-
Parimet e raportimit gazetaresk gjatë zgjedhjeve
-
Pse Qeveria Ngulmon për Paketën anti-shpifje
Kjo paketë:
Është kundërshtuar nga BE, Këshilli i Europës, Kombet e Bashkuara dhe OSBE;
Është kundërshtuar nga organizatat e medias botërore;
Është kundërshtuar nga mediat e organizatat shqiptare;
Sepse:
1. Është e dizenjuar për të kontrolluar median online
2. Anashkalon gjykatën, dhe i jep AMA-s kompetencat e Gjykatës
3. AMA, vë gjoba shproporcionale (screenshot nga ligji, gjoba 8000Euro)
4. Përmbarimi mbledh gjobat pa pasur kohë të ankohesh
5. AMA kontrollohet nga Qeveria
6. Ligji krijon censurë dhe vetë-censurë
7. Shkel kushtetutën dhe të drejtat e njeriut
8. Është kundër parimeve europianeve për lirinë e medias
Q: A do ju mbrojë vërtet ky ligj kundër shpifjes?
A: Jo! Shqipëria e ka një ligj shumë të mirë kundër shpifjes. Projekt-ligji i ri thjesht kërkon që t'ia heqë Gjykatës të drejtën e gjykimit e t'ia japë AMA-s!
Q: A do ju mbrojë vërtet ky ligj kundër abuzimit me të dhënat personale, pornografisë apo pedofilisë online?
A: Sigurisht që jo! Shqipëria ka ligje shumë të mira dhe institucionet përkatëse ekzistuese për t'i luftuar këto fenomene, mjaft më të përgatitura se AMA.
Këto janë justifikimet që popërdor qeveria për ta kaluar këtë ligj.
Media shqiptare online ka shumë probleme me etikën dhe vërtetësinë e lajmit, por ky projekt-ligj nuk i zgjidh ato. Europa jep vetëm një alternativë për këtë problem:
“Vetërregullimi i Medias”
dhe jo
Rregullim përmes AMA-s apo çfarëdo institucioni shtetëror! -
Rai 3: Shqipëria, gojë të qepura
Interviste me drejtorin e KSHM, Koloreto Cukalin ne programin Fuori TG mbi kufizimin e lirise se medias ne Shqiperi -
Cila është një nga shkeljet e vazhdueshme të etikës në media?
-
Çfarë nuk ju kanë treguar për ligjin "Anti-Shpifje"
Ky publikim është prodhuar me ndihmën financiare të UNESCO.
Përgjegjësia e vetme për përmbajtjen e këtij botimi është e Këshillit Shqiptar të Medias
dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pozicionin e UNCESCO. -
Situata e shtypit në Shqipëri
Ky publikim është prodhuar me ndihmën financiare të UNESCO.
Përgjegjësia e vetme për përmbajtjen e këtij botimi është e Këshillit Shqiptar të Medias
dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pozicionin e UNESCO. -
12 Shkeljet e medias që nuk duhet të toleroni
40 Mediat më të mëdha online shqiptare bëjnë mesatarisht 9 shkelje të Kodit të Etikës së gazetarit në ditë.
1.Media duhet të bëjë publik një korrigjim të qartë dhe në vend të dukshëm, kur kanë botuar informacione të pasakta ose të shtrembëruara
2.Thashethemet dhe fjalët e burimeve anonime nuk duhet të botohen si lajm
3.Gazetarët duhet të respektojnë nderin dhe reputacionin e individëve
4.Gazetari duhet të respektojë të drejtën e individëve për privatësi.
5.Produktet mediatike që propagandojnë luftë, dhunë, zemëratë, apo lëndojnë ndjenjat e gjithë publikut janë rreptësisht të ndaluara
6.Dhuna dhe brutaliteti nuk duhen sensacionalizuar.
7.Gazetarët duhet të respektojnë supozimin e pafajësisë. Askush nuk mund të përshkruhet si kriminel para se të dënohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
8.Media duhet të tregojë maturi në identifikimin e viktimave apo dëshmitarëve në krime.
