Entries by Info Kshm

KSHM dhe Organizatat e mediave: Ndalimi i TikTok-ut në Shqipëri kërcënim për lirinë e shprehjes përpara zgjedhjeve!

Këshilli Shqiptar i Medias, së bashku me shumë organizata të tjera, vendase e të huaja, jnaë shprehur publikisht lidhur me vendimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë më 6 mars 2025 për të pezulluar aksesin në platformën TikTok në shkallë kombëtare për 12 muaj. Duke e mriëkuptuar synimin e pohuar të qeverisë për të mbrojtur […]

KSHM Dënon me forcë shantazhet e kërcënimet ndaj gazetares Glidona Daci

KSHM shpreh shqetësim të fortë për fushatën e dhunës online që ka nisur ditët e fundit ndaj gazetarëve, dhe në veçanti ndaj gazetares Glidona Daci. Reporterja e TV Klan, znj. Daci, është sulmuar nga faqe anonime në Facebook, me kërcënime, fyerje e shantazhe, të cilat tentojnë të krijojnë një klimë terrori ndaj reporterëve e gazetarëve. […]

KSHM dënon dhunën verbale të z. Valter Haliti ndaj gazetarit Enton Abilekaj

KSHM dënon me forcë dhunën verbale dhe kërcënimet me dhunë të një përfaqësuesi politik, z. Valter Haliti, ndaj gazetarit Enton Abilekaj, një nga themeluesit e KSHM dhe anëtar i Bordit të Aleancës për Media Etike. Kërcënimi verbal ndaj z. Abilekaj është bërë në transmetim të drejtpërdrejtë, në emisionin “Të Paekspozuarit” në mbrëmjen e 17 shkurtit, […]

SHQETËSIM MBI SULMIN E KRYEMINISTRIT RAMA NDAJ BIRN

KSHM reagon me shqetësim ndaj sulmit të Kryeministrit, z. Edi Rama ndaj BIRN, në lidhje me titullin e shkrimit “Edi Rama: SPAK ka dalë nga shinat, Veliaj nuk do të shkarkohet” Reagimi i z. Kryeministër, ku ndër të tjera e konsideron median BIRN si “frëngji”, përbën, në frymën e tij një tjetër formë denigrimi ndaj […]

Thirrje për partitë politike dhe kandidatët: Respektoni lirinë e medias dhe transparencën para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 11 Majit 2025!

Teksa Shqipëria përgatitet për Zgjedhjet për Kuvend, që do të mbahen në datën 11 Maj 2025, ne, organizatat për lirinë e medias dhe të shoqërisë civile nënshkruese të kësaj deklarate, u bëjmë thirrje partive politike, drejtuesve të tyre dhe kandidatëve të respektojnë dhe të mbështesin parimet e lirisë së medias, transparencës dhe llogaridhënies para dhe […]

Konferencë e përbashkët për shtyp mes Reporterëve pa Kufij (RSF) dhe KSHM

RSF dhe Këshilli Shqiptar i Medias publikuan sot një plan politikash për të garantuar të drejtën për informim Rekomandimet e Politikave — të përpunuara nga Reporterët pa Kufij (RSF), Këshilli Shqiptar i Medias dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit të gazetarëve në Shqipëri — përqendrohen në forcimin e sigurisë së gazetarëve, mbrojtjen e pavarësisë së […]

Shkeljet Etike në Raportimin e ngjarjes së Shkollës Fan Noli

Këshilli i Medias reagon me shqetësim për shkelhet e etikës në disa raportime mbi ngjarjen e djeshme në Tiranë, ku mbeti i vrarë një 14 vjeçar. Në disa raportime, vihet re përdorimi i akuzës si “vrasës” për një nga 14 vjeçarët e dyshuar. Sipas Kodit të Etikës së Gazetarit Shqiptar, por dhe sipas të gjitha […]

BIRN prezantoi sot studimin mbi Shpërndarjen e Narrativave të Dezinformimit Kundër NATO-s dhe BE-së Nga Aktorë Kundërshtarë

BIRN prezantoi sot në Librarinë Tirana Times studimin mbi “Shpërndarjen e Narrativave të Dezinformimit Kundër NATO-s dhe BE-së Nga Aktorë Kundërshtarë”. Studimi u bazua në monitorimin e 36 mediave shqiptare për periudhën 15 maj 2023-15 maj 2024, dhe kaloi në “sitë” 196,597 artikuj në lidhje me BE /NATO, nga të cilët u përzgjodhën 15,177 artikuj. […]

Organizatat ndërkombëtare e kombëtare të gazetarëve në mbrojtje të SCIDEV dhe KSHM, pas sulmeve denigruese nga 2 media online

Pas sulmeve denigruese ndaj Scidev dhe Drejtoreshës Ekzekutive Blerjana Bino, nga portali Prapaskena.com, dhe sulmit nga mediat online sot.com.al dhe prapaskena.com ndaj KSHM dhe Kryetarit të saj, Koloreto Cukali, knaë reaguar disa nga organizatat ndërkombëtare e kombëtare të gazetarëve. Reporterët pa Kufinj (RSF), në një postim në platformën X, RSF shkruan: “Shprehim mbështetjen ndaj Blerjana […]

Reagim mbi sulmin e medias online Prapaskena.com ndaj Këshillit Shqiptar të Medias dhe organizatave të tjera të medias

Këshilli Shqiptar i Medias dhe disa organizata të tjera bashkë me kryetarët e tyre, janë sulmuar nominalisht përmes një serie shkrimesh online në portalin Prapaskena.com, në shkrime anonime të panënshkruara. (këtu, këtu, dhe këtu) Shkrimet, janë botuar pasi organizatat e medias bënë deklarata publike në mbrojtje të mbylljes së paparaljamëruar të faqeve në rrjete sociale […]