Bordi i Etikës

Denada Toçe

Kryetare e Bordit të Etikës, Psikologe, Analiste e sjelljes BCBA
Anëtare e Këshillit Kombëtar e Urdhërit të Psikologut Denada është kryetare e Bordit të Etikës. Edukimi i saj përfshin studimet e larta në psikologji me titullin Psikologe Shkollore-Organizacionale dhe titullin master (SHPU) si Psikologe Këshillimi, në Universitetin e Tiranës. Edukimin post universitar të avancuar për BCBA (Board Certificate Behavior Analyst) e ka kryer pranë FIT University, USA. Akrualisht eshtë në proçes doktorature pranë FSHS, Universiteti i Tiranës. Denada ka punuar fillimisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë si eksperte psikologe për çështjete familjare dhe penale për të miturit. Ka punuar si Pedagoge e jashtme pranë FSHS, Universiteti Tiranës. Ka sherbyer si i Koordinatore Projekti per fondacionin ADRA. KA punuar si Drejtuese Ekzekutive, Team Leader dhe psikologe pranë Fondacionin të Fëmijëve Shqiptar, “Domenick Scaglione”, Qëndra “Fluturo për Jetën” dhe Qëndra Rajonale e Autizmit. Aktrualisht punon si Drejtuese Ekzekutive dhe klinike pranë Qëndrës “Aba Methods National Agency, AMNA.” Ka marrë trajnime dhe specializime në Psikologji Ligjore, Psikologji Këshillimi individual dhe familjar, në terapi arti, në zhvillimin e testeve të inteligjencës, tajnim dhe supervizim të vazhduar mbi metodat ABA etj. Është e Atashuar si Antare Bordi pranë “Ëoman Democracy Netëork.” Gjithashtu është antare bordi pranë revistës “Psikologji”. Këshilluese dhe redaktore për çështje të natyrës edukuese dhe sociale pranë Shtëpisë Botuese “ALBAS.”

Prof. Assoc. Mark Marku

Anëtar i Bordit të Etikës, Publicist i Njohur dhe Pedagog

Prof.Asoc. Mark Marku është anëtar i Bordit të Etikës së Këshillit Shqiptar të Medias. Marku është përgjegjes në Departamentin e Gazetarise dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, UT. Është autor i një numri të madh shkrimesh. Mark Marku ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Agim Baçi

Anëtar i Bordit të Etikës, kritik, eseist dhe gazetar, autor i disa librave me ese.

Agim Baci është anëtar i Bordit të Etikës, në Këshillin Shqiptar të Medias. Më 1989 përfundon gjimnazin “Naim Frashëri” në Durrës. Më 1996 përfundon studimet në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi, Tiranë. Më 2008 përfundon studimet Master në Fakultetin Histori-Filologji, Tiranë. Më 2011 nis doktoraturën pranë QSA, Tiranë. Më 1993 boton librin e parë me poezi “Ag”. Më 2003 boton novelën “Gabime të domosdoshme”, Onufri. Më 2013, boton studimin “Përse e sollën Doruntinën?”, Onufri. Më 2008, në Ditën Ndërkombëtare të Librit, nderohet “Don Kishot në Letërsi” nga Ambasada Spanjolle, për esenë më të mirë, “Letër Dylqinjës së Tobozës” Prej vitit 1992 boton në shtypin shqiptar. Aktualisht është editorialist në gazetën “Panorama”. Prej vitit 2010 është pedagog i lëndës “Psikologji Leximi” në Universitetin Publik.

Av. Dorian Mantlija

Anëtar i Bordit të Etikës, Drejtor Ekzekutiv, Qendra Respublika

Av. Dorian Matlija është një nga anëtarët e Bordit të Etikës pranë këshillit Shqiptar të Medias. Është diplomuar me titullin Jurist në vitin 1999, në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës. Aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i qendrës Res Publica ku më parë ka qenë dhe zv. Drejtor. Doriani ka shërbyer më parë si avokat në studio ligjore “Matlija” ndërsa në fillimet e karrierës së tij ka qenë jursit dhe më oas Drejtor i Drejtorisë juridike në Radiotelevizionin Shqiptar (2002-2005).

Enio Haxhimihali

Anëtar i Bordit të Etikës, Ekspert Ligjor, Drejtor Kabineti, Avokati i Popullit

Enio Haxhimihali është anëtar i Bordit të Etikës pranë Këshillit Shqitpar të Medias. Aktualisht ai kryen detyrën si Drejtor Kabineti në Institucionin e Avokatit të Popullit. Formimi i tij përfshin studimet për drejtësi dhe një diplomë Master në Ligj për Mjedisin nga Universiteti Pantheon Sorbonne në Francë.

Enio ka shërbyer si kryetar i Avokatëve Shqiptarë për Mbrojtjen e Mjedisit. Që nga viti 1993 ka punuar me shoqërinë civile mjedisore, duke themeluar OJQ-në e parë Rinore Shqiptare për mbrojtjen e mjedisit në 1993.
Enio ka punuar si konsulent ligjor mjedisor në disa projekte të mbështetura nga organizata ndërkombëtare (p.sh. BB, UNDP, REC, MKOE) dhe kompani private në Shqipëri.

Ai ka shërbyer gjithashtu në pozicione të ndryshme të larta brenda administratës publike (si gjykatës, ekspert ligjor në Ministrinë e Drejtësisë, këshilltar ligjor i ministrave të ndryshëm, si dhe ka shërbyer si Shef i Kabinetit të Ministrit).