Këshilli Shqiptar i Medias është një organizatë e pavaruar gazetarësh, e regjistruar ligjërisht si një Organizatë Jo-Fitimprurëse (OJF), që synon krijimin e medias së pavaruar, etike dhe profesionale në Shqipëri. Organizata është themeluar në vitin 2015, si një inisiativë e 7 profesionistëve të medias, të ndërgjgjshëm për rëndësinë e cilësisë së raportimit në media dhe me synimin për të promovuar vetë-rregullimin në komunitetin e gazetarëve, si një levë e rendësishme për të rivendosur dhe ruajtur besimin e publikut Shqiptar.
Anëtarët themelues të Këshillit janë 30 gazetarë shqiptarë të televizionit, medias së shkruar dhe asaj on line.
Organi drejtues i KSHM është Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve dhe Bordi drejtues i përbërë nga 7 anëtarë.
Ndërsa Kodi i Etikës së Medias, në Shqipëri është hartuar në vitin 1996 dhe sërish në vitin 2006, përpjekjet për të ngritur një Këshill të Medias Shqiptare kanë dështuar në vite, pamvarësisht faktit se, shkelja e kodit është e vazhdueshme, madje dhe është kthyer në standart.
Këshilli Shqiptar i Medias, ka ngritur një Qendër për ankesat, që ka si qëllim:
- Të adresojë ankesa për shkelje të caktuara të etikes nga ana e gazetarëve
- Të forcojë funksionin e Kodit të Etikës nëpërmjet vënies në dukje të cdo rasti shkelje duke paraqitur gjetjet më praktike që rrjedhin si rezultat
- Të rivendosë dhe ruajë besimin e publikut ndaj medias
- Të krijojë një bazë të dhënash për rastet e identifikuara të shkeljes së Kodit të Etikës, të cilën do ta vendosë në dispozicion të publikut dhe organizatave të tjera të interesuara
- Të krijojë raporte të besueshme për organizatat e përfshira ne mbarëvajtjen e medias dhe impaktin që ato shkaktojnë në publik.
- Të krijojë një baze të qëndrueshme në mënyrë që shërbime të tilla, të ngajshme të shtohen në të ardhmen, duke forcuar organizmat vetë – regullatore, për cështjet që kanë të bëjnë me median
- Të krijojë një përqasje informuese ndaj kryeredaktorëve të lajmeve, nëpërmjet ofrimit të të dhënave të përpunuara, të rasteve të shkeljes së Kodit të Etikës