Klodiana Kapo
Këshilli Shqiptar i MediasAnëtare e Bordit të Etikës, Drejtore Ekzekutive e Qendrës Faktoje
Klodiana Kapo i është bashkuar skuadrës së “Faktoje” në pozicionin e Drejtoreshës Ekzekutive. Ajo vjen në këtë pozicion pas një eksperience trevjeçare si Menaxhere e Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimin në Organizatën Ndërkombëtare për fëmijë World Vision, ku së fundmi u vlerësuar nga zyra Globale, me çmimin “Global Brand Award”.
Znj, Kapo vjen në “Faktoje” pas një karriere 16 vjeçare në mediat më të njohura në vend ku ka raportuar kryesisht çështjet sociale e më konkretisht edukimin dhe sistemin arsimor, shëndetësinë, zhvillimin e rinisë, etj. Në karrierën e saj, Znj. Kapo ka punuar si gazetare në Top Channel (ku numëron dhjetëra dokumentarë dhe histori personale), ka pasur rubrikën e saj të përjavshme në gazetën “Shqip”, dhe ka punuar si kryeredaktore në Televizionin Publik Shqiptar.
Klodiana numëron ndërkohë edhe një sërë fushatash të suksesshme ndërgjegjësimi për organizata jo qeveritare lokale dhe ndërkombëtare, si dhe është bashkautore në dy libra.
Prof. Assoc. Mark Marku
Këshilli Shqiptar i MediasAnëtar i Bordit të Etikës, Publicist i Njohur dhe Pedagog
Prof.Asoc. Mark Marku është anëtar i Bordit të Etikës së Këshillit Shqiptar të Medias. Marku është përgjegjes në Departamentin e Gazetarise dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, UT. Është autor i një numri të madh shkrimesh. Mark Marku ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Elton Abilekaj
Këshilli Shqiptar i MediasAnëtar i Bordit të Etikës, Drejtor ekzekutiv, Dosja.al
Enton Abilekaj ka një eksperiencë të gjatë si në median e shkruar edhe në atë vizive. Ai e ka nisur punën në mesin e viteve ’90 në gazetat më në zë të kohës, ndërsa në vitin 1998 në moshën 23 vjeçare, mori drejtimin e informacionit të Televizionit Publik Shqiptar. Entoni më pas ka drejtuar gazetën “Koha Jonë” deri në vitin 2004. Në vitin 2005-2009, ka drejtuar informacionin në TV Alsat dhe nga viti 2011 deri në 2016-ën, drejtoi televizionin News24. Në vitin 2017, u emërua Drejtor Informacioni në televizionin Ora News. Aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Dosja.al
Av. Dorian Mantlija
Këshilli Shqiptar i MediasAnëtar i Bordit të Etikës, Drejtor Ekzekutiv, Qendra Respublika
Av. Dorian Matlija është një nga anëtarët e Bordit të Etikës pranë këshillit Shqiptar të Medias. Është diplomuar me titullin Jurist në vitin 1999, në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës. Aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i qendrës Res Publica ku më parë ka qenë dhe zv. Drejtor. Doriani ka shërbyer më parë si avokat në studio ligjore “Matlija” ndërsa në fillimet e karrierës së tij ka qenë jursit dhe më pas Drejtor i Drejtorisë juridike në Radiotelevizionin Shqiptar (2002-2005).
Lorin Kadiu
Këshilli Shqiptar i MediasAnëtar i Bordit të Etikës, Drejtor ekzekutiv i Qendrës Citizens Channel
Ka kryer studimet bachelor në Gazetari dhe Komunikim dhe ka një master shkencor (MSc) për Marrëdhënie me Publikun në Universitetin e Tiranës. Prej vitesh është angazhuar pranë një sëre mediash lokale dhe ndërkombëtare si gazetar, redaktor dhe trajnues në metodat inovative të gazetarisë. Aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Citizens Channel.
Peter Foxing
D justo,et dolor. Aen fringil modo ligula egean massa. onec pede justo, ula eget dolor. Aenean massa.
Autoriteti i Mediave Audiovizive | www.ama.gov.al |
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale | www.idp.al |
Avokati i Popullit | www.avokatipopullit.gov.al |
Instituti Shqiptar i Medias | www.institutemedia.org |
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve | www.cpj.org |
EthicNet – Etika e Gazetarisë | research.uta.fi/ethicnet/ |