Bordi i AME – VENDIM Nr.26

Ankuesi:     Valbona Sulçe Kolgeci

Kundër:      Lapsi.al

Linku i artikullit objekt ankimimi: https://lapsi.al/2021/06/14/sfilata-para-parlamentit-blerina- gjylameti-gafe-me-veshjen-nxjerr-pjeset-qe-sdo-donte-ti-dukeshin/

 

Bordi i Etikës së Aleancës për Media Etike pasi shqyrtoi ankesën me anëtarët e Bordit të pranishëm në mbledhje, Prof. Assoc. Dr. Mark Marku, av. Dorian Matlija, Alice Taylor, Klodiana Kapo, Lorin Kadiu

KONSTATOI

1. Bordi nuk ka tagrin të gjykojë apo të etiketojë nëse një artikull duhet konsideruar gazetari e mirë apo e keqe, por vetëm nëse ka shkelje të etikës dhe se,

2. Artikulli i ankimuar është i zhanrit tabloid dhe nuk paraqet shkelje të neneve të Kodit të Etikës.

Për këto arsye, Bordi

VENDOSI

Që, nuk paraqiten kushtet për të kërkuar fshirjen e artikullit dhe kërkimin e ndjesës ndaj znj. Gjylameti.

 

Anëtarët prezentë: Mark MARKU, Dorian MATLIJA, Alice TAYLOR, Klodiana KAPO, Lorin KADIU

Votuan pro: Mark Marku, Dorian Matlija, Alice Taylor, Lorin Kadiu Votoi kundër: Klodiana Kapo

SHËNIM

Ky vendim, merret me disa rezerva të shprehura nga disa anëtarë të Bordit:

  • Gazetarët duhet të bëjnë kujdes që personazhet publikë të gjykohen mbi punën, mbi politikëbërjen e jo mbi veshjen apo trupin pas lindjes,
  • Gazetarët duhet të bëjnë kujdes që këto lloj artikujsh ku jepen edhe opinione t’i klasifikojnë në rubrikën “opinion”.
  • Shoqëria nuk duhet të përdorë dy standarte kur flitet për personazhet publikë: të shqetësohet vetëm kur ka artikuj kritikë dhe ta konsiderojë normale kur lavdërohet veshja apo trupi i dikujt.
  • Artikulli është seksist, sepse znj. Gjylameti po sulmohet vetëm se është grua dhe në periudhën post-partum, që ndikon vetëm gratë.

Vota KUNDËR vendimit, jepet duke gjykuar se artikulli ka shkelur nenin 9 të kodit të Etikës, mbi privatësinë e personit. (shfleto këtu Kodin e Etikës)