Shtetit dhe Prokurorisë të hetojë me shpejtësi dhe të konkludojë me korrëktësi mbi ngjarjen e ndodhur në Bajram Curr.
I bëjmë thirrje gjithashtu organizatave të mbrojtjes së gazetarëve të ngrenë zërin kundër cdo dhunimi etik, fizik dhe profesional të punonjësve të medias.