Ankesat

Llojet e ankesave

Në përputhje me kodin e etikës, KSHM gjykon rastet e ankesave të publikut që lidhen me pasaktësi, mungesë balance në paraqitjen e fakteve dhe shkelje të etikës në raportimin e lajmeve në median e shkruar dhe atë dixhitale.

Më konkretisht, ankesat që KSHM gjykon, i përkasin kategorive të mëposhtme:  

Shkelje privatësie

Në rast se ju kanë shkelur padrejtësisht parimet e jetës private, tuajën apo të familjarëve tuaj, apo të njerëve që ju njihni.

Fakte të pabazuara ose të rreme

Në rast se mediat kanë publikuar fakte të pasakta apo shpifje, me apo pa qëllim për ju, familjen tuaj ose dikë tjetër në lidhje me një çështje të caktuar.

Gjuhë urrejtjeje

Kur media përdor gjuhë urrejtjeje ose ngacmon një gjuhë të tillë tek lexuesit, bazuar në paragjykime etnike, racore, gjinore, seksuale, fetare, etj.

Abuzim me të miturit

Nëse media ka zbuluar identitetin e të miturve, apo i ka përdorur ata për intervista ose materiale të pa-autorizuara nga prindërit.

Ekspozimi panevojshëm

Kur media përdor imazhe apo tituj me natyrë makabre, seksuale, etj, pa qenë nevoja.

Propaganda

Nëse mendoni se një lajm është propagandë e pastër apo marketing i fshehtë

Ekspozim i të dhënave personale

Diskriminim i grupeve vulnerabël

Të tjera

Gjithçka që nuk përfshihet në pikat më sipër, si psh, shtrembërimi i gjuhës shqipe, etj.