Ankesë: Sula kundër Balkanweb
Titulli i artikullit: Pas Elbasanit, tjetër rast në Tiranë, një 35-vjeçar kafshohet nga tre qen te “Myslym Shyri”
Data e publikimit: 2018-05-02
Lidhje reference:
http://www.balkanweb.com/site/fotot-pas-elbasanit-tjeter-rast-ne-tirane-nje-35-vjecar-e-kafshon-qeni-te-myslym-shyri/
Përshkrimi i ankesës
Ky është një lajm i rremë dhe i sajuar nga propaganda e Bashkisë. Nuk ka qen të tërbuar dhe as të rrezikshëm në Myslym Shyri. ju lutem publikojeni dhe denonconi Balkan Web dhe gjithë mediat e tjera që janë vegël e propagandës. Faleminderit.
VENDIMI
Në mbledhjen e dt 19 qershor 2018, Bordi arriti në përfundimin që:
- Lajmi është i pasaktë dhe i paverifikuar. Burimet janë të paplota dhe të paqarta. Nuk qartësohet se cili Komisariat e ka dhënë burimin e informacionit.
- Lidhja mes ngjarjes dhe projektit të Bashkisë është PR i fshehtë që nuk ka lidhje me lajmin.
- Ka shkelje të nenit 1 të Kodit të Etikës, “Saktësia dhe Shkelja e Informacionit”:
“Gazetari duhet të verifikojë informacionin përpara botimit me qëllim që të sigurohet që është i saktë, i bazuar në faktedhe i besueshëm. Të gjitha të dhënat dhe informacionet i duhen nënshtruar shqyrtimit të kujdesshëm: qoftë kur ështëpërftuar nga burime njerëzore, qoftë nga dokumentet.”
dhe
“Media nuk duhet të çorientojë publikun. Media duhet të bëjë të qarta rastet kur janë përdorur tekste, dokumente, imazhedhe tinguj të manipuluar.”