Tryezë diskutimi për të drejtën e autorit në median online
Këshilli Shqiptar i Medias organizoi tryezën e diskutimit për të drejtën e autorit në median online.
Këshilli Shqiptar i Medias organizoi sot tryezën e rrumbullakët “E drejta e autorit ne media dhe median on line”.
Kjo tryezë kishte si synim të nxiste një debat rreth sfidave me të cilat përballet e drejta e autorit dhe pronësia intelektuale në të ashtuquajturën media e re. Të ftuar në panelin e moderuar ngagazetari Alfred Lela, ishin AkademikuArtan Fuga, gazetarja Ilva Tare, Neritan Sejamini, drejtues i Exit.al dhe Brikena Kasmi, juriste e specializuar për të drejtën e autorit në media.
Koloreto Cukali, drejtori i Këshillit të Medias,theksoi see drejta e autorit është një pjesë e rëndësishme e etikës dhe e Kodit të Etikës së gazetarit.
Të pranishmit vlerësuan se lulëzimi i medias online, në Shqipëri ka krijuar mundësi të mëdha për komunikimin dhe shprehjen,por gjithashtu dhe një seri sfidash për të drejten e autorit dhe pronësinë intelektuale. Kjo e drejte ka pësuar një transformim të madh.
Alfred Lela, drejtues i Politiko.al foli për nevojën e hedhjes së hapave të pare, në atë që ai quajti portalosferë, një burim i pashmangshëm informacioni dhe ndikimi. Nëse ka nevojë për ndryshime duhet filluar nga nevojat më akute dhe ky është një ‘program’ që shmang vjedhjen pa kriter online”.
Juristja Brikena Kasmi foli për mungesën e legjislacionit që trajton median e re dhe nevojën e një vetërregullimi, detyrë që mund ta bëjë Këshilli i Medias.
Në përfundim të tryezës u hodh ideja e krijimit të nje grupimi mediash të reja që do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi me kritere dhe rregulla të rishpërndarjes së lajmeve, por edhe për të ruajtur standardet e gazetarisë së mirëfilltë si garanci për vetëregullimin në median e re.
Kjo tryezë u vlerësua nga të pranishmit si një hap i parë për procesin e gjatë dhe të komplikuar të funksionimit të mirëfilltë të medias së re.
Aktiviteti u bë i mundur falë një granti në kuadër tëprojektit tëpërbashkët rajonal tëBE/CoE “Përforcimi i Ekspertizës Gjyqësore për Lirinë e Shprehjes dhe Mediave në Evropën Juglindore (JUFREX)”.