Shqipëri, denoncimi i Këshillit Shqiptar të Mediave: “Liria e informacionit është në rrezik”
Publikuar në FNSI – Federazione Nazionale Stampa Italiana
Shqipëri, denoncimi i Këshillit Shqiptar të Mediave: “Liria e informacionit është në rrezik”
Për vite me radhë, media nuk ndjekë nga afër ngjarjet ku merr pjesë Kryeministri, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe partitë e tyre. Konferencat për shtyp nuk ekzistojnë. Televizionet janë në duart e sipërmarrësve. Medias on – line rrezikon ti ‘qepet goja’ me justifikimin e luftes ndaj lajmeve të rreme. Situata e vështirë në vend treguar nga Koloreto Cukali, i cili do të jetë në Itali në 10 dhe 11 Dhjetor.
“Mos me detyroni të bëj atë që nuk e rrok as imagjinata!” Ky është mesazhi që Kryeministri shqiptar dha për mediat në ditët pas tërmetit të fortë që goditi vendin, më 26 nëntor. Një mesazh mbërriti kur qeveria kishte ndërmarrë tashmë një seri veprimesh, përfshirë arrestimin e një qytetare për shkak të një statusi të publikuar në Facebook në të cilin shprehej e alarmuar për një depo gazi që rrezikonte të shpërthente në Portin e Durresit (lajm i publikuar në Avvenire.it). Vajza e re mbeti në arrest për tre ditë, derisa gjykata urdhëroi për detyrim paraqitje. Ndërkohë, qeveria mbylli, pa paralajmërim, një nga faqet më të ndjekura në rrjetet sociale, JOQ.al, për shkak të nje postimi të derguar nga një qytetar, i cili ngrinte hipoteze se numri i viktimave të tërmetit ishte i ndryshëm nga ai qe paraqesnin autoritetet. Akuza e ngritur nga ana e qeverisë ishte se ky postim paraqiste negativisht realitetin’ ndërsa, po ky kryeministër iu përgjigj një gazetari që e pyeti për dorëheqjen e kryetares së bashkisë se Durresit:“ Ata (drejtorët e informacionit) duhet të ju japin një indikacion për të transmetuar energji pozitive, në vend që të merren me histori dytësore ».
Kryeredaktorët e një siti lajmesh (Dosja.al) dhe një televizioni (Fax Tv) u paralajmeruan që do te arrestoheshin nëse nuk do të tërhiqnin një artikull, sipas të cilit, nga një SUV i parkuar në Ministrinë e Brendshme, u shkarkuan disa pako me donacione për tërmetin, lajm ky i bazuar në një foto të realizuar nga aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, të instaluar pikërisht jashtë selisë së ministrisë, afer sheshit te Teatrit Kombëtar. Aleanca përbëhet nga një grup qytetarësh që kundërshtojnë politikat e patronazhit të kryeministrit, i cili me një ligj ad hoc, vendosi prishjen e godinës së teatrit (një monument i mbrojtur historik, i ndërtuar në vitet 1930 nga arkitekti Giulio Bertè ) me qëllim ndërtimin e shtatë ndërtesave të larta në një territor publik. Pa mandat, oficerët e policisë pr
ndërhynë për të arrestuar personin që bëri fotografinë komprometuese.
Profilet ose postimet kritike ndaj qeverisë, të publikuara në Instagram ose Facebook, janë ‘vjedhur’ vazhdimisht këto ditë vetëm për shkak të memeve ose informacioneve alternative, te cilat nuk i jane nënshtruar filtrave të pushtetit, në lidhje me menaxhimin e keq të situatës pas tërmetit. ‘Trollët’ sulmojnë në mënyrë të pamëshirshme zërat kritikë në internet.
Por, ky është vetëm epilogu i një situate që po vazhdon prej vitesh në vend. Për të paktën shtatë vjet, shtypi nuk ka pasur mundesi të ndjekë ngjarjet ku merr pjesë Kryeministri, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe partitë e tyre. Informacioni në lidhje me aktivitetet e tyre përgatitet nga zyrat e qeverisë dhe bashkisë, përmes videove dhe shërbimeve të ofruara nga grupe profesionale, të punësuar rregullisht nga institucionet e lartpërmendura. I njëjti lajm qarkullon edhe në shtypin online: foto, figura, informacione që nuk janë verifikuar kurrë, të cilat gjithmonë kanë të njëjtin dhe te vetmin burim: qeverinë ose Bashkinë e Tiranës.
