- Media nuk duhet të shtrembërojë apo keqpërdorë deklaratat e bëra në kontekste të caktuara
- Media duhet të bëjë publik një korrigjim të qartë dhe në vend të dukshëm, ku tregohet se informacioni i pasaktë ose i shtrembëruar është bërë publik,
- Gazetarët duhet të zbatojnë me kujdes rregullat e gjuhës shqipe dhe të shmangin përdorimin e fjalëve të huaja kur kjo është e mundur.
- Personi që intervistohet duhet të ketë të drejtën të dijë nga cila media dhe në çfarë konteksti do të përdoren prononcimet e tij.
- Thashethemet dhe fjalët e burimeve anonime nuk duhet të botohen si lajm
- Gazetarët duhet të respektojnë nderin dhe reputacionin e individëve
- Gazetari duhet të respektojë të drejtën e individëve për privatësi.
- Përdorimi “i beftë” i kamerave në publik apo institucione duhet të bëhet duke respektuar dëshirën dhe ndjeshmërinë e të pranishmëve.
- Produktet mediatike që propagandojnë luftë, dhunë, zemëratë, apo lëndojnë ndjenjat e gjithë publikut janë rreptësisht të ndaluara
- Dhuna dhe brutaliteti nuk duhen sensacionalizuar.
- Gazetarët duhet të respektojnë gjithnjë supozimin e pafajësisë dhe nuk duhet të përshkruajnë dikë si kriminel para se të dënohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
- Media duhet të tregojë maturi në identifikimin e viktimave apo dëshmitarëve në krime,
- Media duhet të tregojë vetëpërmbajtje në raportimin e krimeve të të miturve dhe në proceset gjyqësore ndaj tyre
- Gazetari mbron të drejtat dhe dinjitetin e fëmijëve dhe njerëzve me aftësi të kufizuara
- Gazetarët duhet të respektojnë dhe të kërkojnë respektimin nga të tjerët të së drejtës të autorit