Si të postoj një ankesë?

Hapi 1: Informo median së cilës i drejtohet ankesa

Kontakti i parë për zgjidhjen e ankesës duhet bërë me median e cila ka bërë shkeljen e prezumuar të Kodit të Etikës. Në media punojnë redaktorë e gazetarë të përgjegjshëm, të cilët kanë dëshirën të përmirësojnë punën e tyre dhe është e mundshme që ata t’ju dëgjojnë e të përpiqen të rregullojnë dëmin.
Në rastin se ankesa juaj nuk merret parasysh ose ju nuk arrini t’i kontaktoni ata, sekretaria e KSHM-së do t’i kontaktojë ata për ju për të gjetur një zgjidhje për problemin tuaj.

Hapi 2: Plotëso formularin e ankesës

Ankesën tuaj mund ta dërgoni me shkrim përmes postës. Ankesa përmban media në të cilën është kryer shkelja, datën e botimit të artikullit/shkrimit/videos, përshkrimin shkurt të arsyes përse ju ankoheni. Duhet të përcaktoni se çfarë kërkoni përmes ankesës:

  • Botimin e përgënjeshtrimit nga media përkatëse
  • Fshirjen e materialit të publikuar
  • Korrigjim
  • Ndjesën publike
  • Tjetër (plotësim )
  • Pasi ne marrim një ankesë, Bordi i Etikës do të shqyrtojë ankesën dhe përgjigjen e medias përkatëse.
  • Bordi do ta shqyrtojë ankesën në mbledhjen e tij më të afërt (jo më vonë se 1 muaj pas ankimimit) dhe mund të vendosë ta pranojë, refuzojë ose ta refuzojë me rezerva ankesën.
  • Pas një shqyrtimi të përimët bazuar në Kodin Shqiptar të Medias, Bordi i Etikës do të nxjerrë një rekomandim.
  • Në rastin e një ankese të vlefshme media përkatëse do të njoftohet dhe procesi i ndërmjetësimit do të nisë menjëherë.
  • Në rastet kur mediet janë anëtarë të këshillit zgjidhja do të jetë e shpejtë. Në rast kur mediet nuk janë anëtarë të Këshillit, Këshilli do ta ndërmjetësojë përsëri ankesën duke shpresuar në një përgjigje pozitive nga media përkatëse.
  • Në rast se ndërmjetësimi nuk e zgjidh ankesën, palët i drejtohen gjykatës.

you're currently offline