Konferencat për shtyp nuk ekzistojne që kur erdhi në pushtet Kryeministri Rama. Burimi i vetëm i informacionit është kanali privat (transmetues) i të njëjtit kryeministër, i cili mban emrin e ERTV, inicialet e kreut të qeverisë. Edhe rrjetet kryesore televizive të vendit, jo rrallë, transmetojnë vetëm informacionet e transmetuara nga kanali privat i kryeministrit. Në një pyetje se kush paguani për stafin, Rama u përgjigj se ata janë vullnetarë, edhe pse nuk ka transparencë në numrin aktual të “vullnetarëve” ose të mjeteve te përdorura për një kanal që ka edicionin e vet informues dhe programe të dedikuara, përveç ngjarjeve live të kryeministrit.
Monitorimi i Pronësisë së Medias, një studim i BIRN (Rrjeti Ballkanik i Raportimit Investigativ), zbuloi se në Shqipëri, vetëm 2 pronarë kontrollojnë 71.7% të tregut të mediave, ndërsa 4 pronarët kryesorë arrijnë të kontrollojnë 93% të tregut. Në skenën televizive shqiptare, të dhënat për përqendrimin e mediave tregojnë se 2 familje mbajnë 70% të tregut të televizionit, ndërsa 4 pronarët kryesorë kanë një pjesë prej 89.6%. Të katër familjet janë të lidhura me qeverinë përmes llojeve të ndryshme të kontratave, ndërsa 3 prej tyre kanë kompani të mëdha ndërtimi, marrin kontrata publike dhe leje ndërtimi nga shteti. Në këtë situatë, hapësira e vetme e lirë mbetet interneti, një sektor që në 5 vitet e fundit ka përjetuar një bum të vërtetë, me lindjen e mbi 600 portaleve informuese. Një liri që, megjithatë, rrezikon të tërhiqet pas prezantimit të një pakete ligji për median nga kryeministri Rama, e cila ka si premise luftën kundër lajmeve të rreme, por objektivi i së cilës, ne te vertete është monitorimi i informacionit në rrjet. Përmes ligjit në fjalë, Kryeministri propozon t’i ngarkoje një institucioni të drejtuar nga mazhoranca, detyrën e monitorimit të etikës së mediave, të verifikimit të lajmeve të rreme dhe të vendosjes së gjobave qe arrijne deri në 8 mijë euro.
Por aftësia dhe paanshmëria e këtij institucioni për të monitoruar etikën dhe vërtetësinë e informacionit është në dyshim.
Sipas projektligjit, penalitetet mund të arrijnë në 800 mijë euro, sipas një projekt ligji te dyte. Në përgjithësi, paketa e ligjeve anashkalon plotësisht gjykatat dhe parashikon që sanksionet të hyjnë në fuqi menjëherë. Projektligjet u kundërshtuan nga kreu i Delegacionit të BE në Tiranë, nga Këshilli i Evropës, nga Prezenca e OSBE-së dhe nga organizata ndërkombëtare dhe vendore, por duket se asnjë prej tyre nuk po e ndalon kryeministrin Rama, i cili ende kontrollon pothuajse të gjitha vendet në Parlament, 100% te pushtetit lokal, dhe ka një ndikim të madh në sistemin gjyqësor, përmes një reforme të gjerë që po zbatohet aktualisht. Nëse ligji do të kalonte në sallën parlamentare, një efekt domino mund të ndodhte edhe në demokracitë e brishta të Ballkanit, ku e keqja është shumë lehtësisht e përsëritshme dhe e shumëfishueshme.
Prej disa kohësh, Kryeministri shqiptar u është drejtuar mediave me retorikë të fortë që duket ne linje me atë të Presidentit Trump, por e forcuar nga agresioni Ballkanik, ku ekuilibri midis fuqive është akoma i brishtë. Siç dihet Rama rregullisht i referohet medias me terma pejorativë si ‘pluhuri i pluhurit’ ose ‘këneta’, dhe sulmet verbale nuk mungojne as për gazetarët. Prandaj, shprehja “Mos na detyroni të bëjmë atë që s’jua rrok imagjinata ” në fakt nuk lë vend për imagjinatë. Situata e emergjences se fundi ka qenë vetëm një provë e perqasjes se kryeministrit dhe qeverisë së tij ndaj medias dhe rezultati vetem optimist nuk është. gjithçka. Miratimi i një ligji që i lejon atij të mbyllë çdo hapsire kritike përmes gjobitjeve te ekzagjeruara, rrezikon qe fuqine e tij ta kthej ne absolute. Europa tashmë ka disa liderë autokratikë, dhe nuk mund të përballohet të pasurit një tjetri në prag te tij. Sidomos nëse ai prag është perballe Italisë.