Ankesë: shkrimi në portalin Lapsi.al

Ankimuesja ankohet në lidhje me një artikull të botuar tek Lapsi.al me titull “Beteja në instagram/ Ato që shfaqin trupin për më shumë klikime”. në dt 02 Gusht 2020.
Pas shqyrtimit të artikullit të botuar tek Lapsi.al, Bordi arriti në përfundimin që:
1. Nuk mund të konsiderohet ndërhyrje në jetën private përderisa fotot janë publikuar në rrjete sociale me llogari të hapura të personave të përmendur në shkrim. Gjithashtu në të nuk ka shpifje ose raportim lajmi të pavërtetë për personat e përfshirë, por vetëm komente mbi fotot e tyre në Instagram.
2. Nuk mund të konsiderohet që shkrimi nuk ka interes për publikun sepse në fund të tij ka një qendrim në lidhje me fenomenin shoqëror të ekspozimitt intim për efekt përfitimi të pëlqimeve në rrjete sociale.
3. Nuk mund të konsiderohet që ka gjuhë urrejtjeje ose diskriminim gjinore sepse fenomeni diskutohet në raport me persona të konsideruar të famshëm e jo mbi baza gjinore.
4. Për Copyright-in e fotove duhet të bëjë ankimim një nga personat e prekur direkt në shkrim e jo një palë e tretë.
Në përmbledhje, edhe pse shkrimi mund të konsiderohet me një shije jo të mirë për një pjesë të publikut, në të nuk ka shkelje etike.
Shkrimi  i përket gazetarisë rozë që jo rrallë merret me komentimet e postimeve në rrjete sociale dhe sipas të dhënave tona rezultojnë dhe shkrimet më të klikuara nga publiku.

you're currently offline