KSHM dënon sulmin ndaj gazetarit Adriatik Doçi

Sipas rrjetit SafeJournalists.net, gazetari i Report TV dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçi, është sulmuar fizikisht më 13 nëntor nga persona të paidentifikuar në Tiranë. Sipas të dhënave gazetari është ndjekur nga disa persona dhe është goditur nga pas me sende të forta, shumë pranë banesës së tij.

KSHM dënon me forcë këtë akt dhune, që nuk është thjesht një sulm ndaj një gazetari, por agresion ndaj profesionit e ndaj medias. KSHM i kërkon organeve përgjegjëse që të gjejnë e të vënë para përgjegjësisë fajtorët.

you're currently offline