Gjykimi i rastit të Anxhelos
Vendimi:
Për rastin në fjalë krimi është i tillë që publiku duhet të informohet.
Por, së pari është shkelur prezumimi i pafajësisë. Çdo individ duhet të konsiderohet i pafajshëm derisa të dënohet me vendim të prerë nga Gjykata.
Së dyti, nga mënyra si është publikuar lajmi konstatohet që janë shkelur të drejtat e fëmijës dhe parimet e sanksionuara në Konventën e OKB “Për të Drejtat e Fëmijës” dhe Ligjin Nr. 10347, “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve”, për ruajtje të kofidencialitetit dhe të privacisë së fëmijës.
Bordi gjykon që publikimi në këtë formë i lajmit është shkelje e Kodit të Etikës dhe rekomandon mediat përgjegjëse ta tërheqin nga botimi sa më parë.