Mëngjesi në Departamentin e Lajmeve në RTSh

Këshilli Shqiptar i Medias vizitoi mëngjesin e sotëm ambientet e Departamentit të Lajmeve në Radio Televizionin Shqiptar. Gjatë vizitës ishte prezent kryeredaktori i Lajmeve të RTSh-së z.Bledar Zaganjori, i cili i prezantoi gazetarët me ekspertët e etikës së Këshillit.

Radio Televizioni Shqiptar është një media në të cilën zhvillohet një debat i vazhdueshëm për etikën dhe gazetarët e saj rrëfyen se hasin presion të papërfillshëm nga instancat drejtuese apo nga politika, duke bërë që puna e tyre të rrjedhë e qetë e të jetë etike.

Një teme që iu kushtua rëndësi ishte krijimi i Aleancës për Media Etike ku gazetarët u interesuan për të ditur se çfarë do të ndodhë me mediat të cilat nuk i respektojnë standardet etike pavarësisht pjesëmarrjes së tyre në Aleancë.

Pyetjeve të gazetarëve u dha sqarim kryetari i KSHM-së, z. Koloreto Cukali i cili tha se mediat që janë pjesë e Aleancës do të përjashtohen nga vetë anëtarët e tjerë të Aleancës nëse nuk do ta respektojnë në mënyrë të vazhduar Kodin e Etikës.

Në diskutim u fol për Këshillin e Etikës brenda RTSH-së dhe kodin e tyre të etikës i cili përmban standardet e veta e që janë bashkëkohore. Sipas gazetarëve, RTSH-ja përpiqet t’u qëndrojë besnik këtyre parimeve. Dallimi i

Mark Marku gjatë takimit me gazetarët e RTSH-së

RTSH nga shumë media të tjera janë dhe pasja e studiove dhe korrespodentëve nëpër rrethe çka e bën përgjegjësinë e etikës më të lartë pasi shtrirja e raportimit të tyre është akoma më e madhe. Gazetari dhe eksperti i etikës, z. Sokol Shameti solli përvojën e mediave të tjera publike në rajon duke diskutuar edhe për mënyrat e rritjes së audiencës pa shkelur etikën në raportim te mediat publike.
Vizitat në redaksitë e mediave, mbështetur nga OSFA – Open Society Foundation Albania, ka qenë një mënyrë unike për të njohur problematikat e redaksive të mediave të reja por jo vetëm dhe për të krijuar një debat konstruktiv mbi etikën.

 

you're currently offline