Këshilli Shqiptar i Medias pjesë e fushatës për lajmet e rreme
Në maj të ketij viti nisi fushata në bashkëpunim me këshillat e rajonit për luftën kundër lajmeve të rreme.
Këshilli Shqiptar i Medias ishte pjesë e kësaj fushate së bashku me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bosnje dhe Herzegovinë.
Në rrjetet sociale të KSHM-së, janë të publikuara 6 postime rreth fushatës, duke treguar rendësinë që ka e vërteta dhe se lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes ndikojnë në jetën e secilit prej nesh.
Fushata u mbështet nga UNESCO-s në kuadër të projektit “Building Trust in Media in South East Europe: Support to Journalism as a Public Good”.