Mungesa e vetë-rregullimit në media, ka sjellë një rënie të cilësisë së gazetarisë, si mjet mbrojtës i lirisë së medias. Besimi ndërmjet mediave dhe publikut është dëmtuar.
Ligjet tashmë ekzistuese janë mjaft represive ndaj gazetarëve që shpesh dërgohen në gjykatë dhe madje gjobiten vetëm se kryejnë detyrën e tyre.
Përpjekja e fundit nga ana e qeverisë, në nëntor të vitit 2015, kur u paraqit një projektligj që i konsideronte krim penal, të ashtuquajturat “shpifje për figura të profilit të lartë”, shkaktoi një reagim të madh në media dhe në politikë, duke detyruar në të njëjtën kohë tërheqjen e qeverisë nga ky projekt.
Këshilli Shqiptar i Medias, synon të forcojë dhe të sigurojë Zbatimin e Kodit të Etikës, si një formë e vetë-rregullimit, përmes një mekanizmi që zgjidh ankesa.
Ky mekanizëm shmang procedurat e gjata dhe të kushtueshme gjyqësore dhe pamvarësisht se sanksionet janë morale, ato shpesh mjaftojnë për të kënaqur ankimuesit.
Bordi i Etikës – Një alternativë e besueshme e vendimeve të gjykatës
Projekti COMPLAINS BOARD synon të krijojë një shërbim të pavarur dhe referencial që do të jetë katalizator i ankesave të publikut sa herë që kodi i etikës shkelet nga një organizatë mediatike.
Një vlerësim i shkurtër i panoramës mediatike në Shqipëri
Versioni i fundit i Kodit të Etikës daton në vitin 2006, por nuk zbatohet rigorozisht, nuk merret në referencë ose nuk respektohet.
Shkeljet e vazhdueshme të Kodit janë kthyer në standard, ndërsa vëmendja editoriale ndaj këtyre shkeljeve është ulur, dobësuar ose tjetërsuar.
Mediat vazhdojnë të publikojnë “fakte” dhe emra pa verifikuar dy burime. Këto publikime shpesh i kanë në qendër individë të pafajshëm, të cilët, për shkak të papërgjegjshmërisë së botimeve të tilla dëmtohen profesionalisht ose në jetën e tyre private e sociale.
Megjithëse Kodi i Etikës shpreh qartë se në raste të tilla mediat duhet të korigjojnë impaktin e publikimeve të tilla, kjo nuk ndodh kurrë, duke lënë publikun të zhgënjyer nga mediat apo gazetarët të caktuar.
Aktualisht, kontrolli i brendshëm redaksional është në nivelin më të ulët të mundshëm. Gazetarëve rrallë herë u kërkohet verifikojnë dy ose tre burime apo fakte thuajse nuk ka asnjë vëmendje apo ndjeshmëri ndaj atyre që dëmtohen nga publikimet e tilla.
Rrallë herë ndodh që rastet e konflikteve me publikun të zgjidhen institucionalisht ose në përputhje me kodin e etikës. Më së shumti (kur individët janë këmbëngulës) “zgjidhja” vjen përmes mënyrave të tjera.
Nuk ekzistojnë të dhëna apo publikime që mund të përcaktojnë statistikisht numrin dhe profilin e dëmit që u bëhet individëve nga publikimet e papërgjegjshme të medias, dhe as të dhëna mbi numrin e mediave, gazetarëve apo rastet e tyre të shkeljes së kodit.
Nisur nga situata, mund të konkludojmë se për këto arsye (dhe të tjera) besimi në profesion është në nivelet më të ulëta.
Humbja e publikut ka detyruar mediat të bëhen të varur nga të fuqishmit apo të pasurit, të cilët nga ana tjetër blejnë “të vërtetën”.
Niveli i komunikimit me publikun është sipërfaqësor dhe asnjëherë i bazuar në Etikën gazetareske.
Në këtë rast, Bordi i Etikës mund të sjellë një ndryshim mikpritës bazuar në ndërtimin e një shërbimi profesional, të besueshëm dhe të pavarur. Kur një gjë e tillë është ndërtuar nga vetë gazetarët besimi mund të rifitohet.