Kodi i Etikës

Klikoni butonin e mësipërm për të shfletuar dhe ruajtur dokumentin e plotë të Kodit Etik të Medias Shqiptare

Klikoni butonin e mësipërm për të shfletuar dhe ruajtur dokumentin “Udhëzime Etike për Gazetarinë Online”

Pjesë të rëndësishme nga Kodi i Etikës

Media nuk duhet të shtrembërojë apo keqpërdorë deklaratat e bëra në kontekste të caktuara

Media duhet të bëjë publik një korrigjim të qartë dhe në vend të dukshëm, ku tregohet se informacioni i pasaktë ose i shtrembëruar është bërë publik,

Gazetarët duhet të zbatojnë me kujdes rregullat e gjuhës shqipe dhe të shmangin përdorimin e fjalëve të huaja kur kjo është e mundur.

Personi që intervistohet duhet të ketë të drejtën të dijë nga cila media dhe në çfarë konteksti do të përdoren prononcimet e tij.

Thashethemet dhe fjalët e burimeve anonime nuk duhet të botohen si lajm

Gazetarët duhet të respektojnë nderin dhe reputacionin e individëve

Gazetari duhet të respektojë të drejtën e individëve për privatësi.

Përdorimi “i beftë” i kamerave në publik apo institucione duhet të bëhet duke respektuar dëshirën dhe ndjeshmërinë e të pranishmëve.

Produktet mediatike që propagandojnë luftë, dhunë, zemëratë, apo lëndojnë ndjenjat e gjithë publikut janë rreptësisht të ndaluara

Dhuna dhe brutaliteti nuk duhen sensacionalizuar.

Gazetarët duhet të respektojnë gjithnjë supozimin e pafajësisë dhe nuk duhet të përshkruajnë dikë si kriminel para se të dënohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Media duhet të tregojë maturi në identifikimin e viktimave apo dëshmitarëve në krime,

Media duhet të tregojë vetëpërmbajtje në raportimin e krimeve të të miturve dhe në proceset gjyqësore ndaj tyre

Gazetari mbron të drejtat dhe dinjitetin e fëmijëve dhe njerëzve me aftësi të kufizuara,

Gazetarët duhet të respektojnë dhe të kërkojnë respektimin nga të tjerët të së drejtës të autorit