Trajnim nëpërmjet ekspozitës

Këshilli Shqiptar i Medias zhvilloi këtë të enjte trajnimin me gazetarët e rinj nën projektin e MATRA-s në ambientet e ekspozitës “Foto të Shtypit Botëror”, në prezencën e Ambasadores së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, znj. Guusje Korthals Altes.

gazetarët e rinj dhe stafi i monitorimit i KSHM, në një bisedë në prani të Ambasadores së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Guusje Korthals Altes dhe gazetarit Alfred Lela.

Gazetarët e rinj dhe stafi i monitorimit i KSHM, në një bisedë në prani të Ambasadores së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Guusje Korthals Altes dhe gazetarit Alfred Lela.

Ekspozita “Fotografia e Shtypit Botëror 2019” në turneun e saj në mbarë botën vjen edhe në Shqipëri duke shfaqur tregimet që kanë rëndësi me fotografinë nga konkursi i 62-të vjetor të Fotografisë së Shtypit Botëror. Fituesit janë zgjedhur nga një juri e pavarur që ka shqyrtuar më shumë se 78.801 fotografi të futura nga 4.738 fotografë nga 129 vende.

Diskutimi me gazetarët e rinj u fokusua te rëndësia e fotoraportimit në median shqiptare si dhe atë të huaj ku, të pyetur

Udhëheqësi etik i ekipit, gazetari Alfred Lela

nga ambasadorja znj. Altes, gazetarët treguan problemet e raportimit etik përmes fotove si: dilema për publikimin e të miturve, familjarëve dhe viktimave në aksidente apo fatkeqësi.

 

Udhëheqësi etik i ekipit, gazetari Alfred Lela, theksoi nevojën që çdo vendim etik të bëhet rast pas rasti, dhe shpjegoi rastet kur e mira e përgjithshme peshon më shumë sesa privatësia, çka bën që disa foto të botohen me qëllimin për të ngritur alarmin për një situatë emergjence humanitare, për shembull.

Në serinë e fotove të ekspozitës ato të cilat lanë mbresë tek të pranishmit ishin: vajzat tifoze të futbollit në Iran, i mituri i shtrirë në dyshekun e rrethuar nga mbetjet dhe i mituri i cili merrte trajtimet mjekësore.

Gjatë bisedës u ndalën edhe tek pjesa e shkeljeve më të shpeshta të kryera nga mediat online dhe si mund të përmirësohej raportimi etik. Stafi i monitorimit të KShM-së tregoi  se shkeljet më të kryera deri më tani janë: pavarësia editoriale, dallimi i faktit nga opinioni dhe mospërmendja e vendit në titull.

Në kuadër të projektit Matra të Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, KSHM do të trainojë në punë e sipër 72 gazetarë të rinj që punojnë në portale të ndryshme, për t’i angazhuar ata më shumë në qasjen për një gazetari etike.


Published by:  
Posted in Lajme

you're currently offline