Si të postoj një ankesë?
Hapi 1: Informo median së cilës i drejtohet ankesa
Kontakti i parë për zgjidhjen e ankesës duhet bërë me median e cila ka bërë shkeljen e prezumuar të Kodit të Etikës. Në media punojnë redaktorë e gazetarë të përgjegjshëm, të cilët kanë dëshirën të përmirësojnë punën e tyre dhe është e mundshme që ata t’ju dëgjojnë e të përpiqen të rregullojnë dëmin.
Në rastin se ankesa juaj nuk merret parasysh ose ju nuk arrini t’i kontaktoni ata, sekretaria e KSHM-së do t’i kontaktojë ata për ju për të gjetur një zgjidhje për problemin tuaj.
Hapi 2: Plotëso formularin e ankesës
Ankesën tuaj mund ta dërgoni me shkrim përmes postës. Ankesa përmban media në të cilën është kryer shkelja, datën e botimit të artikullit/shkrimit/videos, përshkrimin shkurt të arsyes përse ju ankoheni. Duhet të përcaktoni se çfarë kërkoni përmes ankesës:
- Botimin e përgënjeshtrimit nga media përkatëse
- Fshirjen e materialit të publikuar
- Korrigjim
- Ndjesën publike
- Tjetër (plotësim )
Bëhu Anëtar
Nëse gazetarët nuk marrin në duart e tyre lirinë e shprehjes, do të mbetet në dorë të shtetit.
E vetmja mënyrë për të kufizuar qeveritë në hartimin e ligjeve dhe regulloreve që cënojnë aktivitetin e medias dhe gazetarëve është vetë – rregullimi i punës tonë.
Bashkohu tani me komunitetin e gazetarëve profesionistë dhe medias, në përpjekjen për të rritur standardet profesionale, për të promovuar gazetari cilësore dhe për të forcuar vetë-rregullimin si garancia e vetme e mbrojtjes së lirisë së medias, në Shqipëri.
Anëtarësimi ynë është gjithëpërfshirës dhe i barabartë për të gjithë gazetarët dhe organizatat mediatike.
Si anëtar i Këshillit Shqiptar të Medias, mund të jeni pjesë e një komuniteti profesionistësh që bashkëpunojnë në zbatimin e kodit të etikës dhe vetë-rregullimit me qëllim promovimin e një medie të lire dhe të besueshme në shoqërinë shqiptare.
Anëtarësia është e hapur për çdo gazetar, organizatë dhe dhe media, qoftë ajo gazetë, faqe internet, televizion oapo stacion radio.