Federata Evropiane dhe ajo Nderkombetare e Gazetareve EFJ / IFJ i kërkon Parlamentit të hedhë poshtë ligjin për mediat në internet

Publikuar në: EFJ/IFJ

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se Parlamenti do të kalojë të ashtuquajturën “paketë anti – shpifje” në 19 dhjetor. Federata Evropiane dhe ajo Ndërkombëtare e Gazetarëve (EFJ / IFJ) mbështetën thirrjet e organizatave partnere në Shqipëri (Shoqata e Gazetareve Profesioniste te Shqiperise) për të rrëzuar dy projektligjet që kërcënojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.
Nëse miratohen, ndryshimet në Ligjin për mediat audio vizuale dhe Ligjin për komunikimet elektronike do ti japin organeve qeveritare, Autoriteti i Mediave Audio Vizive Shqiptare (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimit dhe Postës (AKEP), fuqinë për të bllokuar menjëherë faqet e internetit të mediave si dhe të vendosin gjoba te tepruara per shkelje te dinjitetit dhe privatsise. Gjithashtu, do te kerkoje regjistrim të detyrueshëm për median online.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë (SHGPSH) paralajmëron se këto ligje të reja do t’u japin organeve rregullatore “kompetenca quasi të gjykatës”. Edhe pse këto organe janë të pavarur me ligj, nuk ka garanci që ata do të funksionojnë në mënyrë të pavarur në praktikë.

Frika nga mungesa e pavarësisë dhe gjobat e tepruara të vendosura pa kontroll gjyqësor janë ndër dispozitat shqetësuese të ngritura nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në shqyrtimin e saj juridik të botuar më 9 dhjetor. Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Mediave, Harlem Désir paralajmëroi se “gjobat te tilla mund të çojnë në mbylljen e mediave dhe të shihen si presion indirekt.”

Në një deklaratë të përbashkët, EFJ së bashku me 6 organizata për lirinë e shtypit paralajmëruan “që propozimet nuk janë në përputhje me praktikat më të mira të vetë-rregullimit dhe do të kishin një ndikim negativ në lirinë e shprehjes në Shqipëri.”

“Ne kemi nevojë për vetë-rregullim në Shqipëri, jo rregullim shtetëror të mediave në internet, tha Mimoza Kociu (SHGPSH). Shqipëria ka ligje të mjaftueshme për të rregulluar raste të tilla. Gjykatat kane vendosur mbi keto ligje në të kaluarën. Ne hedhim poshtë çdo dispozitë legjislative që do të imponojë kërkesa për regjistrim dhe do t’u japë rregullatorëve fuqinë për të bllokuar mediat elektronike dhe të vendosin gjobë. Thjesht kërkojmë tërheqjen e ligjeve. “