“MATRA”: 72 gazetarë të rinj “etikë” me mbështetjen e Amabsadës Hollandeze

Ambasadorja Guusje Korthals Altes dhe Kryetari i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, nënshkruan marrëveshjen për fillimin e projektit “Vetë Rregullimi – Akti III”.

Ky projekt i ri është pjesë e MATRA-s, mbështetur nga Ambasada Hollandeze në Tiranë, me qëllim forcimin e vetë-rregullimit dhe përmirësimin e sjelljes etike në Shqipëri.

Në një kurs 2 vjeçar, 72 gazetarë të rinj, do të trajnohen në vendin e tyre të punës për të qenë gazetarë etikë.

Vetë-rregullimi, siç përcaktohet në shumicën e vendeve evropiane dhe politikat e BE-së, është e vetmja alternative e mundshme për të zgjidhur çështjet etike të mediave para se të shkohet në gjykatë. Kjo iniciativë ka për qëllim forcimin dhe rritjen e aftësive të Këshillit të Mediave Shqiptare për të promovuar vetë-rregullimin dhe gazetarinë profesionale në peizazhin e mediave shqiptare.