9.Media duhet të tregojë vetëpërmbajtje në raportimin e krimeve të të miturve dhe në proceset gjyqësore ndaj tyre.
10.Gazetari mbron të drejtat dhe dinjitetin e fëmijëve dhe njerëzve me aftësi të kufizuara.
11.Gazetarët duhet të respektojnë dhe të kërkojnë respektimin nga të tjerët të së drejtës të autorit.
12.Gazetarët duhet të zbatojnë me kujdes rregullat e gjuhës shqipe dhe të shmangin përdorimin e fjalëve të huaja kur kjo është e mundur.
Këshilli Shqiptar i Medias, është organizata që ju mbron ju nga shkeljet e etikës nga mediat!
Ky botim është prodhuar me ndihmën financiare të Bashkimit Europian.
Përgjegjësia e vetme për përmbajtjen e këtij botimi është e Këshillit Shqiptar të Medias
dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pozicionin e Bashkimit Europian.
Për të gjitha shkeljet e etikës ju mund të ankoheni në
www.kshm.al -
Kur media nuk duhet t'i quajë "kriminelët" kriminelë
Sipas Kodit të Etikës:
“Gazetarët duhet të respektojnë gjithnjë supozimin e pafajësisë...
Gazetarët nuk duhet të përshkruajnë dikë si kriminel para se të dënohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.”
Media nuk ka të drejtë të quajë askënd:
kriminel,
hajdut,
tutor,
vrasës,
pa dhënë një vendim të formës së prerë gjykata.
29.1% e shkeljeve të Kodit të Etikës janë pikërisht mosrespektimi i prezumimit të pafajësisë.
Derisa gjykata të vendosë në mënyrë të prerë, qytetarët janë vetëm të dyshuar për vrasje, vjedhje apo krime.
Këshilli Shqiptar i Medias, është organizata që ju mbron ju nga shkeljet e etikës nga mediat!
Për të gjitha shkeljet e etikës ju mund të ankoheni në
www.kshm.al
Ky publikim është prodhuar me ndihmën financiare të OSFA.
Përgjegjësia e vetme për përmbajtjen e këtij botimi është e Këshillit Shqiptar të Medias
dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pozicionin e OSFA. -
Si funksionon vetërregullimi i medias
Një pjesë e madhe e medias në Shqipëri është jo etike,
e financuar në mënyrë jo transparente,
dhe besimi i qytetarëve tek media ka rënë.
Kryeministri ka propozuar rregullimin me ligj, me pretekstin për të luftuar shpifjen.
E vërteta është që ky ligj nuk i zgjidh problemet e medias.
Në asnjë vend Europian nuk ka një ligj si ky, me përjashtim të Rusisë.
Zgjidhja Europiane për etikën e medias është VETËRREGULLIMI.
Si funksionon vetërregullimi?
Mediat mblidhen në një organizatë, si këshilli i Medias dhe i zgjidhin vetë problemet e Etikës.
Nëse një media boton një artikull jo-etik.
Qytetari mund të ankohet pranë Këshillit të Medias.
Bordi i Pavarur i Ankesave shqyrton ankesën e qytetarit.
Bordi jep vendimin nëse ka pasur shkelje etike.
Këshilli i Medias ndërmjetëson pranë medias që ka bërë shkeljen për ta ndrequr problemin.
Në rast se palët mbeten të pakënaqura, janë të lira ta ndjekin problemin në gjyq.
KUJDES: Mediat që kanë çertifikatën Etike, janë media partnere të KSHM, që respektojnë vendimet e Këshillit.
Për më shumë, vizitoni KSHM.al
Ky publikim është prodhuar me ndihmën financiare të UNESCO.
Përgjegjësia e vetme për përmbajtjen e këtij botimi është e Këshillit Shqiptar të Medias
dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pozicionin e UNESCO.
Video: lightandmoving.com